e shtunë, 8 shtator 2012

Rritet Eni Koçi, tregon gjoksin (VIDEO)

Një lajm që vinte nga gazetat e Tiranës tregonte se këngëtarja e hitit “Je gjithçka” , Eni Koçi, ka kaluar pushime të çmendura. Por përveç kësaj ne na ra në sy edhe dukja e këngëtares që ende hyn në kategorinë e vajzave adoleshente për shkak të moshës së saj. Por, tashmë, siç e shihni në këtë fotografi, ajo duket e rritur dhe seksi, madje duke treguar edhe gjoksin e saj të madh

Sherri me i madh mes femrave qe keni pare!! (video)


Rita Ora arrin në Kosovë


Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka arritur në Kosovë dhe aktualisht gjendet në hotelin e saj, para fillimit të xhirimeve të videoklipit të ri.
Bukuroshja shqiptare arriti në mesditë në aeroportin e Prishtinës ku është pritur nga shumë fansa dhe gazetarë me shpresën se mund të marrin ndonjë nënshkrim apo intervistë nga ylli që po thyen rekordet nëpër top listat botërore.
Ajo nga aeroporti ka shkuar drejt e në hotelin e saj, ku ka porositur ushqimin e saj të preferuar, specialitetin kosovar, mantia.
Rita Ora në momentin e arritjes në aeroport e rrethuar nga gazetarët dhe fansat e shumtë...



Rita Ora do të qëndrojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë, ku do ta xhirojë videoklipin e këngës “Radioactive”, pjesë e albumit të saj të ri “ORA”.
Sipas disa burimeve Rita do të performojë në koncertin e organizuar nga Qeveria e Kosovës me rastin e largimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, ndërsa ka gjasa që ajo të performojë sonte apo të mërkurën në Zone Club në Prishtinë. 

Dafina, Super Dj (VIDEO)

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka në krahë një karrier të suksesshme muzikore, të cilën e ka ndërtuar me kujdes prej vitesh.

Vajza simpatike të cilën e pëlqyem të gjithë në festivalin “Polifest” me “Po të shoh rrallë e përmallë” tash e disa kohë e komentojmë për femrën “seksi” të estradës.
Verën që po e lëmë pas ajo ishte shumë prezente ngado që shkonim me hitin e saj, “Tonight” në bashkëpunin me ish të dashurin dhe ish këngëtarin, Ledri Vula.
Por të paktë janë ata artistë që mjaftohen vetëm me një sferë pune. Të paktën Dafina nuk bënë pjesë aty. Por ajo duket se nuk ka dashur të largohet nga dashuria e parë e saj, muzika.
Tashmë ajo ka nisur edhe rolin e DJ. Dhe madje, një DJ shumë seksi. Ajo mbrëmë ka performuar në njërin nga lokalet e natës në Kryeqytet, dhe nga ajo që u mësua nga të pranishmit, atmosfera ka qenë e shkëlqyer.

Edhe ajo është kënaqur me performancën e saj, dhe këtë gjë më së miri e demostrojnë fotot e saja të publikuara në “Facebook”.

e premte, 7 shtator 2012

noizy plagoset me thike .. Por nga kush ?Per me shum kliko per te par (videon )

Gjithcka ka nisur kur noizy sapo dal nga apartamenti i tij ne Prishtin ,
me pas takohet me babastar ku kan ber nje bised te gjate ,edhe mbas disa minutash e qellon papritur noizyn edhe largohet ne drejtim te paditur ..

Ku eshte Genta Ismajli?


Keni pyetur gjatë këtyre ditëve se ku është këngëtarja Genta Ismajli? Ja ku ne zbulojmë që ajo ka ikur në Amerikë për disa ditë pushimi, pas koncerteve që ajo kishte në këtë sezon veror.

Dihet se ajo ka edhe familjen në Amerikë dhe do të qëndrojë pak me ta, ndërsa kohët e fundit mamaja e saj i ka qëndruar afër Gentës. Por artistja aktraktive nuk harron që të hyjë në facebook dhe twitter për të përshëndetur fansat e saj, madje duke postuar edhe disa nga hitet e saj të viteve të kaluara si me nostalgji.

