e shtunë, 11 gusht 2012

Stresi e Ronela Hajati ofendojnë të varfërit (VIDEO)

Ka përfunduar në rrjetin Youtube një video skandaloze që tregon për protagonistë këngëtarët Stresi dhe Ronela Hajati. Videoja që shikoni bashkëngjitur ka marrë kritika të forta nga shikuesit për shkak të natyrës tallëse me shtresën e të varfërve. Stresi dhe Ronela i janë afruar një të moshuare që flinte në rrugë duke e frikësuar dhe më pas ajo u kërkon të largohen ndërsa Stresi i thotë “çfarë do të thuash për Top Channel dhe për Getoar Selimin”

Elvana Gjata: Shumë e dashur me fansat

Edhe pse ka qenë një sezon i ngarkuar për të talentuarën e skenës shqiptare, Elvana Gjata nuk ka hequr dorë nga puna.

Këngëtarja është çdo fundjavë e ftuar në koncerte dhe çdo klub është i mbushur plot.
 Në këto fotografi shohim se ajo është shumë miqësore me fansat e saj, që duhet thëne se e duan shumë dhe e vlerësojnë karrierën e saj artistike.

Gol fantastik direkt nga goditja e kendit (Video)

“Ejshani”, në kërkim të një dashurie si të Ezelit (FOTO)


Cansu Dere, aktorja mishëroi linjën e suksesshme të Ejshanit, në filmin “Ezel”, dhe që dashurohej aq fort nga heroi i filmit, nuk ka të njëjtin në fat në dashuri edhe në jetën e saj personale. Në jetën reale, Cansu ka vuajtur për vite me radhë për të gjetur një dashuri filmash. Sipas gazetës Espresso, Dere ka patur një marrëdhënie të gjatë me aktorin Cem Yilmaz, i cili është gjithashtu një multimilioner që financon vetë prodhimet ku merr pjesë. Yilmaz nuk ishte standardi i shokut besnik, kështu që të dy kanë janë ndarë 3 herë në 6 vjet marrëdhënie. Ndarja e fundit ishte më e keqja, kur Cansu zbuloi se Yilmaz e mashtronte me shoqen e saj më të mirë, me të cilën madje kishte edhe një fëmijë. Pas një periudhe shumë të vështirë, aktorja arriti ta kalojë dhimbjen dhe të ecë sërish përpara. Ajo ra në dashuri me fotografin e famshëm turk Aydin Sen. Shihni fotot.












Lakuriq mes peshkaqenëve, shpeton per mrekulli peshkatari (video)

Një shpëtim ekstrem ka ndodhur në brigjet e Australisë. Një peshkatar, i cili kishte mbetur Lakuriq në det mes peshkaqenëve, është nxjerrë i gjallë nga sulmi i kafshëve të detit, siç tregojnë imazhet e rrjetit “7″. Bashkë me burrin ishin edhe dy peshkatarë të tjerë: njëri rezulton ende i zhdukur dhe tjetri i vdekur.

e premte, 10 gusht 2012

Capital T me ‘remix’ të “Rrencit”

Reperi nga Prishtina, Capital T, ka konfirmuar me anë të Twitterit se ai do të sjellë shumë shpejt një ‘remix’ të hit këngës “Rrenci”.
“Rrenci”, këngë e lansuar vitin e kaluar, ishte shndërruar në hit ndër adoleshentët, ndërsa tani Capital T ka konfirmuar remiksin e këngës.
“Do të bëj remix të këngës Rrenci. Shumë shpejt”, ka shkruar Kapo në Twitter.
Capital T së fundmi lansoi albumin “Kapo”, ndërsa anuloi të gjitha koncertet për këtë verë, në mënyrë që të përqëndrohet më shumë te muzika, pasi ai e bën punën për pasion dhe jo për lek. 

Petrula, Vajza Super e nxeht!(Foto)


Velina brune e “Fiks Fare” shfaqet tejet provokuese në fotot e publikuara së fundmi në profilin privat në Facebook. Petrula shfaq linja shumë të mira trupore, gjë që i ka rënë në sy edhe shumë komentuesve.
Ndonëse Petrula në shumicën e fotove shfaqet e veshur, as ajo nuk ka mundur t’i shpëtojë dot fotove me rroba banjo, në një prej  të cilave shfaqet edhe motra e saj, Viola.


e enjte, 9 gusht 2012

Rita Orës i duhen 2 ore për .....


