e premte, 14 shtator 2012

Këngë për Granit Xhakën, shqiptari i Zvicrës (video)


 Ylli shqiptar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka ka qenë i shumë përmendur ditëve të fundit në mediat zvicërane dhe shqiptare para dhe pas ndeshjes Zvicër-Shqipëri.

Ata që e quajtën tradhtar, siç raporton shqiptarja, gabuan, ata që i thanë shqiptar, këtë e vërtetuan, pasi që Graniti pas ndeshjes, midis stadiumit zviceran e konfirmoi këtë me deklaratën ku tha se është krenar që është shqiptar.

Më shqiptar u duk edhe në fushë ku në një rast ai si duket qëllimisht huqi, duke e falur atdheun e tij, Shqipërinë.

Duke qenë krenar që është shqiptar, atij i është kushtuar edhe një këngë shqip, e cila ka filluar të dëgjohet shumë këto ditë e fundit. 

Nuk ka komente:

Posto një koment