e martë, 25 shtator 2012

Rita lanson ‘trailerin’ e klipit “Shine Ya Light”

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar trailerin e videoklipit që e ka xhiruar në Kosovë, “Shine Ya Light”.

Rita, e cila qëndroi gjatë shtatorit në Prishtinë, ka xhiruar gjithë videoklipin e këngës “Shine Ya Light” në disa vende në kryeqytet, ashtu siç mund të shihet dhe në videon më poshtë.

Ende nuk dihet se kur do të lansohet videoklipi i plotë, por sigurisht se do të jetë promovimi më i mirë për vendin tonë që është bërë ndonjëherë si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga artistët e fytyrat tjera prominente.

“Shine Ya Light” është këngë që i takon albumit të ri të Rita Orës të titulluar “O.R.A” e që pritet të dominojë skenën e muzikës botërore gjatë vitit të ardhshëm.


Shenim : Video nuk eshte nga Youtube por e uploaduar ne Facebook !

Nuk ka komente:

Posto një koment