Rita Ora ka rrëfyer se ngjyra e kuqe mbetet e preferuara e saj si dhe zbuluar se asaj i duhen 2 orë kohë për të vendosur se çka do të vesh për të dalë më miq, apo kudo tjetër.
Këngëtarja nga Kosova, thotë se i pëlqen të eksperimentojë me stilin e saj. “Gjithmonë bëj kërkime për rrobat e mia. Shikoj libra të artit dhe fotografisë dhe pastaj vendos gjëra së bashku.
Kjo me merr pak kohë. Me merr 2 orë të bëhen gati në mëngjes, për çka edhe miqve të mi ju duket e çuditshme, por që unë mendoj se është normale”, ka thënë ajo për revistën More.

Ekskluzive: Arrestohen grupi TBA


Pas një spektakli që kanë shfaqur në Vushtrri, disa prej antarëve kryesorë të TBA, Klepto, Jetoni dhe Presioni janë arrestuar nga policia pas një incidenti jashtë ambienteve ku është mbajtur koncerti i reperëve.
ShtypiDites ka mësuar në orët e hershme të mëngjesit se gjatë mbrëmjes së kaluar në Morena club në Vushtrri, grupi TBA mbajti një prej koncerteve të shumta të tyre këtë verë. Pasi performuan për të pranishmit, duke dalur nga lokali, pas një mos marrëveshje, një prej anëtarëve ka shtënë me armë zjarri.
Klepto rrëfen ekskluzivisht për ShtypiDites atë që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.
“Ishte një mos marrëveshje kur kemi dalur nga clubi Morena në Vushtrri. Kemi shtënë katër herë para 500 personave dhe më pas kemi ikur nga policia. Në proces na kanë bllokuar pesë vetura të policisë, ndërsa më pas na kanë shtrirë për tokë dhe na kanë mbajtur në paraburgim deri në mëngjes”, ka deklaruar Klepto.
Tashmë të gjithë anëtarët e TBA janë të liruar, ndërsa pos Jetonit dhe Presionit të cilët nuk do të ngarkohen nga gjykata, është Klepto ai që pritet të dalë para gjykatës për armëmbajtje pa leje.
TBA është duke përfunduar turneun e madh nëpër trojet shqiptare, i cili filloi me performancën e tyre në Stadiumin e Prishtinës, ku performoi edhe Unikkatilit dhe që vazhdoi edhe me koncerte të vogla nëpër shumë qytete shqiptare.
Klepto, Jetoni dhe Presioni ishin pjesë e koncertit të madh të 15 korrikut, ku ishin të pranishëm rreth 20 mijë persona, ndërsa telashet me ligjin vijnë pikërisht në kohën kur TBA ka marrë primatin mbi skenën e hip-hopit shqiptar.

Opss…Kengetarja Xhensila Myrtezaj me bracaleta…nuk di not..(Foto)

Vajza që u bë e njohur nga “Ethet” shfaqet në këto foto të orëve të fundit në plazh në Sarandë, ku siç shihni është duke u hedhur nga trampolina, ndërsa mban në krahë, bracaleta (krahë të mbushur me ajër për të shmangur mbytjen kur nuk di not). Foton tjetër ajo shihet me të fejuarin e saj Besart Kallakun, i njohur si Gjini i Portokallisë.U kujdesën ta mbanin të fshehtë lidhjen për një kohë të gjatë, edhe pse ishin çift shumë i dashuruar. Aktori i “Portokalli”, Besart Kallaku, i njohur si Gjini, vendosi të dalë hapur në publik në janar me këngëtaren e re Xhensila Myrtezaj, pas publikimit të klipit “Katunari gangsta”, ku protagoniste në klip ishte dhe Xhensila. Edhe pse shumë të rinj, kanë marrë vendimin të fejohen me një ceremoni familjare që kanë organizuar më datë 9 prill.Nuk dihet ekzaktësisht se kur e krijoi Besi lidhjen me këngëtaren e zbuluar tek“Ethet”, Xhensila Myrtezaj. Aktori 25-vjeçar nga Fushë-Kruja dhe Xhensila tashmë e kalojnë kohën bashkë. Gjini ka arritur një sukses të madh si aktor me rolet e tij të shumta, duke marrë një popullaritet të shpejtë në publik. Nuk dihet se ku janë njohur dy artistët me njëri-tjetrin, ndërkohë që vajza simpatike nga Tirana ka qenë konkurrente e edicionit të katërt të “Etheve”, ku binte në sy jo vetëm për zërin, por edhe për sharmin e saj. Tashmë, ata do i bashkojë dhe muzika, pasi Besi sapo ka provuar eksperiencën e tij të parë, me një bashkëpunim plot humor me kantautorin Stine, i cili ka shkruar këngën e tij. Ndërsa Xhensila, pasi mori pjesë në “Top Fest”, u bë më e njohur me klipin e këngës së saj “A më do”.

