e shtunë, 15 shtator 2012

Se ks pa pagese, nese lan 9 here makinen ne lavazh


Ky lavazh i vecante “hot” eshte zbuluar nga ana e policise se Malajzise
Mënyrë e pabesueshme për të tërhequr klientët nga ana e një kompanie lavazhi në Kuala Lumpur të Malajzisë. Pas 9 larjesh vjen si ofertë… se ksi falas, i vënë në dispozicion falë shërbimeve të disa shoqërueseve të reja, të punësuara pikërisht për të kënaqur klientët.
Por policia ka zbuluar gjithçka dhe ka arrestuar 9 femra vietnameze nga 18 deri 28 vjeç, përveçse 4 drejtuesit e lavazhit. “Duhet të ishte vetëm një tjetër operacion turinë – ka deklaruar polici Emmi Shah -. Por zbuluam se për të marrë ofertën “extra”, klientët duhet të lanin makinën 9 herë brenda një farë periudhe. Kur vinte larja e dhjetë, atëherë bëhej se ks i lirë. Por kishte edhe nga ata që donin se ks pa përfituar nga oferta, mirëpo duhet të paguanin nga 26 deri në 42 dollarë”.

Fjolla Morina ofendon rende Noizy-n…

Ishte raportuar me pare se Fjolla ka pasur nje afere me Noizyn.

Kengetarja seksi, Fjolla Morina, ka vene ne shenjestren e saj tani edhe reperin Noizy, te cilin e ka kritikuar rende pas spekulimeve se ai mund te kete pasur diçka me kengetaren kosovare.
Ishte raportuar se Fjolla ka pasur nje afere me Noizyn, por pohimet e mediave shqiptare bukuroshja i ka mohuar madje duke goditur rende Noizyn.
“Ai nuk vlen as sa kepucet e mia”, citohet te kete thene Fjolla per nje reviste shqiptare

Gabove passwordin? iPhone vetëshkatërrohet (Video)


Kjo video ka disa muaj qe qarkullon ne internet dhe ka bere thuajse 2 milion shikime ne youtube. Ne te vertete nuk eshte nje opsion i iPhone por nje montim nga Aatma Studio Animation e cila prej kohesh ideon sesi mund te jene prodhimet e ardhshme te Apple. Per me teper shihni videon:

Kush e rrahu Noizy-n?

Noizy eshte rrahur ne menyre brutale sic informon Revista Metro.Nuk dihet akoma se kush dhe per cfare por ajo ka siguruar edhe pamjet e para.
Gjithsesi, eshte e lehte te kuptohet se fotot me siguri jane nje reklame qe ndoshat Noizy eshte duke e pregatitur per lancimin e ndonje klipi tjeter. 

e premte, 14 shtator 2012

Rita Ora mund të bëhet ........


Sensacioni i skenës së muzikës botërore, kosovarja Rita Ora, ka bërë bujë edhe në Kuvendin e Kosovës. Ardhja e Ritës në Kosovë për të xhiruar videoklipin e këngës së saj “Shine your light” në shumë vende të kryeqytetit të Kosovës dhe buja ndërkombëtare e kësaj vizite ka bërë që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, të flasë për këtë para kolegëve të saj gjatë seancës të së enjtes. Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, u ka treguar kolegëve të saj sesi Rita Ora me ardhjen e saj në Kosovë ka dëshmuar kujdesin ndaj popullit dhe shtetit të saj. Deliu-Kodra ka përmendur edhe bujën që kjo vizitë e Ritës ka bërë në mediat ndërkombëtare. Kësisoj, sipas deputetes, Rita Ora duhet të bëhet ambasadore nderi e Kosovës.

“Rita i bëri nder Kosovës në fushën e diplomacisë publike dhe me plot të drejtë ajo mund të quhet ambasadore nderi e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra. Ish - studentja e Fakultetit të Arteve dhe ish- gazetarja që është bërë politikane ka thënë se si Rita Kosova ka plot. “Njëjtë si Rita mund të quhen dhe të emërohen edhe shumë artistë e sportistë të tjerë me famë botërore të cilët vend të origjinës e kanë Kosovën”, ka thënë Deliu-Kodra. 

Ajo ka përmendur shembullin e Qeverisë së Shqipërisë që pati nderuar këtë vit, aktoren shqiptare Eliza Dushku me titullin ambasadore nderi. 

