e shtunë, 1 shtator 2012

Rita Orës ja hakojnë Twitterin

Pop ylli shqiptar Rita Ora, u ka kërkuar falje fansave të saj pasi dikush ia hakoi faqen e saj të Twitterit, duke shfrytëzuar këtë për të shkruar se asaj i pëlqen ylli i One Direction, Harry Styles.
Krijuesja e hitit “R.I.P” është ‘skuqur’ të shtunën, kur mësoi se është postuar një ‘tweet’ në faqen e saj të Twitterit që thoshte: “Dua të jem me Harry Styles”.
Rita shpejt e fshiu këtë mesazh dhe u tha 1.1 milion ndjekësve të saj se ajo ka kontaktuar bosët e rrjetit social për të zgjidhur këtë problem.
“Twëitteri im është hakuar. Do ta ngrij për një kohë. Më falni njerëz!!”, ka theksuar Rita. 

Vithet më ritmike të cilat çmendën internetin (video)

Nga Brazili me… dashuri!
Ja se cila është femra më rekordmene e cila ka thyer çdo rekord shikueshmërie në internet, ku me vithet e saj ajo vërtet bënë “mrekullira”!
Nuk e besoni…?Atëherë shikoni videon që Shtypi i Dites ju parqet dhe.. komentet tuajat:

Dafina Zeqiri, e droguar… (FOTO)

Ka ngjallur diskutime kjo foto e fundit e Dafina Zeqirit. Këtu këngëtarja shfaqet pa grim dhe në dukje në gjendje jo shumë të mirë fizike. Fansat e saj besnikë janë shokuar kur e kanë parë. Një pjesë tjetër nuk beson se në këtë foto është vetë Dafina, por mendojnë se është dikush tjetër që kërkon ta imitojë.

Pas publikimit të saj në web- e të ndryshme në internet apo në rrjete sociale, aludimet kanë qenë nga më të çuditshmet. Shumë komentues hedhin dyshime së këngëtarja e suksesshme kosovare është në gjendje të dehur ose nën efektin e drogës.
Disa të tjerë madje konfirmojnë se Dafina është përdoruese e lëndëve narkotike dhe nuk habiten nga kjo pamje. Këto thashetheme nuk janë aspak të mira për imazhin e bukuroshes. Urojmë që këngëtarja të reflektojë e të prononcohet për të treguar të vërtetën në mënyrë që adhuruesit e saj të qetësohen dhe imazhi të mos i dëmtohet më tej.

Rita, e trentë pas pites me spinaç (Interviste)


Këngëtarja jonë që jeton në Londër, Rita Ora, në një intervistë për mediumet britanike ka rrëfyer se si është jeta në Londër në sytë e saj, ndër vite, transmeton Indeksonline.



Ku jeton?

Kensington. Jam rritur në Portobello Road. Më pëlqen fakti se të gjithë atje njohin njëri - tjetrin dhe është një komunitet i vërtetë. Më pëlqejnë butikët e këndshëm dhe kafenetë.

Gjëja e parë që bën pasi arrin në shtëpi?

Dal për të pirë kafe me nënën dhe babanë në Coffee Plant në Portobello Road, për të biseduar për gjëra ditore.

Gjëja më romantike që dikush ka bërë për ty?

Ka rezervuar një dhomë hoteli dhe ka shpërndarë petale trëndafili kudo. Ishte në një kohë kur e kam pritur më së paku, prandaj ka qenë befasi e këndshme.

Vendi më i mirë për takimin e parë?

Pizza East Portobello.

Ushqimi më i mirë?

Më pëlqen të ha në pubin e babait tim, Queens Arms në Kilburn. Aty përgatisin pite tradicionale shqiptare me spinaq.

Kujtimi më i hershëm në Londër?

Loja në këndin e lojërave në Holland Park.

Gjëja më e mirë që të ka ndodhur në taksi?

I kam thënë një taksisti: "Hej! Kjo është kënga ime në radio!" Ai nuk më ka besuar.

Ku do të doje të jetoje në Londër?

Battersea Power Station, është ikonë dhe unë i dua tavanet e larta. Do të ishte shumë cool po të bëhej shtëpi.

Je ndjekur ndonjëherë nga polica?

Po, kishim një party në rrugë dhe askush nuk dëshironte të shkonte në shtëpi .

Çfarë koleksionon?

Atletet Nike Air Jordan trainers.

Kë e thërret për tu argëtuar?

Shoqet e mia, motrën time Elena, me të cilën jam shumë e lidhur.

Këshilla më e mirë që të është dhënë?

Nëna dhe babai më kanë thënë: "Ji vetvetja dhe e durueshme".

Cila kafshë do të doje të ishe?

Mace, kështu do të isha e llastuar.