12 vjeçarja vdes duke ndezur kompjuterin


Një vajzë e moshës 12 vjeçare Alessia Musso, vdiq e goditur nga një shok elektrik ndërsa po tentonte të ndizte kompjuterin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Palermitano të Italisë, ku e mitura ishte në shtëpinë e disa miqve.
12 vjeçarja u transportua me urgjencë në spital por pa rezultat.
Sipas policisë thuhet se vajza ka futur spinën në prizë ndërkohë që ishte ende e lagur pasi sapo ishte kthyer nga plazhi.
Prindërit e të miturës nuk ishin në kohën e aksidentit, ndërsa u tronditën rëndë pas lajmit të marrë.
Gjithsesi lidhur me këtë vdekje të beftë policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Super talenti pesëvjeçar që po çudit të gjithë botën (VIDEO)


Prindërit e një kinezi pesëvjeçar kanë postuar në YouTube xhirimin e djalit të tyre tek luan në piano. Pianisti i vogël është aq i talentuar, sa që luan me përsosmëri një kompozim që është i komplikuar edhe për të rriturit.
Në saj të kombinimit të talentit dhe ushtrimeve të vazhdueshme, kinezi i vogël ia doli që pa asnjë gabim të luajnë një vepër të vështirë. Shikojeni videon e binduni.

SHOKUESE : Detyron Te Bijen 6 Vjece Te Xhiroje Film Por No


Nje grua 24 vjece eshte akuzuar nga autoritetet e Texas-it, se ka detyruar vajzen e saj vetem 6 vjece, per te marre pjese ne se ks ne grup dhe qe ka filmuar gjithcka me nje kamera. Njeriu me te cilin jetonte ne ate kohe ishte larg shtepise kur gruaja xhironte keto skena, per te cilat ai nuk ishte ne dijeni. Burri ka jetuar me gruan per dy vjet dhe nuk ishte babi biologjik i femijes. Per momentin videot jane sekuestruar nga policia, qe po perpiqet per te gjetur identitetin e pjesmarresve ne ato imazhe. Nga hetimet synohet gjithashtu percaktimi nese femija ka qene viktime e abuzimeve. Nenes se vogelushes, qe tashme i eshte dhene kujdestarise, eshte akuzuar per krimin e skenes se turpshme ne prezence te nje femije, qe parashikon nje denim maksimal me dhjete vjet burg dhe nje gjobe prej 10 mije dollare, ndersa shifra per lirine me kush eshte 50 mije dollare. Vajza tani “fizikisht eshte mire”, deklaroi Marissa Gonzales, zedhendese e Agjensise per Mbrojtjen e Femijeve, ne Texas, “por ne situata si keto, femija mund te kete nevoje per trajtime”.

e mërkurë, 8 gusht 2012

Tenistja ndryshon të brendshmet Live në fushë (VIDEO)


Edhe pse nuk është fenomeni më i famshëm, pra ndryshimi i të mbathurave nga atletet në fushë gjatë lojës, nuk është e zakonshëm, por ja që ndodh. Kështu dhe tenistja serbe, Elena Jankoviç, e cila është konsideruar si tenistja më e nxehtë në listën e tenisteve.
Skena u regjistrua në Roland Garros në verën e vitit 2006, gjatë ballafaqimit me francezen Bartoli dhe ishte e qartë se Jankoviç jo vetëm që ka nuk kishte… pezullim, por ajo tregoi se di të argëtohet…
Sa për historinë, duhet thesar se Jankoviç kishte fituar ndeshjen në fjalë, madje ishin të shumtë ata të cilët folën për… fat të ndryshoj të brendshmet Live në çdo ndeshje!