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përmirësim të imazhit të saj ndërkombëtare”, ka thënë ajo. 

Ambasadorë nderi në Kosovë mund të emërojë Presidenca e Kosovës. Ndërsa konsujt e nderit i emëron Ministria e Punëve të Jashtme. 

I pari i kësaj ministrie, Enver Hoxhaj, i ka thënë gazetës se MPJ-ja nuk ka sponsorizuar realizimin e vizitës së Ritës në Kosovë, por kjo ministri është në kontakt me këngëtaren. 


“Përveç Rita Orës jemi në kontakt me disa shkrimtarë, këngëtarë e artistë që jetojnë jashtë e të cilëve u janë sponsorizuar ngjarjet që i kanë zhvilluar jashtë”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova deri më tani ka shtatë konsuj nderi të cilët i përkasin fushave të ndryshme, ndërkohë që po pritet edhe emërimi i 23 të tjerëve të cilët do të përfaqësonin interesat e qytetarëve të Kosovës. 

“Por mbi të gjitha, konsujt e nderit merren me promovimin dhe bashkëpunimin e Kosovës me shtete të tjera në fusha të ndryshme. Ka edhe artistë”, ka thënë Hoxhaj. Ministri ka thënë se konsujt e nderit janë të profileve të ndryshme si politikanë, biznesmenë, por mund të jenë edhe njerëz të kulturës. Sipas tij këta konsuj do të ndryshojnë imazhin e Kosovës jashtë duke marrë pjesë në debate, forume e duke bërë shkrime të ndryshme. Edhe deputetja Deliu-Kodra ka vlerësuar pozitivisht këtë hap të MPJ-së. Ajo ka përmendur edhe dy marrëveshje që kjo ministri ka nënshkruar me Japoninë dhe Gjermaninë. 

Ministri Hoxhaj i ka thënë gazetës se këto dy marrëveshje kanë rëndësi të madhe. 

“E para, ajo me Japoninë ka një akt të rëndësishëm kulturor që flet për dhurimin e disa instrumenteve për Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. Ndërsa marrëveshja me Gjermaninë është në fushën e shkëmbimeve akademike në fushën e arsimit, ku hyn edhe kinematografia dhe media. 

”Marrëveshja me Gjermaninë është një marrëveshje kornizë në fushën e arsimit në bashkëpunim të ndryshëm edhe në arkeologji, kinematografi dhe dorëshkrimet”, ka thënë Hoxhaj. 

Këngë për Granit Xhakën, shqiptari i Zvicrës (video)


 Ylli shqiptar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka ka qenë i shumë përmendur ditëve të fundit në mediat zvicërane dhe shqiptare para dhe pas ndeshjes Zvicër-Shqipëri.

Ata që e quajtën tradhtar, siç raporton shqiptarja, gabuan, ata që i thanë shqiptar, këtë e vërtetuan, pasi që Graniti pas ndeshjes, midis stadiumit zviceran e konfirmoi këtë me deklaratën ku tha se është krenar që është shqiptar.

Më shqiptar u duk edhe në fushë ku në një rast ai si duket qëllimisht huqi, duke e falur atdheun e tij, Shqipërinë.

Duke qenë krenar që është shqiptar, atij i është kushtuar edhe një këngë shqip, e cila ka filluar të dëgjohet shumë këto ditë e fundit. 

Rita Ora kërkon të dashur

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, duket se kërkon të dashur, pas deklaratave se ajo është aktualisht ‘single’ dhe e ‘vetmuar’.
Këngëtarja së fundmi u spekulua se është në lidhje me Rob Kardashian, por në një intervistë për revistën Rollacoaster, Rita ka këmbëngulur se ata janë vetëm miq të mirë.
Krijuesja e hitit “R.I.P” ka zbuluar se tani është pa të dashur në jetën e saj, por dyshon se mund të krijojë një marrëdhënie të suksesshme dashurie, për shkak të agjendës së ngjeshur.
“Jam aq e vetmuar. Unë thjesht dua të krijoj një lidhje dashurie... tani për tani, nuk do të ishte e drejt të jem në një lidhje. Unë nuk kam farë kohë për këto gjëra – nuk dua t’ia bëj një gjë të tillë dikujt që do të më dashuronte”, ka deklaruar Rita.

e enjte, 13 shtator 2012

Granit Xhaka s’bashku me tifozet “Kuq e ZI”(video)

Ne kohën kur janë zgjuar shumë debate rreth futbollistëve kosovar qe u paraqiten kunder perfaqesueses shqiptare,"Shtypi i Dites" ju sjell nje video qe perkujton edhe takime shumë te bukura ne mes te tifozëve”Kuq e Zi” dhe Granit Xhakes.