Kush është heroi yt?

Nëna ime. Ajo është gruaja më e fuqishme që kam takuar ndonjëherë dhe është e mençur dhe e bukur po ashtu.

Ish e dashura i bën ‘diss’ Noizyt (Video)

Ish e dashura e reperit nga Shqipëria, Noizy, ka vendosur një mënyrë interesante për t’iu revanshuar atij. Edita Abazi ia ka kushtuar një këngë reperit, por jo në mallëngjim të tij, por kundër tij...
Modelja Edita Abazi tashmë e shndërruar në këngëtare ka realizuar këngën e saj të parë në karrierë, e cila i kushtohet si duket askujt tjetër pos Noizyt.
“Pasi që unë kisha një lidhje dashurie me të dhe para pak kohësh është përfolur shumë nëpër media për ndarjen time me të dhe pasi që ai ka gënjyer shumë për lidhjen tonë, unë më në fund kam vendosur t’ia kushtoj një këngë, e në fakt është diss kundër tij, e jo në favor të tij...”, ka theksuar Edita në një komunikatë dërguar në redaksinë tonë. /Telegrafi/







Videoklipi i ri i Ritës xhirohet në Kosovë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që videoklipin e radhës ta xhirojë në vendin nga i ka rrënjët.
Në profilin e saj në Facebook shkruan se krijuesja e hitit “Hot Right Now” gjatë muajit shtator do të qëndrojë në Kosovë për xhirimin e klipit të ri.
“Me datë 8 shtator në Kosovë për të xhiruar videoklipin më të ri, në mënyrë që t’i shfaqë botës imazhe nga vendlindja!”, shkruan në rrjetin social.
Më herët është njoftuar se pop-ylli shqiptar me famë botërore shumë shpejt pritet të mbajë edhe një koncert në vendin tonë. /Telegrafi/

e premte, 31 gusht 2012

Rita Ora, provokuese me një fustan rozë (FOTO)


Këngëtarja  me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka performuar në një koncert në Manchester, pasi ka arritur të bëjë  për vetë 1.200 fansa gjatë promovimit në këtë sezon në HMV.
Në fund të koncerit, ajo është shfaqur me një fustan ngjyrë rozë, me të cilin është dukur mjaft hot. Kjo, edhe për shkak të veprimeve të saj provokuese.


e enjte, 30 gusht 2012

Shkendije Mujaj dredh te pasmet (VIDEO)

Këngëtarja Shkëndije Mujaj, është komentuar shumë herë për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Ajo tani në një video i tregon linjat trupore super të nxehta.
Në këtë video ajo i ka dridhur edhe të pasmet, gjë që i ka bërë fansat të çmenden për këto veprime të saj

Etnon, Presioni dhe Dj Blunt bashkojne repin shqiptar...

Hip hop grupi, Etno Engjujt, qe sot quhet Etnon, se bashku me reperin e TBA, Presionin dhe DJ Blunt, kane lansuar videoklipin e kenges “Chronicle” (Etnon - Chronicles).

“Chronicle” eshte kenge e albumit “7 Chapters” te lansuar kete vere nga Etnon. Sic verehet nga titulli, kenga eshte kronike mbi fillimet e repit shqiptar.

Pa asnje dyshim mund te themi se Etnon ne kete kenge bashke me Presionin kane arritur te bashkojne repin shqiptar, pas shume konflikteve. Etnon nuk hezitojne te permendin ne fillim te kenges te gjithe reperet veterane ‘Old School’, duke permendur krahas Unikkatilit edhe Tingullin e 3nt, dy rivale qe me sa duket jane bashkuar ne kete hit per te cilin duhet te pergezohet Etnon. /Telegrafi/

Geti nuk e lanson këngën e re pa ........

Tashmë është paralajmëruar se reperi i BabaStars, Geti, do të lansojë këngën e tij të re, por këtë lideri i Tingulli 3nt nuk do ta bëjë pa videoklip.
Burimet e Telegrafit pranë BabaStars kanë mësuar se Geti e ka të përfunduar këngën që sipas të gjitha gjasave do të titullohet “n’Prishtin”.
Sidoqoftë, Geti ka refuzuar që të publikohet kënga pa videoklip, teksa është i angazhuar në nisjen e xhirimeve, pas pushimeve luksoze me bashkëshorten Florentën. /Telegrafi/

e mërkurë, 29 gusht 2012

Videoklipi i ri i Lindës, ‘+18’