Dhëndër i çmendur! E flaku nusen në det! (video)

Do martesë?… ja martesa!
Kot si thonë që e bëri çorbë muhabetin!
Pas banketit, dolën për të realizuar videoklipin e çiftit. Zgjodhën detin për më shumë romancë dhe më tepër saspencë… por dhëndri!
Ah, dhëndri donte i shkreti të bënte diçka, por e flaki nusen në mes të detit! Nuk duam të imagjinojmë se çfarë ndodhi më pas…..

Mësuesja e drogon nxënësin për të bërë….


Prindërit e një djali 16 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një padi 10 milion dollarë për një mësuese gjimnazi, duke e akuzuar se pasi e kë dehur birin e tyre me kanabis, ka bërë dashuri me të disa herë në zyrën e saj.
Mësuesja e martuar, 36 vjeçarja Erin Sayar, duhej të ishte një mësuese kujdestare për djaloshin.
Gjithçka u zbulua kur e dashura e nxënësit nisi të ngrinte dyshime mbi lidhjen nxënës- mësuese. Ajo zbuloi edhe mesazhet e tyre në Facebook. Nxënësi mendohet se ka bërë dashuri me mësuesen 8-12 herë. Ata kanë këmbyer edhe një çmenduri mesazhesh në ditë, deri në 220 të tilla.

Facebook Arrin nje Rekord te ri…..


Facebook tani ka rreth 955 milionë përdorues aktiv në muaj mesatarisht, një rritje e konsiderueshme prej marsit të vitit të kaluar kur rrjeti social kishte raportuar 901 milionë përdorues aktiv në faqe.
Këto të dhëna, Facebook i ka prezantuar menjëherë pas thirrjes për publikimin e të hyrave për tremujorin ne dytë të vitit.
Të dhënat e Facebook kanë filluar që nga tremujori i dytë i vitit 2010, kur rrjeti social kishte 482 milionë përdorues aktiv në muaj mesatarisht, dhe rritja ndër vite ka vazhduar, për tu bërë 955 milionë tani, në tremujorin e dytë të 2012.
Facebook gjithashtu ka raportuar rritje në përdorimin ditor të faqes, e cila tani kap shifrën e 552 milionë përdoruesve, krahasuar me 526 sa kishte në tremujorin e parë të vitit, ose 417 milionë sa kishte një vit më parë, në periudhë të njëjtë.
Për më shumë, Facebook ka raportuar një rritje edhe në përdorimin mobil të rrjetit social, pasi që tani ka 543 milionë përdorues aktiv, krahasuar me 488 milionë përdorues – sa kishte në tremujorin e parë, ose 325 milionë përdorues aktiv mobil sa ishin në tremujorin e dytë të vitit 2011.

HTC dhe Facebook prodhojnë Facebook Phone?


Vitin e kaluar, HTC kishte lansuar disa modele të telefonave të mençur të cilët ishin të integruar me Facebook, dy prej të cilave kishin edhe butona të dedikuar për rrjetin social.
Edhe pse nuk kanë arritur të bëhen shumë të famshëm në treg, thuhet se HTC dhe Facebook nuk do të ndalen së provuari të sjellin një model të telefonit i cili do të njihej si Facebook Phone i vërtetë.
Tani, thuhet se dy kompanitë janë përsëri duke punuar për telefonin e ri të Facebook, ndërsa Bloomberg thotë se i njëjti do të prezantohet në treg kah mesi i vitit 2013, pasi që për momentin është duke u punuar që sistemi operativ i këtij modeli të telefonit të ndryshohet edhe pak, për të ofruar risi dhe integrim të plotë me rrjetin social.
Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë përfundimisht se a do të jetë ky modeli i telefonit të Facebook, për të cilin po flitet për një kohë të gjatë, apo do të jetë edhe një tentim i radhës i HTC për të marrë treg, duke përdorur fuqinë dhe emrin e Facebook.