Peticion! 100-vjetori i pavarsisë në Google

Të gjithë e dimë se Google me rastin e festave, ose lindjen/vdekjen e një personi shumë të rëndësishëm, vendos një ‘doodle’, ose ndryshon logon e saj në Homepage.. Por ne duam që edhe 100 vjetori i pavarsisë të vëndit tonë të publikohet për të gjithë botën më 28 Nëntor.
Prandaj dhe kemi nisur një peticion, që të mbledhim sa më shumë ‘firma’ që t’i bëjmë thirrje Google, që edhe pavarësia e Shqipërisë të njihet nga Google si një eveniment i rëndësishëm.
Kështu që jeni të lutur të firmosni peticionin, dhe t’u thoni sa më shumë shokë dhe shoqeve që të jetë e mundur. Kjo mund të bëhet një realitet. Kjo mund të bëhet realitet vetëm n.q.s ju themi të gjithëve!
Klikoni linkun me poshte per te votuar
http://www.change.org/petitions/google-have-a-doodle-for-albania-s-100-year-anniversary-of-independence

Zvicër, mediat shënjestrojnë Xhakën


Edhe pse një fitore e pastër dhe thuajse e thjeshtë ajo e Zvicrës përball Shqipërisë 2-0, falë gabimeve të mbrojtjes sonë, me sa duket mediat zvicerane nuk janë edhe aq të kënaqura, e nën shënjestrën e tyre është Granit Xhaka. 
Mesfushori i Borusia Myshengladbahut është konsideruar prej tyre se e ka falur golin e tretë, pikërisht në një rast në minutat e fundit të takimit. Për mediat zvicerane ishte një tolerim, mungesë dëshire për t’i shënuar Shqipërisë.
Sipas komentatorit vendas, një nga të rinjtë më teknik dhe me më shumë të ardhme në Europë, nuk mund të gabojë një rast si ky ku mjaftonte vetëm ta shtynte topin në portë. Analizën e tij ai e mbyll me fjalinë: “Xhaka duhet të jetë i kënaqur, pasi nuk i shënoi Shqipërisë.”
Mesfushori kosovar i pyetur për këtë episod deklaron se ishte thjesht një moment hutimi dhe mungese kontrolli i topit, duke e anashkaluar me faktin se të paktën fitoi Zvicra. Për trajnerin Hitcfeld, Xhaka ashtu si edhe Shaqiri janë lojtarë shumë të rinj dhe tifozeria e shumtë shqiptare në Swissport Arena të Lucernës, ushtroi shumë presion.  “Ishte i lodhur, por sigurisht që kishte dëshirë ta shënonte atë gol”, thotë Hitcfeld.
Ndërkohë pyetjes që i mundoi shumë tifozë e sportëdashës shqiptar nga të gjitha trevat ishte ajo se përse këta lojtarë nuk zgjodhën Shqipërinë? I pyetur nga mediat zvicerane Xherdan Shaqiri, konfirmon: “Nuk luaj me Shqipërinë sepse nuk më ka pyetur njeri ndonjëherë nëse dua apo jo të luaj me Shqipërinë, gjithsesi, ishte një ndeshje emocionuese”.
Një deklaratë e tepërt kjo e Shaqirit, ashtu si e di edhe ai vetë më mirë, që në bazë të rregulloreve ndërkombëtare të FIFA-s nuk është e mundur që ai të luante me përfaqësuesen shqiptare, kur kishte debutuar me Zvicrën në U17 dhe nuk posedonte një pasaportë shqiptare. Ndërkohë FSHF përvecse konfirmon këtë gjë, thekson edhe një herë ndjekjen e cdo emri të spikatur të futbollistëve shqiptar të lindur apo rritur jashtë, për t’i afruar brenda afatit të lejuar, ose minimumi për t’i pajisur me pasaportë shqiptare, që t’i lë më pas në dorë atyre zgjedhjen se ngjyrat e kujt flamuri do të përfaqësojnë.