Se kur do të kthehet ajo në Kosovë nuk dihet ende.

Shkëlqeu Rita Ora


Paraqitja e Rita Orës në MTV Video Music Awards 2012 (VMA)  nuk kaloi pa u vërejtur dhe komentuar.

Në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së shperblimeve muzikore, të mbajtur të enjten mbrëma në Los Angeles, Rita u shfaq e veshur me një kostum një pjesësh vezullues.
Veshja e saj e punuar veçanërisht për të nga dizajneri Emilio Pucci, ishte e mbuluar me gurë të çmuar shkëlqyes.

Në parakalimin mbi tepihun e kuq, Rita shfaqi edhe një herë figurën e saj mahnitëse dhe bëri që shikimet të kthehen nga ajo. 

Greqia s'ndryshon qëndrim për Kosovën


Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar të enjten ambasadori grek në Beograd, Dimostenis Stoidis.

Gjatë bisedës me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Stoidis ka thënë se Athina do të bëjë gjithçka që rruga e mbetur e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, "të kalojë me sukses".

Diplomati grek po ashtu ka thënë se Greqia inkurajon Serbinë për të vazhduar bisedimet me Prishtinën.

Stefanoviq, nga ana e tij, ka thënë se Serbia nuk do të ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe nuk do të njohë kurrë pavarësinë e saj, ndonëse “është e hapur për dialog me të”.

Greqia, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë, Qipron dhe Spanjën, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

Shqipëria nuk pranon që Kosova të përdor kodin e saj telefonik ?

Ligjvënësit me shumicë votash kanë miratuar Projektrezolutën lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë. Me këtë rezolutë parashihet që Kosova të shfrytëzoj kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe jo atë të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.
Por burime të Kosovapress, brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë bërë të ditur se kjo ministri ka kërkuar një gjë të tillë nga organet kompetente shqiptare, por që nuk kanë gjetur mirëkuptim.
Se shteti shqiptar nuk është shumë e interesuar për këtë çështje është edhe fakti të cilin e përmend deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, i cili tha në seancë se në Shqipëri këto ditë po mbahet një konferencë, ku është prezent edhe ITU-ja, por institucionet e Kosovës nuk janë ftuar.
Ai madje ka kërkuar nga institucionet e vendit që të shkojnë edhe pa ftesë vetëm që të marrin pjesë dhe të bisedojnë me zyrtarët e ITU-së.
Ndërkohë, burime të Agjencisë Lajmeve Kosovapress bëjnë të ditur brenda Ministrisë Zhvillimit Ekonomik se ka pas konsulta për këtë çështje, por shteti shqiptar nuk ka shpreh gatishmëri që Kosova të ketë kodin telefonik +355.
“Kemi dërguar letër ministrit të Telekomunikacionit qysh moti, por nuk na ka kthyer kurrfarë përgjigje për këtë çështje. Nuk janë duke shprehur interesim as ata me bashkëpunuar me neve në lidhje me kodin telefonik”, ka thënë burimi.
Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta, në një prononcim për Kosovapress ka thënë se nuk duhet të paragjykohet në lidhje për këtë çështje pa pasur një hap të bisedimet mes dy qeverive.

e enjte, 6 shtator 2012

Noizy ngjitet ne ring lakuriq...





Kosova me kod telefonik kombëtar +355

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash (47 për, 9 kundër dhe 2 abstenim) të enjten miratuan Rezolutën e paraqitur nga, deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta. Sipas Rezolutës së miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale, që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.
Me këtë hap Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë si në aspektin politik, ekonomik, po ashtu edhe në aspektin e sigurisë.
Deputeti Kuleta ka thënë gjatë prezantimit të rezolutës në Kuvend se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Duke qenë se lëvizjet e shumta të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë dhe anasjelltas kanë bërë që intensiteti i komunikimit midis tyre përmes rrjetit telefonik të rritet, ndërkohë që kostoja e këtij komunikimi, për shkak të kodeve të ndryshme, është shumë e lartë”, theksohet ndër të tjera në rezolutë.
Po ashtu theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355

