e hënë, 1 tetor 2012

Ja kush jane Makinat Super Lluksoze te Vali Corleones (Foto)

Kjo eshte nje permbledhje e makinave super lluksoze te  Vali Corleones i njohur si nje nder shqiptaret me silin me te vecante te jeteses .Ai keto foto i ka postuar ne face book ne fan pagen e tij .
























e diel, 30 shtator 2012

Vip-at shqiptar qe urrehen me njeri-tjetrin



Arsyet kanë qenë të shumëllojshme. Pjesa më e madhe e armiqësive kanë ardhur për shkak të konkurrencës jo vetëm në muzikë por edhe në sfera të tjera më delikate, siç janë rastet kur mes dy shoqeve futet një mashkull në mes. Të dyja e duan, por asnjëra nuk mund ta ketë. Këtu fillon lufta dhe mjafton një gjë e tillë që dy femra mos t’i flasin më kurrë me gojë njëra-tjetrës apo të urrehen në heshtje. Shumë konflikte kanë qenë thjesht me fjalë, ironi e ndonjë koment negativ, por ka pasur edhe raste kur dhuna fizike nuk ka munguar dhe këtu nuk kanë munguar as femrat, të cilat i kanë treguar grushtet njëra-tjetrës. Janë histori që gjithmonë tërheqin vëmendjen maksimale, edhe pse duhet thënë që shpesh në këto histori ka pasur edhe fansa të përfshirë, që kanë pasur një fund tragjik. Më poshtë do të kemi disa nga konfliktet më të ashpra dhe sherret më të bujshme të këngëtarëve tanë. Armiqësi që duket se do të vazhdojnë përjetë.
Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta
Padyshim janë dy nga artistet më të komentuara në shtypin rozë, pas konfliktit që degjeneroi me dhunë fizike. Krisja mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës(që më herët janë njohur si dy mikesha të mira në rrethin e artistëve), nisi në shoun “Vip Shpija” në Kosovë. Në dukje ishte një zënkë banale dhe vetë ato të dyja u përpoqën ta kalojnë me sportivitet, duke uruar njëra-tjetrën për suksesin e radhës në festivalin “Kënga Magjike”. Po historia nuk do të mbaronte këtu. Pak kohë më vonë do të dëgjonim se dy vajzat ishin zënë keq me njëra-tjetrën e madje konflikti kishte shkuar deri te dhuna fizike. Të dyja artistet pretenduan pafajësinë dhe pas një procesi të gjatë gjykata vendosi që ta shpallte Rezarta Shkurtën jo fajtore ndaj akuzave të Radit, e cila nga ana tjetër ka thënë se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Nuk e dimë nëse Rozi e ka bërë apo jo këtë veprim të ri ligjor për të marrë pafajësinë e pretenduar, por e sigurt është që këto dy ish-mike dhe këngëtare të njohura nuk do të jenë më kurrë mike si më parë.
Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi
Ka qenë ndoshta nga historitë e para të sherreve. Që ka ndodhur gati një dekadë më parë. Rrahja mes dy këngëtareve të njohura të skenës kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit ende sot e kësaj dite mbetet e pasqaruar tërësisht për publikun dhe vetëm pak muaj më parë këngëtaret e i janë rikthyer asaj mediatikisht. Në një intervistë që i është bërë një nga këngëtareve më të famshme në të dy anët e kufirit, Adelina Ismajlit, ajo ka thënë se “ka qenë rrahje, jam shpallur e pafajshme. S’ka qenë ndonjë tragjedi ndërkombëtare” Ndërsa pyetjes nëse janë pajtuar, i është përgjigjur: “Nuk e shoh të arsyeshme. Jo pas asaj që më ka bërë pas rrahjes. Aq bukur e ka shfrytëzuar për karrierën e vet dhe për krijimin e lidhjeve me mediume të ndryshme. Për mua ka qenë ndryshe, se unë jam rugoviste, jam ende”, ka thënë Adelina. Pas deklaratave të Adelinës, nuk ka munguar reagimi i këngëtares tjetër të njohur Leonora Jakupi, e cila është shprehur se kërkon ballafaqim publik. “Asgjë nga ato që ka thënë nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalë në një studio ashtu kot dhe të thotë gjëra të paqena. Pse doli të flasë për këtë çështje pas 10 vitesh?! E ftoj në një debat publik, sepse, në ndryshim nga ajo, unë i kam gjërat e faktuara”, ka thënë Leonora Jakupi për “Prive”.  Historia e rrahjes ka ndodhur 10 vjet më parë në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Ende nuk dihen arsyet se përse ato janë zënë atë kohë, veç  thashethemeve se rrahja e tyre më shumë ka qenë për çështje politike sesa për çështje xhelozie.
Noizy dhe Stresi
Këta dy repera duket se nuk do t’i hapin kurrë rrugë njëri-tjetrit. Janë bërë armiq të betuar dhe në këtë konflikt të ashpër janë përfshirë edhe fansat e tyre, ku njëri prej tyre, Denis Dollapaj, tani  ndodhet në gjendje kome pas sulmit me 15 thika të marra gjatë përplasjes fizike me fansat e grupit OTR. Rivaliteti i Noizyt dhe Stresit tani duket se është më tepër mes fansave sesa mes vetë këngëtarëve. Një urrejtje që u ngjan lagjeve “geto” ku bëhet rrep në Amerikë, e që në këtë rast ka shkaktuar edhe viktima. Të dy këngëtarët nuk harrojnë në asnjë rast ta shprehin hapur se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Armiqësia mes të dyve ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të  rrahjeve të bujshme mes rrepistëve të huaj. Rrepi konsiderohet si muzikë që vjen nga rruga dhe siç duket këta dy djem po e përfaqësojnë atë në mënyrën më të mirë, edhe nëse çmimi është kjo armiqësi e skajshme.
Ledri Vula dhe Noizy
