e shtunë, 21 prill 2012

Arbri i propozon Gertës fejesë në BB

Banori i BB5 Arbri nga Kosova, nuk dihet nëse e kishte seriozisht, por ai i ka propozuar publikisht fejesë Gertës.

Ja se si ka rrjedhur ngjarja:

Arbri e Gerta qëndrojnë në oborr, ku Arbri e pyet Gertën: “Nëse e porosis një unazë për ty, do ta pranojë?” e Gerta mohon.

Ai shton: “Përse të mos fejohemi këtu brenda?”, ndërsa ajo i thotë me shaka se Arbrit i bëri keq dielli ose dreka që hëngri.

Arbri vazhdon ta pyesë e Gerta thotë se Arbri po bën si fëmijë, dhe po çmendet, ndërsa ai i dedikon një këngë. Arbri afrohet pranë Gertës për ta puthur, por ajo largohet dhe i kërkon Arbrit të pushojë.

Pranë tyre afrohet dhe Ermali, e të dy së bashku ngacmojnë Gertën.

e premte, 20 prill 2012

Vjedh benzinën nga vetura e policisë dhe poston fotot në Facebook!

Një 20 vjeçar u arrestua këtë javë, pasi që dyshohet se ai ka vjedhur benzinën nga vetura e policisë, dhe atij i është dukur qesharake sa që ka postuar foton edhe në Facebook.
Në foto, ai shihet duke vjedhur benzinën nga vetura e policisë dhe e dashura e tij duke e fotografuar me telefon. Ai u akuzua për vjedhje të paligjshme dhe e kaloi natën në qeli, edhe pse ai pohonte se e gjitha ishte një shaka e vogël.
Ai pohoi se ishte duke shëtitur me të dashurën e tij dhe papritmas shikuan një veturë të policisë të parkuar matanë rrugës, aty ju erdhi ideja që të bëjnë një skenë qesharake kinse duke vjedhur benzinë nga vetura e policisë dhe pastaj e postuan foton në Facebook.
Pas publikimit të fotos, ai shikoi se fotografia është përhapur shumë dhe në fund përfundoi në duart e departamentit të policisë lokale. Pas lëshimit nga burgu, ku u vërtetua se e gjitha ishte një shaka, ai postoi një status në Facebook, duke thënë: “një foto në Facebook më dërgoi në burg. lol. megjithatë ishte shumë interesante.”

Femra qe cmend meshkujt

Hope e cila në vitin 2010 mori çmimin Yll i Playboy-t është e gjatë 178 cm, ndërsa më herët ishte fytyra e Versace-it dhe shumë shtëpive të mëdha të modës.
Ylli i Playboy-t, manekinia 26 vjecare Hope Dworaczyk ka xhiruar një editorial sexy me veshje të brendshme dhe sërish ka treguar se është një ndër femrat që meshkujve u ikën truri.
Hope e cila në vitin 2010 mori çmimin Yll i Playboy-t është e gjatë 178 cm, ndërsa më herët ishte fytyra e Versace-it dhe shumë shtëpive të mëdha të modës.
Në lidhje me zhveshjet që bën në Playboy thotë se e ka pyetur gjyshen dhe se gjyshja i ka dhënë leje. “Kur gjyshja ime thotë se i pëlqejnë fotot nudo që bëj, për të tjerët as që më intereson çfarë mendojnë”

Terroristi më budalla i të gjitha kohërave

Kapja e komandantëve talibanë zakonisht kërkon mund të madh, shpenzime të mëdha dhe operacione mjaft të komplikuara. Megjithatë, jo gjithmonë ndodh ashtu.
Javë më parë në provincën Paktika në Afganistanin lindor, komandanti taliban Mohammad Ashan është paraqitur në një stacion policor me një urdhër arresti në duar, në të cilin gjendej fytyra e tij dhe ka kërkuar shpërblimin prej 100 dollarësh, ashtu siç premtohej në fotografi.
Autoritetet afgane e kanë arrestuar menjëherë, duke qenë se Ashan është i dyshuar për organizmin e së paku dy sulmeve mbi forcat afgane të sigurisë.
Kur forcat amerikane kishin ardhur për të konfirmuar nëse ishte vërtet Ashani, ata nuk kishin mundur të besonin.
“E pyetëm: ‘A je ti ky?’. Mohammad Ashan u përgjigj me një entuziazëm të jashtëzakonshëm: ‘Po, po, un jam! A mund ta marr shpërblimin tim tash?”, ka treguar për The Washington Post një përfaqësues i forcave amerikane, Matthew Baker.
Më pas, përmes skanimeve biometrike është treguar se bëhej fjalë për personin e vërtetë dhe ai është mbajtur në arrest. 

Këtij i thonë ‘fat i zi’...

Një egjiptian, i cili për herë të parë vendosi që të vizitonte ndonjë faqe pornografike, u befasua “jo pak” kur videoja e parë që e gjeti tregonte gruan e tij me të cilën është në martesë që 16 vite.
Pasi e ka shikuar xhirimin shqetësues, burri i identifikuar si Ramadan është konfrontuar me gruan e tij, e cila nuk ka pasur zgjidhje pos të pranojë dhe t’ia tregojë detajet e të kaluarës së saj ku përfshihen 11 filma pornografikë.
Kjo nuk është e tëra... Ajo që vërtet e ka shokuar Ramadanin është se – përkundër martesës 16-vjeçare dhe katër fëmijëve që kishin së bashku – gruaja i ka thënë se asnjëherë nuk e ka dashur.
“Gjeta 11 filma që shfaqnin gruan time në skena të pahijshme me të dashurin e saj... Ishte hera e parë që shikoja një film pornografik dhe e bëra vetëm për kuriozitet”, ka thënë ai për gazetat egjiptiane.
“Gruaja fillimisht më akuzoi se nuk jam normal. Pastaj mi pranoi të gjitha dhe më tregoi se është akoma e dashuruar në ish të dashurin, sepse ai është i ri sa ajo, ndërsa unë jam një plak”, ka deklaruar Ramadani nga Dakhalia.