e enjte, 30 gusht 2012

Geti nuk e lanson këngën e re pa ........

Tashmë është paralajmëruar se reperi i BabaStars, Geti, do të lansojë këngën e tij të re, por këtë lideri i Tingulli 3nt nuk do ta bëjë pa videoklip.
Burimet e Telegrafit pranë BabaStars kanë mësuar se Geti e ka të përfunduar këngën që sipas të gjitha gjasave do të titullohet “n’Prishtin”.
Sidoqoftë, Geti ka refuzuar që të publikohet kënga pa videoklip, teksa është i angazhuar në nisjen e xhirimeve, pas pushimeve luksoze me bashkëshorten Florentën. /Telegrafi/