12 rregulla të arta për ata që punojnë para kompjuterit


1. Ruani një distance nga 50-70cm ndërmjet syve dhe ekranit te kompjuterit2. Me aq mundësi sa keni vendoseni ekranin balle për balle3. Vendoseni ekranin ne lartësinë e duhur, qe t’iu përshtatet sa me mire4. Ruani një hapësirë te mjaftueshme ndërmjet tastierës dhe tavolinës (rreth 10-15cm) ne mënyrë qe te vendosni parakrahun dhe kyçin e dorës5. Vendoseni tastierën ne nivel6. Mos e zini hapësirën e tavolinës qe është për këmbët7. Vendoseni ekranin pingul me dritaret8. Vendosni perde ne mënyrë qe te shmangni reflektimin dritës mbi ekran9. Ngrijeni karrigen ne lartësinë e duhur (ne mënyrë qe krahët te jene ne te njëjtën lartësi me tavolinën e punës)10. Sigurohuni qe pasi te keni ngritur karrigen këmbët tiuiu prekin ne toke, ne te kundërt vendosni diçka poshtë tyre.11. Mos rrini gjate ne te njëjtin pozicion, lëvizni here pas here.12. Pastrojeni shpesh ekranin e kompjuterit

Shkëndija “ndizet” sërish

Këngëtarja provokuese, e cila më së shumti njihet për fundshpinën e saj, kësaj radhe është fotografuar e zhveshur në vaskë. Ajo thotë se i pëlqen shumë masazhi dhe uji i nxehtë. Për herë të tretë brenda pak ditësh, këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Zvicër ka befasuar fansat e saj me paraqitjet tejet ekstravagante. Pas publikimit të videos, në të cilën ajo dridhte të pasmet para kamerës, si dhe videoklipit të xhiruar në New York, që shumë shpejt janë bërë mjaft të popullarizuara në internet, Shkëndija ka ndërmarrë një aksion të ri
Ajo tani ka publikuar foto, në të cilat shihet e zhveshur në vaskë, në shtëpinë e saj, pas një interviste në një radio në Cyrih. Fotot “e nxehta” i ka shoqëruar me komente. “O çfarë kohe e keqe këtu në Cyrih. Tani të kënaq vetëm masazhi, wellness, sauna etc.”, – ka shkruar ajo.
.

Oops, Rita Ora dhe Bleona “perplasen” ne Prishtine

Ajo ka ardhur te marten pasdite, pas ores 16:00, ne Aeroportin e Prishtines, natyrisht me avionin privat, per ta vizituar kryeqytetin e Kosoves.Ndersa se bashku me stafin e saj dhe mysafiret e ardhur nga Amerika, Bleona Qereti eshte akomoduar ne hotelin e saj te preferuar, kur vjen ne Prishtine, per te pare nga afer se si po shkojne pergatitjet per koncertin e saj, i cili do te mbahet me 8 shtator, ne oren 21:00, ne sheshin ‘Nena Tereze”, ky natyrisht do te kete mysafir grupin prishtinas, ‘Etnon” dhe Hekuran Krasniqin.Por a do te mbledhe Bleona mijera persona, siç ndodhi ne koncertet e saj neper Shqiperi, edhe ne Kosove?

Por, kengetarja vjen ne nje dite me nje tjeter yll boteror, siç eshte Rita Ora, gje qe fokusimi i medieve per te zbuluar diçka me teper te kjo e fundit ndoshta do te jete me i madh.Mesohet se te merkuren pasdite kengetarja do te kete nje konference per media ne Prishtine.

e mërkurë, 5 shtator 2012

Lehtësohet përdorimi i mesazheve të Facebook

Facebook Messages (MesazhetFacebook), që kanë qenë një ndër pikat më të dobëta të rrjetit social që nga krijimi i tij në 2004 së bashku me ‘të shëmtuarin’ Facebook Chat, tani duket që ka marrë një drejtim komplet ndryshe falë një dizajni me dy panele, shkruan portali teknologjik krokodili.com.

Dizajni është i njëjtë me atë të përdorur nga klientët e tjerë të uebit, siç është AIM, dhe IM-ëja e Apple-it te Messages. Në vend që të shkosh te mesazhet dhe të klikosh për t’u kthyer në listën e emrave, tashmë mund të klikoni vetëm mbi emrin e miqve në anën e majtë të ekranit.

