e shtunë, 8 shtator 2012

Rita Ora arrin në Kosovë


Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka arritur në Kosovë dhe aktualisht gjendet në hotelin e saj, para fillimit të xhirimeve të videoklipit të ri.
Bukuroshja shqiptare arriti në mesditë në aeroportin e Prishtinës ku është pritur nga shumë fansa dhe gazetarë me shpresën se mund të marrin ndonjë nënshkrim apo intervistë nga ylli që po thyen rekordet nëpër top listat botërore.
Ajo nga aeroporti ka shkuar drejt e në hotelin e saj, ku ka porositur ushqimin e saj të preferuar, specialitetin kosovar, mantia.
Rita Ora në momentin e arritjes në aeroport e rrethuar nga gazetarët dhe fansat e shumtë...



Rita Ora do të qëndrojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë, ku do ta xhirojë videoklipin e këngës “Radioactive”, pjesë e albumit të saj të ri “ORA”.
Sipas disa burimeve Rita do të performojë në koncertin e organizuar nga Qeveria e Kosovës me rastin e largimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, ndërsa ka gjasa që ajo të performojë sonte apo të mërkurën në Zone Club në Prishtinë. 

Nuk ka komente:

Posto një koment