e diel, 5 gusht 2012

Ja si është dukur Unikkatili si adoleshent



Se kush është Viktor Palokaj, tashmë të gjithë e dinë. Unikkatili, i cili e ka pushtuar skenën shqiptare të hip-hopit muajin e fundit me koncertin e tij madhështor, dihet se ka jetuar në Prishtinë, ndërsa Telegrafi ka arritur të gjejë një fotografi nga adoleshenca e atij që konsiderohet mbreti i repit shqip.

Në tekstet e këngëve të tij përmendet shpeshherë jeta si adoleshent, trimëria dhe mos prania në shkollë. Dashuria për atdheun vihet në theks të veçantë.
Por, qindra mijëra fansa të tij gjithmonë kanë qenë kureshtarë të mësojnë se si duket njeriu nga i cili inspirohen. Më poshtë është një imazh nga adoleshenca e Viktorit, fotografi për të cilën nuk kemi të dhëna të sakta se kur dhe ku është realizuar.