Po shtohen karakteristika të tjera për të bashkangjitur shumë foto në një mesazh të vetëm dhe disa shortkate të reja të tastierës. Kjo mund të jetë arsye e mirë për të përdorur Mesazhet në Facebook.

Faqet më të klikuara shqiptare në Maqedoni


Interneti ka thyer tabutë dhe kufinjtë në të gjithë botën përfshirë edhe Maqedoninë. Tashmë për të orientuar tregun nuk duhet të jesh domosdosshmërisht pjesë e një grupi të madh mediatik apo të investosh miliona euro, e as të jesh i detyruar t’u bësh favore pushtetarëve për të marrë liçenca. I këtillë është shembulli i shumë portaleve dhe faqeve të internetit në të gjithë botën, të cilët me numrin e madh të vizitave po i bëjnë ballë konkurencës së fortë me mediat tradicionale për të tërhequr sa më shumë vizitorë. Kjo situatë nuk është ndryshe edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni por ne në këtë shkrim, faqja e specializuar campaign.al do të trajtojë rastin e Maqedonisë, për t’ia lënë rradhën ditëve në vazhdim analizës për Kosovën dhe Shqipërinë.

Aktualisht në Ballkan nuk ekziston ndonjë kompani apo institucion i cili merret zyrtarisht me statistikat e mediave online. I vetmi burim asnjënës mbetet alexa.com, e cila njihet si faqja më e specializuar për matje të trafikut të websajteve, pasi në vazhdimësi ajo ka përditësuar mënyrën e përllogaritjes së trafikut dhe popullaritetit të webfaqeve, duke u bërë kështu edhe si referencë për kompanitë e marketingut, të cilat në të shumtën e rasteve, rënditjet e kësaj faqeje i konsiderojnë ndër më të saktat dhe i përdorin për shpërndarjen e reklamave nëpër portale.

Sipas kësaj faqeje, faqja më e vizituar në Maqedoni nuk i takon grupeve të mëdha mediatike, televizioneve apo medias së shtypur por është një portal profesional. Faqja e televizionit më të shikuar në Maqedoni, TV Alsat-M nuk rradhitet e para, por e dyta. Sipas kësaj faqeje, listën për faqet më të klikuara shqiptare në Maqedoni, e kryeson Portali Albeu.com me qendër në Tiranë, i cili është një portal i pavarur i themeluar në vitin 2003, dhe i cili edhe pse është i përqëndruar në Shqipëri dhe pjesën dërmuese të vizitorëve e ka nga ky shtet, falë përdorimit të avancuar të teknologjisë, operon njëkohësisht në tre versione, atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, duke arritur të lokalizohet me sukses në këto trete shtete. Pas Portalit Albeu, rënditet portali informativ i Televizionit Alsat-M (alsat-m.tv) ndërsa i treti është portali i sukseshëm Telegrafi.com nga Prishtina.

I katërti në listë është portali i gazetës proqeveritare Zhurnal (zhurnal.mk) ndërsa pas saj faqja e Gazetës Koha (koha.mk). Faqja e televizionit Top Channel (top-channel.tv) rënditet i gjashti, ndërsa më pas rënditen portali i grupit mediatik Koha nga Kosova, Koha.net, Agjensia e Lajmeve Iliria (ina-online.net) dhe faqja më e vjetër e lajmeve në shqip Balkanweb.com me qendër në Tiranë.

I 11-ti në listë është portali opozitar Almakos.com i cili është themeluar këtë vit dhe në saje të vijës së “egër” editoriale ka arritur të futet fuqishëm në tregun e mediave online, duke u bërë para disa ditësh pjesë e grupit mediatik “ATV Media Company”, i cili ka në pronësi Gazetën shkupjane “Lajm” ndërsa para tij (i 10-ti) është Portalb.mk, një portal i hapur para një viti dhe i financuar nga Soros, por i cili edhe përkundër financimeve të mjaftueshme rrezikon të dështojë pasi nuk ka arritur të zëjë vend mes lexuesve të internetit në Maqedoni. Shqipmedia.com, një faqe e afërt me partinë opozitare PDSH rënditet e 12-ta, para yllpress.com, faqe gati inekzistente e një funksionari të BDI-së, e cila renditet e 13-ta. /campaign.al/