e mërkurë, 12 shtator 2012

Valon Behrami ofendon tifozat Kuqe Zi

Futbollisti me origjine shqiptare i kombetares Zviceriane Valon Behrami, ka bere nje loje te ndyre dhe te turpshme kunder kombetares se kombit te tij, eshte gezuar si i cmendur me fitoren qe ka bere kombetarja zviceriane kunder asaj shqiptare.
Behrami feston, luan per karton te kuq sikur po luante kunder Serbve dhe ne fund ne intervista per mediat europiane provokon :
Nuk jam tradhetar i kam kerkuar tifozeve qe te flas me ta por ata jane te PA KULTURUAR DHE SKANE NIVEL !

Behrami eshte njeri shume i ulet se para disa vitesh i eshte bere ftese nga kombetarja shqiptare dhe ky e refuzoi, ketej thot jam shqiptar e pastaj i ul poshte shqiptaret.
Per me teper shikoni videon e meposhtme

Rita Ora, si duket pa paruke?


 Rita Ora, e cila gjatë fundjavës ka qëndruar në Prishtinë, për xhirimet e videoklipit të saj të ri, vazhdon të komentohet nga mediat britanike për veprimet e saj derisa ishte në Kosovë.
Mediat britanike janë fokusuar në një paraqitje të së dielës mbrëma, kur Rita është shfaqur me flokët e saj natyrale, që janë më të shkurtra nga ato që zakonisht i shohim në paraqitjet e saj publike.
Duket se 21 vjeçarja kishte nevojë për një mbrëmje pa shumë glamur dhe ka vendosur që t’i lë flokët e saj bionde në hotel, për tu shfaqur me flokë të errëta, të vena pas veshëve.
Nuk ka munguar buzëqeshja e saj dhe buzëkuqi i ndezur.
Në këtë mbrëmje, ajo ka takuar një zonjë, që besohet të jetë gjyshja e saj, e cila i ka dhuruar disa rruaza, që femrat në Kosovë tradicionalisht i bartin.
Pas largimit nga Kosova, Rita ka fluturuar për në Los Angeles, ku do të vazhdojë me obligimet që e presin atje.

e martë, 11 shtator 2012

Cfare mendoni per kete mesazh te Xherdan Shaqiri?


Rrufeja vret një ekip të tërë (VIDEO)


Një nga vdekjet më të çuditshme masive është vdekja e 11 lojtarëve të një skuadre futbolli në Republikën Demokratike të Kongos kur një vetëtimë ra mu në mes të fushës.
Ndërkohë që binte shi dhe moti dukej se po përkeqësohej po zhvillohej ndeshja mes Bena Tshadi dhe skuadrës vizitore Basanga në lindje të provincës së Kasai-t. Pikërisht kur tabela shënonte rezultatin 1 me 1 një vetëtimë goditi mu në mes të fushës. 11 lojtarët e skuadrës vizitore vdiqën të gjithë.
30 njerëz të tjerë pësuan dëmtime, sidomos djegie, ndërsa asnjë nga lojtarët e skuadrës vendase nuk pësoi as dëmtimin më të vogël.

e hënë, 10 shtator 2012

Rita xhiron me flamurin e Kosovës (Video)


(E plotësuar) Këngëtarja Rita Ora sot është duke i vazhduar xhirimet e saja për klipin e ri, përmes së cilit ajo ka qëllim të promovojë vendin tonë nëpër botë.
Madje ajo nuk po mjaftohet vetëm me pamje nga vendi, por ka xhiruar pjesë edhe me flamurin e Kosovës, të cilin e mbanë të lidhur në qafë, gjë që edhe njëherë dëshmoi dashurinë dhe kujdesin e saj ndaj popullit dhe vendit të vet..
Qëllimin e saj Rita e ka konfirmuar edhe në takimin që ka pas sot me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi Rita ka thënë se dëshiron që botës t’ia shfaq në anë të bukur të vendit të saj. Rita Ora ka shprehur falënderime të veçanta për ministrin për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar ndaj saj.
ër qëndrimin e saj në vendlindje kanë shkruar edhe mediat prestigjioze amerikane.
Në njërën prej tyre shkruhej:

“Këngëtarja senzacionale Rita Ora tashmë ka arritur sukses në shumë vend të botës me hitet e saja të deritanishme. Por ajo ka vendosur të kthehet mbrapa, aty ku ka lindur, në Kosovë, për të regjistruar videoklipin e saj të ri. Rita ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, (që dikur njihej si Jugosllavi) dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe kur ishte vetëm një vjeçare”.
Kënga të cilës po i punohet klipi, është “Shine your light”, këngë kjo që bënë pjesë në albumin e saj të parë, ORA.