Lojtarët e Milanit grabiten në lokal


Ata janë ftuar nga kamarierët që të dalin jashtë pa ngrënë darkë. Ata sapo kishin porositur antipastën, kur kamarieri u kërkoi të dinin. Problemi i vetëm për futbollistët Bonera, Antonini e Emanuelson, ka qenë pak lot nga sytë nga gazi i përdorur nga grabitësi. “Sapo jemi kthyer nga një darkë fantastike, tani po shkojmë në hotel”, shkruante me ironi pas incidentit Emanuelson, në Tuiterin e tij. E ndërkohë, administratori i Milanit Adriano Galiani ka takuar dje presidentin e Realit Florentino Perez në lidhje me çështjen “Kaka”.
Drejtuesi i klubit kuqezi e ka kërkuar brazilianin bo-rxh me të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm, por madrilenët kërkojnë para “të thata”, pasi u duhen për të blerë Luka Modriç nga Totenhemi. Operacioni gjithsesi nuk është aq i vështirë, por Galianit i duhet të “zgjidhë paksa qesen”. E ndërkohë, mbetet në lojë edhe pista Edin Xheko, por mediat angleze bëjnë të ditur se klubi i Mançester Sitit i ka thënë jo ofertës.

Tuna shijon pushimet

Këngëtarja e shumë përfolur jo vetëm për jetën e saj private por sëfundmi edhe për ndërtimin e klipit të fundit Tuna, ka vendosur të  pushojë pas publikimit të fundit, të këngës ‘I asaj’, klip në të cilin ajo shfaqet mjaft provokuese. Tuna, është duke shijuar suksesin e kësaj kënge e cila po komentohet dhe klikohet shumë nga adhuruesit e saj.
Këngëtarja ka publikuar disa foto me bikini në rrjetin social Facebook, ku përveç linjave perfekte të trupit, tregon gjithashtu se është duke u kënaqur me shoqërinë e saj, pas një pune të lodhshme që ka bërë.
Këngëtarja duket se po i kalon këto ditë pushime me shoqërinë e saj, dhe ashtu si shumë kolege të saj, po i mbanë fansat e informuar përmes Facebookut për gjithçka që ka të bëjë me jetën e saj. Tuna ashtu si gjithmonë, edhe me bikini duket shumë seksi.

Hedhja më e turpshme e lojërave në Londër (VIDEO)

Zhytësi gjermani Stephan Feck ka zhgënjyer veten dhe të gjithë botën me zhytjen katastrofale nga 3 metra lartësi. Kjo zhytje me siguri do të mbahet mend si zhytja më e dobët e Lojrave Olmpike Londër 2012.







Arrestohet banda e femrave, përdhunonin meshkujt

Tri femra janë arrestuar në Zimbabve me një akuzë të pazakontë: përdhunim meshkujsh. Policia në qytetin Gëeru i ka arresutar tri gratë, të cilat mendohet se i rrëmbenin meshkujt, i përdhunonin dhe më pas i hidhnin në anë të rrugës. Nisur nga kontrolli i automjetit të tyre, autoritetet janë shprehur se ka mundësi që rrëmbimi i meshkujve dhe detyrimi i tyre për të kryer marrëdhënie sek suale ishte pjesë e një rituali. Tri femrat, dy 24-vjeçare dhe e treta 26, mendohet të jenë pjesë e një bande që endet nëpër autostradat e vendit duke përdhunuar meshkujt nën kërcënimin e armës. Bashkëqytetarë të grave, të mbledhur para ndërtesës së policisë. Ato u zbuluan rastësisht pas aksidentit me makinë të të dashurit të njërës prej tyre, i cili lajmëroi policinë. Menjëherë pas mbërritjes në vendin e aksidentit, policëve u tërhoqi vëmendjen tensioni i tri femrave, të cilat përpiqeshin të hiqnin diçka nga makina. Pas kontrollit, atyre iu gjetën në një çantë 33 prezervativë të përdorur. Emrat e përdhunuesve nuk janë bërë të ditur nga policia për arsye hetimi, ndërsa një numër i madh njerëzish u mblodhën para stacionit të policies pas arrestimit të 3 femrave