Në listën e mëposhtme po ju ofrojmë listën e plotë të faqeve më të vizituara shqiptare në Maqedoni:


1. Albeu.com
2. Alsat-m.tv
3. Telegrafi.com
4. Zhurnal.mk
5. Koha.mk
6. Top-Channel.tv
7. Koha.net
8. Ina-online.net
9. Balkanweb.com
10. Portalb.mk
11. Almakos.com
12. Shqipmedia.com
13. Yllpress.com

Rita Ora perseri i duken te brendshmet, i kombinon me fustanin


Ka performuar në Londër dhe si gjithnjë e ka me vete publikun britanik. Por përveç performancave bjondja Rita Ora, na tregon më shumë.
Ajo është përkulur teksa këndon, dhe paparacët kanë fotografuar të brendshmet e saj, që mesa duket qenkan ngjyrë mente si fustani.

Roni Corleone,ne Stillin e Vali Corleones (VIDEO)


Roni Corleone,thote ju lutem mos me beni like e as komente sepse nuk dua dhe nuk me intereson kujt i pelqej e kujt jo apsolut sepse nuk e kam at problem une.
Ju faliminderit per mirkuptim…

Shiko Videon….




e martë, 4 shtator 2012

Kërcim dasme si kjo, nuk e keni parë gjatë gjithë jetes tuaj (SHIKONI VIDEON)


Kjo eshte surpirza e te ftuarve ne nje dasem shiptare ne zvicer…
Per me shume shikoni videon

Noizy: Me femrat që jam përfolur, bëj flirte (Interviste)

“Të dashurën e vërtetë e mbaj të fshehtë”
Shumë histori aventurash me femra, që i ka përjetësuar edhe në këngët e tij. Rigels Jaku (Noizy), reperi që po kalon momentet më të mira të tij në muzikë, pothuaj çdo javë përflitet në faqet e shtypit rozë për lidhje të njëpasnjëshme me vajza të ndryshme. Duke e konsideruar veten një mashkull pak i çuditshëm për të krijuar lehtë një lidhje serioze, ai tregon se jeta e tij e momentit është plot aventura me femrat, por ekziston dhe një femër në zemrën e tij që ai nuk dëshiron ta bëjë publike. Ish-boksieri i “streefight” në Londër, Rigels Jaku (Noizy), zbulon anën e tij të ndjeshme.
Noizy, dihet që ky është sezon i vërtetë pushimesh, ndërsa për këngëtarët është periudhë koncertesh. Ti si po i kalon këto ditë të nxehta?
Unë po i kaloj vetëm me udhëtime, sa në një vend në tjetrin, sepse kam pasur një axhendë të ngjeshur koncertesh. Kam pushuar vetëm 4 ditë këta dy muaj, pasi vetëm kam kënduar në koncerte që kanë qenë vërtet të shumta.
Atëherë kur ke menduar të pushosh, dhe me kë?
Në fakt kam menduar t’i shtyj pushimet për në vjeshtë me çunat e grupit OTR, ndërsa kemi planifikuar të shkojmë në Dubai ose Kroaci.
Po thua që do pushosh me djemtë e grupit, ndërkohë që je komentuar pa fund për lidhje me vajza të ndryshme. Nuk mund të pushosh me ndonjërën prej tyre?
Ku ka zë nuk është pa gjë… Po sa për pushimet, s’kam ndërmend të pushoj me asnjërën prej tyre, pasi në këtë rast preferoj të pushoj me shoqërinë.
Për aq shumë femra je komentuar sa fansat pyesin; Pse të gjitha i ka Noizy?! Si do t’i konsideroje lidhjet e tua me femrat, serioze apo thjesht aventura?
(qesh) Aventura pa fund.
Ndodh të biesh në dashuri në njohje me to, në këto momente që po flasim kujt do ia dhuroje disa ditë pushime speciale?
Vetes sime, do të pushoja i vetmuar.
Edhe pse përflitesh për shumë lidhje, asnjë prej tyre nuk mund ta konsiderosh të dashur?
Nga vajzat që kanë shkruar gazetat, ende jo.
Është e vështirë për ty të biesh në dashuri me jetën që bën?
Po është e vështirë, por deri në momentin që gjen personin e duhur, ama.
Ti e ke gjetur?
Edhe mund ta kem gjetur.
Dhe cila është ajo?
Në fakt, ajo femër do të jetë personi i fundit që do ta bëj publik, kur të ndihem vërtet i sigurt me të.
Pse preferon ta mbash sekret?
Normal që dua ta mbaj sekret, sepse më përket vetëm mua. Jam fanatik për gjërat e mia.
Mund të konsiderohet kjo një sakrificë për një person publik? E çfarë sakrificash je në gjendje të bësh tjetër për dashurinë?
Të paimagjinueshme janë sakrificat që mund të bëj për këdo që mund t’i dëgjojë, sepse di ta veçoj mirë dashurinë e vërtetë nga aventura.
Mund ta tregosh një sakrificë të tillë?
Jo, pasi janë shumë, po shumë personale.