Rita Ora: Si ndjehem në Kosovë


Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e klipit të saj në Kosovë dhe se nuk e ka ftuar Presidentja Atifete Jahjaga për koncert, por ka ide që të bëjë një koncert.

Ajo gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, të dielën pasdite u takua edhe me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, për të cilin nuk kishte ditur që është këngëtar.

Ajo tha që po ndihet mirë që është në Kosovë së bashku me bashkëpunëtorët e saj për kripin, ku fëmijët dhe të tjerët e kanë bërë të duket shumë më mirë.

“Jam kënaq, nuk dijë si të tregoj që jam gëzuar që videoklipi është përfunduar. Më falni që nuk dijë shqip fatkeqësisht, por do të provojë. Faleminderit që keni ardhur dhe shpresoj që t’iu pëlqejë kur të dal”, ka thënë ajo.

Ajo tregoi si bashkëpunëtorët e saj janë çuditur kur ka treguar që klipin do ta realizojë në Kosovë, por tash të gjithë e pëlqejnë, si qytetarët që janë këtu , po ashtu edhe ushqimin.

“Kam vendos ta bëjë klipin në Prishtinë, sepse jam lind në Prishtinë, kam familjen këtu dhe gjithmonë kam deshtë të shoh bukuritë që ka Kosova”, ka thënë ajo, citon Kosovapress.

Kurse, e pyetur për lidhjen e saj më vëllain e Kim Kardeshian, Rita tha se për momentin është singel, por e rrethuar me shoqëri, prej tyre edhe meshkuj.

Ajo nuk ka marr ftesë as për festën e 28 Nëntorit nga Shqipëria, por thotë që nëse ka mundësi do të jetë prezent në Shqipëri.

Rita Ora, koncert bamirësie në Kosovë


E diela ka qenë një ditë super e ngarkuar për Rita Orën. Pasi ka bërë pak qejf në një klub nate, mëngjesi i së dielës e ka gjetur atë përsëri duke xhiruar. Në orët e mbrëmjes, të dielën, ajo është kthyer në hotel për të realizuar një takim të shkurtër me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, i cili e ka pritur goxha gjatë atë. Më pas Rita ka dalë në një konferencë për media nga ku ka treguar se po planifikon të mbajë një koncert në Prishtinë.
“Kur ta bëj një koncert këtu dua të jetë diçka e madhe”, ka thënë Rita. “Dua ta bëj një koncert për bamirësi në Kosovë”. Por Rita nuk ka caktuar ndonjë datë se kur do ta realizojë këtë koncert. “Nëse nuk do të jetë këtë vit, do të jetë gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë ajo.

Rita, mbresa të mira nga Kosova (Foto/Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e klipit të saj në Kosovë. Ajo ka thënë se po ndihet mirë që është në Kosovë së bashku me bashkëpunëtorët e saj për klipin, ku fëmijët dhe të tjerët e kanë bërë të duket shumë më mirë.

“Jam kënaqur, nuk di si të tregoj që jam gëzuar që videoklipi është përfunduar. Më falni që nuk di shqip, fatkeqësisht, por do të provoj. Faleminderit që keni ardhur dhe shpresoj që t’iu pëlqejë kur të dalë”.
“Kam vendosur ta bëj klipin në Prishtinë, sepse jam lindur në Prishtinë, kam familjen këtu dhe gjithmonë kam dashur të shoh bukuritë që ka Kosova”, ka deklaruar Rita.
E pyetur për lidhjen e saj më vëllanë e Kim Kardeshian, këngëtarja ka theksuar se për momentin është vetëm.
Siç transmeton Kosovapress, ajo ka thënë se nuk është ftuar presidentja Atifete Jahjaga për koncert, por ka ide që të bëjë një koncert. Po ashtu, Rita nuk ka marr ftesë për festën e 28 Nëntorit nga Shqipëria, por thotë që nëse ka mundësi do të jetë prezente atje.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, krijuesja e hitit “Hot Right Now” të dielën pasdite u takua me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, për të cilin nuk kishte ditur që është këngëtar.
“Puna jote, suksesi yt, gjithë ai imazhi yt që e ke transmetuar gjithandej globit ka bërë krenarë gjithë Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Për ne je imazhi më origjinal, krenaria dhe vlera që ka ky popull”, kështu i ka thënë ministri Krasniqi këngëtares së famshme nga Kosova.
Ai i ka dhuruar asaj instrumentin e lashtë ilir, okarinën si dhe hyjneshën në fron, si simbole të civilizimit të hershëm në Kosovë. E Rita ka zgjedhur t’i japë ministrit albumin e saj të parë të titulluar “Ora”, i cili ka disa ditë që është lansuar dhe është në top listën e albumeve më të pëlqyera në botë. /Telegrafi/