Noizy sërish është bërë pjesë e një tjetër sherri të bujshëm pak kohë më parë me djemtë e “Babastars”, e veçanërisht me Ledri Vulën. Të dy aktorët në këtë sulm, i cili ndodhi në Zvicër, pretenduan se kishin dëmtuar njëri-tjetrin, por as nëpërmjet fotove të publikuara nga të dyja palët nuk u vërtetuan shenjat e rrahjeve. Konflikti u përshkallëzua më tepër kur mes dy anëtarëve të grupeve përkatës OTR dhe Babastars, Noizyt dhe Ledri Vulës, filluan sulmet personale. Një diss që rreperi shqiptar i kushtoi Ledri Vulës duket se pati jo pak pasoja te ky i fundit. “Nusen tënde ta ka ** krejt estrada, a po të dhemb tash o Ledri Gaga”, ishte vetëm një prej vargjeve të repturës së Noizyt në këngën ‘Na Jena OTR’. Pas këtij sherri erdhi edhe vendimi i Ledrit për të lënë muzikën dhe Babastars, e thuajse në të njëjtën kohë edhe ndarja nga Dafina Zeqiri me të cilën thuhej se Ledri ka qenë për një kohë të gjatë i lidhur, edhe pse të dy nuk folën kurrë për këtë raport. Vijueshmëria e ngjarjeve bën të besosh se për Ledri Vulën sherri me Noizyn dhe sulmet kaq të drejtpërdrejta patën jo pak impakt në vendimet për karrierën dhe jetën e tij.
Sabina Dana dhe Eni Koçi
Eni Koçi edhe pse e vogël në moshë ia ka dalë që të krijojë një identitet muzikor. Po mesa duket për të pasur armiq mosha nuk ka asnjë rëndësi dhe armiqësitë mes femrave shpesh kanë në thelb të tyre xhelozinë apo thjesht inatin. Kështu ka ndodhur kur gjatë një emisioni televiziv Sabina Dana, një këngëtare e re, është shprehur kundër Enit. Në mes të emisionit “100% Shqip” Sabina lëshoi një lumë kritikash ndaj këngëtares Koçi për operacionet plastike të kësaj të fundit. “Nuk dua të merrem më me të, por më vjen keq që në moshë kaq të vogël ajo ka kryer kaq shumë ndërhyrje kirurgjikale”. Sipas Sabinës, ky sulm ka ardhur pas komenteve negative që i janë bërë asaj në radion e motrave Koçi. Gjithsesi, po të kemi parasysh famën që ka Eni, nuk mund të mos mendohet se pas gjithë kësaj zhurme që Sabina ka bërë, në fund të fundit është fshehur një strategji për të rënë në sy.
Big Basta dhe Samanta
Big Basta dhe Samanta Karavella sot nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe madje as nuk duan të japin komente për atë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Samanta kohë më parë ka qenë pjesë e studios së “Big Bastës” dhe bashkëpunimi mes tyre dukej se ishte në rrugë të mbarë derisa nisën problemet. Pas këngës “Start”, një bashkëpunim mes Bigut dhe Lyrical Son, Samanta u paraqit në Top-Fest me një këngë tjetër të Bigut, me të cilën pati mjaft probleme. Sipas rreperit dhe zërave të brendshëm të festivalit një vit më parë, Samanta refuzoi t’i paguante lekët e këngës Big Bastës. Qysh prej asaj kohe dy artistët nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe as që bëhet fjalë për bashkëpunim të ri mes tyre. Samanta kohët e fundit ka punuar në studion e Flor Mumajesit, por edhe me kompozitorin tjetër Elgit Doda.
Altuna Sejdiu dhe Adelina Tahiri
Dy këngëtaret nga Shkupi duket se nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën edhe pse asnjëherë nuk kanë folur publikisht për këtë. Sipas zërave që kanë qarkulluar, Adelina dhe Tuna janë bërë armike pasi të dyja janë përfolur për një flirt me Blerim Destanin. Blerimi duket se ka qenë molla e sherrit që dy këngëtaret të mos flasin me njëra-tjetrën dhe të shmangin përherë ambientet e përbashkëta edhe pse në fund të kësaj historie Blerimi nuk rezultoi në një marrëdhënie me asnjërën prej dy këngëtareve bukuroshe. Në kohën që kanë qarkulluar këto thashetheme, Adelina ka pohuar se në jetën e saj e ka takuar vetëm një herë Blerim Destanin. Ndërkohë Adelina një armiqësi të heshtur të kësaj natyre e ka pasur me Genta Ismajlin për futbollistin Lorik Cana.
Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri
Ato janë të dyja këngëtare shumë të njohura dhe të kërkuara kudo në Shqipëri, Kosovë dhe në Diasporë. Megjithatë, duket se asnjëra prej të dyjave nuk gëzohet për suksesin e tjetrës. Kohët e fundit pas një konflikti që Genta Ismajli pati me menaxherin e saj personal, ky i fundit nuk ka hezituar të bëjë disa deklarata të forta kundër këngëtares, ku ndër të tjera ka theksuar se “Gentën e tmerron suksesi i Dafina Zeqirit dhe e shan shumë atë”. Dafina dhe Genta kanë qenë rivale të flakta gjatë viteve të fundit, me një ndarje 50 me 50 të fansave. Pavarësisht kësaj, vlen për t’u theksuar se sivjet ka qenë viti i Dafinës pas këngëve të suksesshme që ka publikuar, ndërsa Genta ende nuk ka sjellë diçka që të përbëjë interes të veçantë, veç këngës “Ole, Ole”
Dr.Flori me Flor Mumajesin
Flor Mumajesi tashmë njihet si një nga kompozitorët më të suksesshëm shqiptarë, por duket se kjo i ka kushtuar atij jo pak armiq në rrethin e kolegëve. Madje vetë ai në një intervistë të fundit ka preferuar të flasë me emra ku një ndër ta është edhe Dr.Flori. Arsyeja e armiqësisë së tyre, e cila është nuhatur disi nga fansat apo edhe këngëtarët e tjerë, ka në qendër konkurrencën. Sipas Florit, Dr.Flori e përdor muzikën e tij si frymëzim dhe madje përpiqet që t’i ngjajë.