Geti kujt ia hanë gojën?

Ky është dedikimi i fundit që reperi, Getoar Selimi “Geti” i ka bërë Florentës, të fejuarës së tij. Çiftit i pëlqen mënyra teknologjike e të shprehurit të dashurisë, pasi edhe Florenta lë herë pas herë dedikime e fjalë të bukura për të fejuarin e saj.

Të gjitha këto ndodhin në profilin “Twitter” të secilit dhe ata nuk e kanë aspak problem që të tjerët të shohin këtë komunikim tejet personal.

e hënë, 3 shtator 2012

Françeska e Big Brother, pozon e zhveshur


Banorja e edicionit të pestë të shout real “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme – njofton Vipat.info.
Vajza bionde edhe gjatë qëndrimit në shtëpi pati deklaruar se i pëlqen modelimi dhe duket se dëshiron ta provojë veten në këtë profesion.
Kohët e fundit i spekulua se vlonjatja 18-vjeçare ka përfunduar lidhjen me banorin tjetër të “Big Brother 5”, Ermal Merdani, mirëpo të dy e mohuan këtë lajm duke thënë se vazhdojnë të jenë bashkë. /Telegrafi/










e diel, 2 shtator 2012

Kryendeshja i takon Romës (Video)


Roma e ka fituar ndeshjen kryesore të javës së dytë në Serie A. Giallorossët kanë triumfuar si mysafirë të Interit me rezultat 3-1.
Ishin mysafirët ata që e shënuan golin e parë në ndeshje. Një harkim mjeshtëror i Francesco Tottit, e gjeti Alessandro Florenzin, i cili me kokë e mposhti portierin Castelazzi (15’).


Mirëpo, pa u mbyllur pjesa e parë (45’+1), zikaltrit i barazuan shifrat. Një top i gjatë i Wesley Sneijderit e gjeti Antonio Cassanon dhe ish-sulmuesi i Milanit bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë.
Në gjysmën e dytë, Giallorossët u shfaqën edhe më të fuqishëm, ata arritën të shënojnë dy herë.
Një pasim mbresëlënës të Tottit e shndërroi edhe më bukur në gol Pablo Osvaldo (67’), për ta rikthyer epërsinë e mysafirëve.
Në vazhdim, Marquinho pranoi një top nga Osvaldo për ta vulosur fitoren e ekipit nga kryeqyteti (81’).
Pas javës së dytë, Roma ka katër pikë, ndërsa Interi mbetet në kuotën e tri pikëve. /Telegrafi/


Barcelona sot me tranjer tjetër


Barcelona sot do të ketë në pankinë një trajner tjetër. Tito Vilanova është i suspenduar ndërsa vendin e tij do ta zë asistenti i tij Jordi Roura.
Përballjen me Valencian, Vilanova do ta shikoj nga tribuna ndërsa Roura do të marrë paraprakisht instruksionet e Vilanovës për të drejtuar këtë takim.
Tito Vilanova është i suspenduar me 2 ndeshje për shkak të përjashtimit të tij në ndeshjen ne Osasunën për kritikat ndaj gjyqtarëve.

Keto nuk ndodhin askund ne bote, shikoni çudirat shqiptare! (Video)


Keto nuk ndodhin askund ne bote, shikoni çudirat shqiptare! (Video)