e martë, 7 gusht 2012

Voto, ndihmo Rita Orën kundër Rihannës

Me rastin e Lojërave Olimpike ku po shpërndahen medalje për më të mirët, është edhe VEVO që ka organizuar një kampionat botëror për top këngëtarët, ndërsa tani është radha e shqiptarëve që të dëshmojnë se janë zë i fuqishëm në botë.
Rita Ora është në konkurrencë të drejtpërdrejtë ndaj Chris Brown dhe Rihannës në kategorinë për këngën më të mirë R&B.
Momentalisht ylli jonë është duke pësuar humbje të thellë, pasi ka vetëm 120 vota në vendin e tretë, Chris Broën është në vendin e dytë me 319 vota, kurse Rihanna kryeson me 802 vota.
E plotësuar - Rita Ora ka mbi 1200 vota tani. Pasi tejkaloi lehtësisht Chris Brown, ajo arriti të krijojë një epërsi prej 400 votash ndaj Rihannës, përkundër faktit se ishte në disavantazh.
Kjo diferencë mund të ngushtohet ndjeshëm në rast se merrni pjesë në votim, duke vijuar hapat si më poshtë:
Kliko këtu: VEVO – Kampionati Botëror i muzikës
Më pas prek butonin “Vote” te video e Rita Orës, lejo kyçjen e aplikacionit duke klikuar më pas në dritaren e re “Log in with Facebook” dhe vota juaj tashmë është llogaritur. 

Linda Halimi: Shqiptarët njerëz të çuditshëm

Këngëtarja Linda Halimi nuk ka të ndalur me shkrimin e profileve të saj në Facebook, që si duket është bërë e vetmja mënyrë që ajo të komunikon me publikun.
Pasi që ditë më parë këngëtarja tha se është e lumtur në lidhjen e saj, pas thashethemeve se ajo është martuar me Big D, reperin amerikan, tani ajo ka shkruar një profil tjetër në facebook’un e saj dhe atë në gjuhën angleze.

“Ne shqiptarët jemi popull i çudtishëm”, ka shkruar Linda në këtë mesazh.
Këngëtarja madje ka vazhduar më poshtë duke thënë se shqiptarët “kur një mashkull është i suksesshëm – ata e quajnë atë homoseksual, kurse kur një grua është e suksesshme ata thonë; E kisha në duar këtë bushtër kur nuk ishte askush (përkthimi: do të kisha dashur të flija më të)”.
Këngëtarja më poshtë shkruan:
“Dëshiroj të dijë pse lavdëroni vetveten dhe thoni një gënjeshtër. Mendoj se e vërteta është se ne nuk jemi ende në hartë, pra sa poshtë jemi”.
Më poshtë po japim në anglisht tërë mesazhin e këngëtares Linda Halimi në anglisht, e cila kohëve të fundit merr komente negative nga lexuesit e për shkak të lidhjes së saj me reperin amerikan Big D.
 
“We Albanians are funny people,
When a man is successful- they call him Gay
When a woman is successful- they say : I had this bitch when she was nobody  (Translation : I WISH I HAD HER BUT SHE SLAPPED ME DOWN )
I wonder why you flatter yourself and tell a lie you start believing yourself ???
I mean the truth is , We’re not even on the map yet, how low can we be ???”