e shtunë, 29 shtator 2012

Vali Corleone, absolut i pa përmbajtshëm! (Video)

Valentino Corleone. Sigurisht, e njihni këtë emër shumë mirë. Superylli shqiptar nga Gjilani, i cili është bërë i famshëm për mënyrën e jetës dhe lidhjet e shumta, ka goditur përsëri, kësaj radhe në emisionin Zonë e Lirë.
Vali është paraqitur në Klan gjatë mbrëmjes të së premtës, ku arriti kulmin e shikueshmërisë, e cila do të jetë e pa përsëritshme për një kohë të gjatë.
Kjo për arsye se pohimet që Vali bëri në emisionin e Arian Çanit ishin sa skandaloze aq edhe të drejtpërdrejta dhe të fuqishme.
“E kam telefonuar Tunën dhe kam kërkuar të dal me të. Ajo u ankua pse e kam thirrur natën vonë dhe më tha të mos e shqetësoj. Sidoqoftë, unë i thash se nëse dua ngjitem në skenë, e kap për flokë dhe bëj seks me të”, theksoi Vali gjatë bisedës me Çanin, i shoqëruar prapa tij dhe nga dy prej 29 trurprojeve të tij.
Pos tjerash, Vali konfirmoi se edhe ka luftuar në radhët e UÇPMB-së, ndërsa nuk munguan as detajet tjera për të cilat ai foli me sharmin e tij mbi pasurinë, jetën luksoze dhe lidhjet me femrat.
Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:

Tuna infekton Sonin

Jemi mësuar që këngëtaren Tuna ta shohim çdo ditë me çdo lëvizje të saj, falë programeve të shumta që të ofron një telefon modern për të realizuar fotografi.