e diel, 9 shtator 2012

Peticion! 100-vjetori i pavarsisë në Google


Të gjithë e dimë se Google me rastin e festave, ose lindjen/vdekjen e një personi shumë të rëndësishëm, vendos një ‘doodle’, ose ndryshon logon e saj në Homepage.. Por ne duam që edhe 100 vjetori i pavarsisë të vëndit tonë të publikohet për të gjithë botën më 28 Nëntor.
Prandaj dhe kemi nisur një peticion, që të mbledhim sa më shumë ‘firma’ që t’i bëjmë thirrje Google, që edhe pavarësia e Shqipërisë të njihet nga Google si një eveniment i rëndësishëm.
Kështu që jeni të lutur të firmosni peticionin, dhe t’u thoni sa më shumë shokë dhe shoqeve që të jetë e mundur. Kjo mund të bëhet një realitet. Kjo mund të bëhet realitet vetëm n.q.s ju themi të gjithëve!
Klikoni linkun me poshte per te votuar
http://www.change.org/petitions/google-have-a-doodle-for-albania-s-100-year-anniversary-of-independence

Elbasan, dasma kthehet në tragjedi, vritet me thikë 56-vjeçari

ELBASAN – Një ceremoni martesore është kthyer në një tragjedi, pasditen e sotme në Elbasan. Burime nga policia bëjnë të ditur se një person është vrarë me thikë, gjatë një dasme në fshatin Jagodinë të Elbasanit. 

Mësohet se viktima është 56-vjeçari Pëllumb Beleku nga Cerma e Lushnjës, ndërkohë që autori i ngjarjes dyshohet fqinji i të zotit të dasmës, Blerim Esja. 

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale mes dasmorëve, teksa ishin nën efektin e alkoolit. 

Në përpjekje për të ndarë autorin dhe viktimën, kanë mbetur të plagosur edhe dy dasmorë të tjerë, Mariglen dhe Edmond Dushku. Ata janë transportuar në spitalin rajonal, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe rrethoi një banesë në fshat, ku mendohet se është fshehur autori i ngjarjes. 

Stresi, tjetër këngë të jashtëzakonshme

Reperi nga Shqipëria, Stresi, ka lansuar këngën e tij të re bashk me Emilianon dhe Kulayde, të titulluar “Now Am Ballin”.
Kënga e cila ka edhe videoklipin bazuar në sekuencat e regjistrimit të këngës në studio, është ndër këngët më të mira hip-hop të realizuara gjatë kësaj vere, pasi është shkalla më e lartë dhe niveli më i lartë i kohës në hip-hop.
Stresi së fundmi arriti sukses me këngën “Lambo”, që u shndërrua në hit të madh.

Shumë video nga xhirimet e Rita Ores ne Prishtinë

SHTES^VIDEO TE REJA:::::ShtypiDites ju sjell video Ekskluive nga xhirimet e Rita Ores ne Prishtinë.Keto video janë te sjellura nga “Valamala”(Valon Maloku)apo me mirë i njohur si “Prralla me tupan”e qe tash nje kohë te gjatë vepron me TV Programin “1st channel”