Linda Halimi ka përfunduar xhirimet e videoklipit të ri, të cilin mund ta shohin vetëm ata që kanë mbushur moshën 18 vjeçare.
Kënga quhet “I Just Wanna…”, ndërsa për klipin është angazhuar produkisoni Imagine. Në profilin e saj në Facebook, Linda e ka quajtur këtë video si ‘mjaft të nxehtë’, ndërsa në një intervistë ka deklaruar se ka edhe shumë sekuenca nudo.
“Pjesët nudo normalisht që janë pjesët më të nxehta në videoklip. Shumë gjëra që kam bërë kanë qenë tabu këtu në Kosovë. Mirëpo, unë i kam bërë dhe vazhdoj t’i bëj pa ndonjë kompleks. Aq më pak kur kam përkrahjen e familjes dhe fansave të mi. Ishte koha të sjell diçka ‘fresh’- të re, dhe ky është ndryshimi që kam bërë në karrierën time. Mund të them se jam e vetmja këngëtare shqiptare femër që ka femra nudo në videoklip”, ka thënë këngëtarja për ORAinfo.
Në të njëjtën intervistë, ajo ka deklaruar se në videoklip janë dy meshkuj afro-amerikanë, dy vajza serbe dhe tri vajza shqiptare. /Telegrafi/

Rita Ora, “e zjarrtë” (Foto)

Rita Ora tashmë ka tre hite që kanë arritur në pozitën numër një në toplistat britanike dhe padyshim është mësuar të rrisë temperaturën me paraqitjet e saj dhe veshjet e zgjedhura. Ajo nuk zhgënjeu as me paraqitjen e saj të fundit, në nënshkrimin e albumit të saj debutues, gjë që tërhoqi vëmendjen e mediave. Këngëtarja u shfaq me një pamje joshëse, me veshje dy pjesëshe, me dizajn me flakë, punuar nga materiali PVC.

Noizy VS Unikkatil

e martë, 28 gusht 2012

Shkendije Mujaj pozon pa te brenshme per revisten Kosovarja – FOTO


Macja që komunikon me jashtëtokësorë (video)

Rita Ora vuan nga .....?

Rita Ora ka një fobi shumë të veçantë, ajo tmerrohet secilën herë kur duhet të shkojë në tualet.
Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe po ndërton karrierë të suksesshme në Britani, ka frikë se diçka e ligë fshihet nëpër gypat e tualetit, secilën herë që shkon atje.
“Gjithmonë kur shkoj në tualet më duket se diçka do të dalë nga poshtë. Kjo gjë më vjen kur mendoj se ai gyp duhet të fillojë nga diku dhe ndonjëherë mendoj, “Çka nëse diçka del nga tualeti’?”.
“Kjo është një prej gjërave që më frikëson. Gjithmonë sigurohem të ketë dritë kur shkoj në tualet”, ka thënë Rita për The Sun. /Telegrafi/

e hënë, 27 gusht 2012

Tifozat Kuq e Zi lëshojnë deklaratë për media


Grupimi mbarëkombëtar i tifozëve të Kombëtares dënon aktin e Policisë së Tiranës për bllokimin e Koreografisë tonë në ndeshjen e Kombetarës Shqiptare ndaj asaj Franceze.

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, i themeluar në dhjetor të 2003, ka qenë gjithmonë pararojë e tifozerisë Shqiptare, me koreografi, himn dhe përkrahje në mënyre masive të Kombëtares tonë. Parrullat: O sa mirë me qenë Shqiptar!; 1 Komb 1 Kombëtare; Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjetër; Proud to be Albanian; kanë bërë që të zënë vend në zemrat e çdo Shqiptari.

Në stadiumet e botës kemi marrë vleresimet me pozitive për organizimet e ndeshjeve, në Holandë, në Zvicër, dhe Luksemburg, si dhe në ndeshjen me greqine më 4 shtator 2004. Si rezultat i ketyre vlerësimeve, bashkëpunimi me policinë ka qenë në nivele maksimale.

Për shkak të një videoklipi për këngen e Kombëtares, kemi bërë koreografine me foton e Shqipërisë. Ditën e ndeshjes do të rregjistrohet videoklipi i këngës së Tifozave dhe pamjet filmike janë shumë të rëndesishme për ne, për shkak te numrit të madh të anëtareve tanë (1000 persona) dhe koreografise. Pa asnjë shpjegim nga ana e Policisë së Shtetit, kjo koreografi po bllokohet që të hapet ne stadium. I kujtojmë Policisë së Shtetit se në stadiumet Shqiptare po hapen koreografi dhe flamuj të të ashtuquajturit vorio-epir dhe ajo nuk reagon me bllokime, po ashtu ndodhi në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj malit te zi ku u hap parrulla: “Shkodra është mal i zi”, në sheshet tona po ngrihet flamuri dhe buste grek dhe serb, dhe prapë asnjë reagim nga policia e shtetit. Rasti më i fundit, është vizita e delegacionit grek në takim me policine shqiptare, ku nuk pati asnjë lloj reagimi ndaj shqiptarëve të kthyer në kufi. Policia tregon “forcen” e vet ndaj një cope, ndaj një koreografie, ndaj një grupi djemsh që përkrahin veçse Kombëtaren dhe ngjyrat Kuq e Zi. Muskujt e shtetit dolen në pah.