Genta dhe DJ i saj, reagojne per debatin qe paten me njeri tjetrin

“Atë natë ka qenë shumë nervoze, se u ndiente shumë si një Diva dhe është nervozuar kur ka ardhur të këndojë, nuk i ka pëlqyer vendi, e në atë vend kemi qenë edhe vitin e kaluar në restorant ‘Rozafa’.
Unë e kam marrë veturën dhe kemi shkuar deri në qendër të Malishevës tek qarkorja kam bërë një rreth dhe jam kthyer përsëri nga restoranti dhe kemi vazhduar ngadalë dhe i kam thënë Gentës si propozim të ndalemi diku në një parking, i ndalëm dritat dhe i thash që nuk të sheh askush, ajo filloi të bërtasë pse i ndal dritat a nuk mundesh të vozitësh, ka shumë fjalë banale, dhe më ka thënë çohu dil prej makinës dhe më jep çelsat duke dashur të më lerë vetëm në Malishevë, atëherë unë kam kundërshtuar nuk i kam dhënë çelsat duke i thënë se makina nuk është e jotja”, kështu e sqaron rastin e incidentit mes tij dhe këngëtares së njohur Genta Ismajli.
Rasti është paraqitur në polici dhe tash me këtë çështje po merret gjykata e cila së shpejti do të hap lëndë ku edhe do të zbulohet fajtori. 25 vjeçari vazhdon punën si Dj, ndërsa në anën tjetër është duke mbaruar studimet në fakultetin juridik. (editorial.mk)
Genta: S`jam rrahur me DJ personal, e pushova nga puna
Këngëtarja Genta Ismajli është prononcuar për Express në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar të shtunën se ajo është rrahur nga DJ i saj personal.
Këngëtarja ka thënë se të gjitha ato që janë shkruar nëpër portale nuk janë lajme të sakta.
Genta thotë se është një çështje e brendshme por fatkeqësisht nga persona te papërgjegjshëm në media është shpikur më shumë së çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
“Ishte vetëm një zënkë e vogël prej të cilës DJ është pushuar nga puna dhe për këtë ndoshta edhe janë shtuar fjalë për emër apo për interesa tjera personale”, ka thënë Genta.
Gjithashtu ajo është e çuditur se edhe emrat që janë interpretuar në atë lajm nuk janë të saktë gjë që edhe njëherë, sipas saj, “tregon jo profesionalizmin e gazetarëve të cilët vetëm ngutën të shkruajnë pa fakte”.
Pos kësaj, kjo zënkë nuk ka ndodhur fare në sy të publikut por krejtësisht 

Chrome mbetet lider i tregut


Sa prej nesh sot përdorim Google Chrome si shfletuesin tonë të preferuar për internet? Me siguri se shumica prej nesh, sepse StatCounter thotë se Chrome është ende shfletuesi numër 1 në botë.
Në muajin maj, agjencia për analizimin e statistikave kishte thënë se Chrome e ka tejkaluar Internet Explorer të Microsoft, për tu bërë shfletuesi më i madh në industri.
Dhe tani, hulumtimi i bërë për periudhën korrik 2011 – korrik 2012 ka dhënë rezultate pak a shumë të ngjashme, në të cilat Chrome udhëheq me 33.81 për qind.
Internet Explorer është i dyti me 32.04 për qind, ndërsa Firefox mbetet i treti me 23.73 për qind. Safari dhe Opera janë më pas me 7.12, përkatësisht 1.72 për qind.

Ledri Vula: Ja pse u largova nga “Baba Stars”