Tashmë dihet se falë panelit të jurisë në edicionin që po vjen ‘X Factor Albania 2” ato janë bërë shumë mike dhe i shikon shpesh bashkë, Tunën me Soni Malajn. Por, siç e shihni edhe në këtë foto shumë “Crazy”, Soni është infektuar nga Tuna.

E po Soni ka harruar se koleget e saja të muzikës çmenden shumë kur janë para aparatit të ‘Iphone’

e enjte, 27 shtator 2012

Ai momenti kur shikon dikë ti bej like fotos se tij


Ndryshim i pabesueshem: Shiko se si eshte ajo sot!


Aishwarya RAI ishte bukuria indiane ne vitin 1994 mbante kurorën e Miss World, përpara se të bëhet një aktore e Bollywood indian.
Shikoni se sa ka ndryshuar aktorja pas lindjes së fëmijës së saj të parë…(e njohur në media si Betti B.)
Per me shum Shikoni Fotografin e meposhtem.!

e martë, 25 shtator 2012

Gjesti i famshëm i Tunës çmend një fans të saj

Është publikuar një video në të cilën shihet Tuna në një mbrëmje rinore derisa këndon hitin e saj të verës 2012, “I asaj”.

Pjesa më e përfolur e kësaj këngë, gjegjësisht klipit të këngës, është temë edhe për këtë lajm.

Derisa vie momenti tek “Tjetër kush e ka”, të cilin Tuna e përsërit disa herë, ndodhi diçka. Një i pranishëm, që sipas të gjitha gjasave duhet të jetë fans i këngëtares nuk ka arritur të përmbahet dhe të mbajë duar larg këngëtares. Në video shihet qartë se si ai e kap këngëtaren nga këmbët por ajo largohet me shpejtësi.

Noizy kidnapon Nogan për Unikkatilin! (video)

 Tinejxheri i njohur për beat-box, Noga ka rrëfyer ekskluzivisht se si Noizy dhe grupi i tij OTR e kanë marrë peng në Durrës dhe e kanë kërcënuar me armë për shkak të Unikkatilit.

Gjatë një mbrëmje në Durrës mbasi ka performuar në një koncert për gjimnazin e të rinjve të një shkolle të mesme të Gjakovës që po qëndronin në ekskursion në Shqipëri, reperi i njohur Noizy me grupin e tij OTR e kanë “kidnapuar”  Noga-n dhe e kanë dërguar në studion e tyre në Durrës që ndodhet tek vendi i quajtur “Rrota e Kuqe:.

“Anëtarët e OTR me Noizyn më kanë kërcënuar me mjete të ndryshme. Ata kanë kërkuar që unë mos të këndoj kurrë më në Shqipëri”, ka treguar Noga për KosovaTimes.net.

Siç tregon ai, krejt ngjarja ka ndodhur pasi që Noga bënë pjesë në grupin e reperëve TBA që jetojnë në Amerikë.

“Kjo më ka ndodhur edhe për shkak të një DESS-i që ua kam bërë atyre dhe shumë këngëtarëve tjerë. Bëhet fjalë për këngën ‘kick this beat’”, ka treguar Noga.

Tinejgjeri nga Prishtina i njohur me shumë beat-box është vetëm 18 vjeç dhe para disa javëve ka paralajmëruar se do ta lë muzikën.

Por, në rrëfimin e tij për KosovaTimes.net Noga ka thënë se do të kthehet shumë shpejt me një befasi të mirë për publikun duke sjellur edhe një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Andin Randobrava.

Më poshtë mund të shihni DISS-in e Noga-s i cili siç thotë ai është bërë shkak për sherrin me Noizyn dhe OTR-në.

Rita lanson ‘trailerin’ e klipit “Shine Ya Light”

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar trailerin e videoklipit që e ka xhiruar në Kosovë, “Shine Ya Light”.

