e martë, 14 gusht 2012

Seldi duke…. (FOTO)


Një konflikt mes tyre që zgjati pothuaj një vit, dhe që tashmë duket se mosmarrëveshjet janë sheshuar. Sinan Hoxha dheSeldi Qalliu janë rikthyer sërish në bashkëpunimet e tyre, dhe natyrisht që këtë verë po marrin më shumë oferta për të kënduar të dy në koncertet që organizohen në Shqipëri dhe jashtë sajm shkruan Panorama.
Ashtu si një vit më parë, kur xhiruan duetin e tyre me veshje të bardha, ata rikthehen bashkë në koncerte të shumta, që kanë të planifikuara në axhendat e këtij viti, jo vetëm në plazhet e shqiptare, po kudo në Evropë.
Seldi e ka konsideruar këtë periudhë një moment të artë në karrierën e tyre, pasi me rikthimin së bashku me Sinanin kanë çdo ditë të kalendarit të prenotuar.
Kohët e fundit ata janë rishfaqur së bashku, duke rikthyer imazhin e një dysheje skenike që patën sukses bashkë.
Konfirmimin e rikthimit e dha Seldi me hyrjen në “Dancing With the Stars”, ku u fol për plane të reja bashkëpunimi në muzikë me Sinan Hoxhën. Ai pohoi se në fakt mes tyre nuk kishte ndodhur ndonjë konflikt i madh, madje ata me këtë rast i bënë një testim publikut nëse ai i kërkon në skenë më shumë bashkë apo të ndarë. Dhe gjatë periudhës që kanë qenë të veçuar, kanë kuptuar se pavarësisht ftesave të ndryshme për koncerte, publiku preferon t’i shohë bashkë.
“Në duet me Sinanin natyrisht që kemi më shumë ftesa për koncerte, që tani në verë janë çdo natë, dhe po ashtu më shumë para”, thotë Seldi.