Këngëtarja shqiptare Rita Ora e cila sot ka arritu në Prishtinë, pa humbur kohë ka filluar xhirimet e videoklipit.
Ajo ka xhiruar tek ‘NEW BORN’ dhe aty është pritur nga qindra fansa të saj ë cilët e kanë përshëndetur atë.
Edhe Rita është treguar shumë e afërt me ta duke i përshëndetur.
Madje Rita Ora thoshte se tani do qajë nga emocionet kur shihte ata qindra fansa, të cilët e kishin pritur aty për rreth 2 orë.
Rita u kërkoi falje për vonesën duke thënë se është dashur të përgaditet për videoklip.
“I kom la flokt, i kom ly buzt, jom përkujdes për fytyrë” ishin këto arsyet e Ritës për vonesë.
Megjithatë pak kujt i interesonte vonesa e saj kur shihte atë duke qeshur e duke kërcyer mbi shkronjat e “NEW BORN”
Rita ka xhiruar 3 herë të njejtën këngë për tu siguruar që gjithçka do jetë perfekte. Ajo gjatë gjithë kohës ka qëndruar mbi shkronjën “E”.
Shiko videot ne vazhdim



Rita Ora xhirime para NEW BORN (Foto dhe video)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora e cila sot ka arritu në Prishtinë, pa humbur kohë ka filluar xhirimet e videoklipit.
Ajo ka xhiruar tek ‘NEW BORN’ dhe aty është pritur nga qindra fansa të saj ë cilët e kanë përshëndetur atë.
Edhe Rita është treguar shumë e afërt me ta duke i përshëndetur.
Madje Rita Ora thoshte se tani do qajë nga emocionet kur shihte ata qindra fansa, të cilët e kishin pritur aty për rreth 2 orë.
Rita u kërkoi falje për vonesën duke thënë se është dashur të përgaditet për videoklip.
“I kom la flokt, i kom ly buzt, jom përkujdes për fytyrë” ishin këto arsyet e Ritës për vonesë.
Megjithatë pak kujt i interesonte vonesa e saj kur shihte atë duke qeshur e duke kërcyer mbi shkronjat e “NEW BORN”
Rita ka xhiruar 3 herë të njejtën këngë për tu siguruar që gjithçka do jetë perfekte. Ajo gjatë gjithë kohës ka qëndruar mbi shkronjën "E".
Shtypi Dites sjell edhe një xhirim te shpërndare nga "Perrallë me tupan".










Pse u refuzua prefiksi per Kosoven?

Agjencia e specializuar e OKB në fushën e teknologjive të informacionit ka rrezuar shanset e Kosovës për të marrë prefiksin e Shqipërisë 355, siç u votua përmes një rezolute te Kuvendit të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, Hamadoun Toure, tha gjate një konference me kryeministrin Berisha ne Tirane, se prefiksi ndryshohet, kur një vend njihet nga OKB-ja. “Kodet përcaktohen nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve dhe do të ishte një precedent serioz nëse një parlament kombëtar vendos të përdorë një kod nga një vend tjetër. Kur vendi njihet nga Kombet e Bashkuara, atëherë ne vendosim t’i japim këtij vendi kodin. Ky kod jepet dy orë pas deklarimit të Kombeve të Bashkuara. Ne përgatitemi teknikisht për këtë dhe e bëjmë që të shmangim çështjet politike nga ato teknike. Ne nuk jemi organizatë politike dhe si e tillë ia kemi dalë të funksionojmë edhe gjatë luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë,” u shpreh Toure. Kryeministri Sali Berisha u shpreh parimisht dakord me vendimin e parlamentit te Kosovës por shtoi se nuk njihte efektet financiare te tij. “Jam në parim plotësisht dakord. Ideja është e shkëlqyer. Duhet të konsultohem me ekspertët e fushës edhe të financave. Nuk e di nëse në rrafshin financiar Kosovës i krijon shmangie, duhet të studiohet gjerësisht, por në parim jam absolutisht dakord,” tha Berisha. Një dite me pare, parlamenti i Kosovës votoi pro marrjes se prefiksit te Shqipërisë, duke zëvendësuar ato aktuale, te Serbisë, Sllovenisë dhe Monakos.

Noizy ben aksident me makin…. (video)


shtypidites.blogspot.com
Gjate rruges per tu   kthyer ne  kosove   noizy  i ka ndodhur nje aksident,edhe gjendja e tij  paraqitet shum keq  …

Tani ai ndodhet ne spitalin  ushtarak  ne Tiran edhe gjendja paraqitet shum keq ,ka edhe rrezike vdekje !
Per me teper shikoni videon  e mundesuar nga Top-Channel!