Rita, e cila qëndroi gjatë shtatorit në Prishtinë, ka xhiruar gjithë videoklipin e këngës “Shine Ya Light” në disa vende në kryeqytet, ashtu siç mund të shihet dhe në videon më poshtë.

Ende nuk dihet se kur do të lansohet videoklipi i plotë, por sigurisht se do të jetë promovimi më i mirë për vendin tonë që është bërë ndonjëherë si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga artistët e fytyrat tjera prominente.

“Shine Ya Light” është këngë që i takon albumit të ri të Rita Orës të titulluar “O.R.A” e që pritet të dominojë skenën e muzikës botërore gjatë vitit të ardhshëm.


Shenim : Video nuk eshte nga Youtube por e uploaduar ne Facebook !

Edhe Dafina i fryn Buzt

Këngëtarja Dafina Zeqiri, edhe pse është shumë e talentuar, duket se nuk ka një mendim të mirë për pamjen e saj. Këtë gjë e tregojnë ndryshimet e shpeshta që ajo bën në look, por edhe ndërhyrjet estetike që ka bërë për t’u përmirësuar, si ajo në gjoks.


Në këtë foto Dafina shihet me buzë shumë më të fryra se zakonisht, gjë që të bën të besosh se ajo ka fryrë sërish buzët.

e hënë, 24 shtator 2012

Rita Ora merr propozim live nga një moderator shqiptar (video)

 Këngëtarja, Rita Ora pak kohë më parë ka deklaruar se nuk është në lidhje me askënd dhe për të dashur ajo do të donte të gjente një shqiptar.

Në një intervistë të realizuar për një emisionin, “Rundown”, siç raporton Express, Rita merr një propozim nga vet prezantuesi i këtij emisioni, i cili thotë se është shqiptar nga Korça.

Prezantuesi, madje i prezanton Ritës edhe tatuazhin Shqiponjë në gjoksin e tij. Reagimin saj mund ta shihni në këtë video. 

e diel, 23 shtator 2012

Capital T sjell një ‘Loqkë të madhe’ (Video)

Capital T pasi lansoi albumin e tij “Kapo”, është rikthyer përsëri.Pas një bashkëpunimi, tani ai vjen me videoklipin e tij të radhës, “Loqk e Madhe”. një videoklip ky me pak skena, por me nje modele seksi .Kënga pritet të jetë edhe një e pëlqyer nga Capital T./

e shtunë, 22 shtator 2012

Rihanna, një show hot (FOTO)

Ajo ka ndryshuar modelin e flokëve, por jo sjelljen e saj të egër në skenë. Këtë gjë, 24-vjeçarja Rihanna e ka treguar gjatë koncertit 2012 iHeartRadio Music Festival, ku është shfaqur mjaft hot. E veshur vetëm me një bluzë basketbolli, këngëtarja me origjinë nga Barbadosi ka treguar këmbët e saj seksi dhe madje edhe të pasmet, duke dhuruar kështu një shfaqje të vërtetë për fansat.


Only girl in the world: Rihanna took to the stage at the 2012 iHeartRadio Music Festival, wearing a gold basketball jersey and not much else
Bad girl: Rihanna took to the stage at just before midnight at the MGM Grand Garden Arena, in Las Vegas, NevadaBad girl: Rihanna took to the stage at just before midnight at the MGM Grand Garden Arena, in Las Vegas, Nevada
Fit for a queen: Rihanna performed in almost a full basketball kit but failed to wear the shorts as she sat on her gold throne
Fan favourite: The Umbrella singer took the performance to the audience as she let them tough her and sing-a-long to her tracks
Show stopper: As well as grabbing her crotch area, the singer also strutted and gyrated her way through a hit filled setShow stopper: As well as grabbing her crotch area, the singer also strutted and gyrated her way through a hit filled set
Shake a leg: Rihanna thanked clothing designer Jeremy Scott for letting her wear his exclusive gold mesh dress
Nice kicks: The gold wearing star rounded off her sporty style with a pair of Nike Air Jordan trainersNice kicks: The gold wearing star rounded off her sporty style with a pair of Nike Air Jordan trainers
Too close: The superstar really got into the vibe as she was flanked by a few well built male dancers
Take a load off: She may have forgotten her shorts but she protected her modesty by wearing some hot pants
Take a bow: The impressive set ended with an exhausted Rihanna taking in the raucous applause from the audience