Kërkojmë nga Policia Shqiptare që të mos e bllokojë koreografine dhe të na hedhi në plehra mundin, djersën dhe paratë tona.
Mbetemi me shprese qe ky problem i shkaktuar nga Policia e Shtetit te zgjidhet sa me pare.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar

iPhone i shpëton rënies nga 305 metra lartësi (VIDEO)



Krijuesi i aksesorit G-Form kënaqet me torturat testuese të pajisjeve iOS duke përdorur teknologjinë e tij. Videoja e tij më e fundit është padyshim mahnitëse të shikosh se si një iPhone i mbrojtur i mbijeton një rënie të lirë nga më shumë se 305 metra, shkruan portali teknologjik krokodili.com.
Parashutisti Gary Connery, i cili është parë kohën e fundit të hidhej me parashutë i maskuar si Mbretëresha në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike në Londër, vendosi të udhëtonte për në Zvicër me një grup parashutistësh të tjerë për të provuar mbrojtësen G-Form.
Parashutistët kishin mbrojtëse për iPhone-ët gjatë hedhjes për të nxjerrë video. Krejt papritur, një nga testuesit vendosi të lëshojë iPhone-in e tij nga një lartësi prej 305 m. Siç shihet edhe në video, iPhone-i ka regjistruar të gjithë rënien dhe përplasjen në tokë.
Telefoni i ka mbijetuar krejtësisht i padëmtuar. Connery ishte në gjendje të gjejë iPhone-in pas rënies dhe të bëjë një video të shpejtë me të.
Kjo është hera e parë që G-Form ka filmuar duke testuar teknologjinë e saj. Në fillimet e verës, kompania hodhi iPad-e të mbrojtur nga 35 metra mbi një parking.

e diel, 26 gusht 2012

Dy gra rrihen mes vete në supermarket (Video)


Publikuar: 27.08.2012 - 00:01

Për të njëjtin produkt nga supermarketi kishin nevojë të dy gratë. Së pari njëra e gjeti dhe e futi në shportën e saj me rrotë, kurse pak sekonda pas saj, aty pari kaloi e dyta grua, e cila me shpejtësi e mori nga shporta e gruas tjetër (duke menduar se nuk do të vërehet) dhe plasi sherri. Të dyja nuk mund ta kishin të njëjtin produkt, andaj filluan shtyrjet dhe grushtet. Por, më mirë shikoni vetë se si rrodhi e tërë kjo në një supermarket diku në botë, e që ka zënë vend në YouTube. 

Tuna refuzon labelin “Baba Stars”

Lajmi se Tuna Sejdiu bëhet pjesë e labelit Baba Stars për herë të dytë ka disa ditë që po qarkullon, gjë që e ka detyruar vetë këngëtaren të reagojë ashpër ndaj këtyre lajmeve. Tuna ka përdorur facebook-un për të sqaruar një herë e përgjithmonë këtë lajm.

”E kisha të domosdoshme të reagoja në momentin kur emri im përfshihet në shkrime të ndryshme gjasme të argumentuara nga ‘burime të sigurta’. Çfarë ka të bëjë me Tunën, burim i vetëm dhe i sigurt, i vërtetuar 100% jam vetëm unë, Tuna! Përgënjeshtroj çdo informatë lidhur me inkuadrimin tim në labelin “Baba Stars”.
Me shumë respekt për anëtarët për punën që bëjnë për preferencat e tyre dhe mbështetjen e ofruar kohëve të fundit, mendoj se ky është momenti im ku jam solo në këtë lojë, siç isha në baticat dhe zbaticat e mia për të cilat jam e bindur se rrallëkush nga ju i dini. Prapa perdeve, buzëqeshjeve të mia, glamurit dhe paraqitjeve të fuqishme, ka pasur momente të vështira në të cilat njerëz të numëruar me gishta më kanë qëndruar afër. Atyre u mbetem mirënjohëse deri në frymën e fundit.
Një ndër ata është Big Bandu (Arbër Gjikolli) producenti të cilit ia besova projektin e ri dhe me të cilin mbetemi në këtë udhëtim vetëm. Në këtë betejë të egër dashuria ndaj punës dhe mbështetja juaj ka qenë arsyeja e vetme për të mbajtur kokën lart dhe ne së bashku e fituam këtë betejë, Tuna!”, thuhet në reagimin e këngëtares Sejdiu drejtuar mediave.