Ledri Vula një nga liderët e grupit Baba Stars, krejt papritur në datën 13 korrik deklaron zyrtarisht në faqen e tij në Facebook: “Që sot nuk do të jem më pjesë e muzikës. Lë gjithçka pas ka të bëjë me muzikën për t’iu përkushtuar regjisë”. Lajmi tronditi jo pak fansat e Ledrit dhe grupit Baba Stars. Veçanërisht duke pasur parasysh që grupi kohët e fundit ka qenë në qendër të medias rozë. Ledri mund të konsiderohet si personazhi më i përfolur mediatik këto gjashtë muajt e fundit.
Fillimisht, historia e tij e dashurisë me Dafina Zeqirin e shndërroi në protagonist të tabloideve. Për disa muaj, çifti e ruajti me fanatizëm lajmin dhe kur u zbuluar filloi një kalvar i gjatë shkrimesh, lajmesh, thashethemesh që synonin të zbulonin të vërtetën e kësaj lidhjeje. Pasi çifti shkojnë në Los Angeles për të xhiruar klipin e tyre “Tonight”, fotot e publikuara në faqet e tyre në Facebook si dhe thashethemet që sa vinin e shtoheshin rreth tyre i dhanë fund hamendësimeve.
Po, Ledri dhe Dafina ishin bashkë. Ende pa shijuar famën e krijuar nga kjo lidhje e artë për median që e pasqyroi fort, Ledri bëhet sërish epiqendra e skupit më të madh mediatik të muajit maj.
Ai në krye të grupit Baba Stars, përleshet me Noizyn dhe një anëtar tjetër të grupit OTR. Në aeroportin e Zyrihut dy bandat rivale në muzikë dhe në jetën personale përleshen në aeroportin e Zyrihut.
Por, duke qenë se lajmi kryesor ishte përleshja askush nuk u mor me detaje të llojit: Ledri ishte i pari që u hodh dhe u përlesh me Noizyn, pavarësisht se Ledri kurrë nuk ka pasur ndonjë debat apo sherr personal me NOizyn.
Në të vërtetë ka qenë Getoar Selimi, ai që ka pasur problem me Noizyn. Për hir të Getoarit, duke e konsideruar mik dhe jo vetëm koleg dhe bashkëpunëtor, Ledri përgjaket dhe ishte i vetmi nga grupi që pësoi dëme fizike pas kësaj përleshjeje.
Madje, Ledri është ai që ironizohet edhe më shumë në këngën e Noizyt “Na jena OTR”, pavarësisht se Getoari ka qenë shkaktari i të gjithë sherreve të ndodhur me Noizyt dhe anëtarëve të tjerë të Baba Stars.
Në Prishtinë, Ledri rrihet me Krenar Çoçaj për hir të Daffyt, Getoari nuk ndërhyn
Pikërisht atëherë kur grupi Baba Stars dukej më i fortë se kurrë, kur anëtarët e tij dukeshin më të lidhur se kurrë, një ngjarje tjetër do të trondiste njëherë e mirë themelet e një shoqërie në të vërtetë pa baza.
Gjatë muajit qershor, menjëherë pas Video Festit Muzikor, Ledri Vulaj ka shkëmbyer një puthje publike me të dashurën e tij që mesa duket ka nxitur zemërimin e ish të dashurit të këngëtares Krenari, i cili më parë ka qenë mik me Ledrin. Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj e ka rrahur në orët e para të mëngjesit të datës 8 qershor, teksa Ledri ka dalë nga një night club në Prishtinë.
Ledri ka qenë i shoqëruar nga Getoar Selimi i cili gjatë kohës kur miku i tij rrihej barbarisht, ka qëndruar duke parë skenën pa lëvizur as majën e gishtit për ta ndihmuar. Ngjarja e cila është pasqyruar në media e ka përmendur këtë fakt por në mënyrë sipërfaqësore.
Më pas, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Ledri ka marrë një vendim për tu larguar njëherë e mirë nga Labeli Baba Stars dhe jo vetëm. Gjithashtu ai i ka dhënë fund, marrëdhënies me të dashurën e tij Dafina Zeqiri e cila u bë molla e sherrit mes Ledrit dhe Krenarit, të cilët dikur kanë qenë miq e sot përveçse mbajnë statusin e ish të dashurve të këngëtares janë shndërruar edhe në armiq të përbetuar.
Ledri nuk e ka mohuar aspak faktin se Getoar Selimi dhe tradhtia e tij e kanë detyruar të heqë dorë nga muzika dhe grupi Baba Stars. Sa për Dafinën, Ledri ka pritur deri ditën e ditëlindjes së saj për ti dhënë lajmin e ndarjes. Duke vepruar kështu, Ledri duket se ka dashur të hakmerret edhe ndaj të gjitha të këqijave që i erdhën nga lidhja me një prej personazheve më të përfolur të show bizit Dafina Zeqiri.
Gjithashtu, Ledri me mbështetjen e familjes së tij ka gjetur një rrugë tjetër artistike; nuk ka për të hequr dorë nga arti, sepse së shpejti thuhet se Ledri do ti hyjë studimeve për regjisurë. Megjithatë, të gjitha lajmet e kohëve të fundit, faqet e fansave në Facebook, tregojnë qartë se Ledri është ndër personazhet më të dashur e gjithashtu ndër rreperët me më shumë fansa që mezi presin kthimin e tij në muzikë. 

Një sirenë seksi me emrin Kim Kardashian (FOTO)

Ajo është e nxehtë dhe është e kotë që të bëjmë komente të shumta. Vetë Kim Kardashian ka kënaqur fansat e saj në Twitter, duke postuar për ta disa foto ku tregon aftësitë e saj si notare. Një sirenë seksi. Ndërkohë që paparacët e kanë fiksuar dukë bërë plazh në Majemi. Ajo duket si gjithmonë në formë dhe seksi.