e shtunë, 4 gusht 2012

Greta Koçi: Diplomohet për shkenca politike

Nënkryetare e forumit rinor të Partisë Demokratike, e tanimë me një diplomë në xhep.
Këngëtarja bukuroshe Greta Koçi është diplomuar për shkenca politike, pasion i cili rritet çdo ditë bashkë me angazhimin e saj me të rinjtë e PD-së.
Greta Koçi është ndër më të përkëdhelurat e kryeministrit, i cili në çdo event rinor, ka në krah vajzën tashmë të diplomuar.

Adelina Ismaili “ekspozon” gjoksin ! (FOTO)

Adelina Ismaili po vazhdojnë të mbajë koncerte në diasporë e në Kosovë, duke e promovuar kështu hitinë e saj të fundit- “Ku ma ke”. Ajo se fundmi ka qenë në nëj concert në Gjilan. Nga fotot e publikuara në funpage e saj në “Facebook” shihet se ajo ka qenë mjaftë provokuese, sic ka ditur të gjithë gjithmonë. Madje në një rast shihet se ka pas telashe, duke rrezikuar që të ekspozojë gjunjët e saj në tërësi. Por, një fjalë popullore tanimë është në Kosovë: “Adelinës ja ka anën për gjithçka”. E kjo deshmohet nga numri i madh i adhuruesve te saj qe e percjellin ne cdo cep te Kosoves, ne cdo qytet apo fshate. Tani edhe ne Europë.




Edhe Enxhi & Stresi e rruajne… Foto



Dëshirës për të rruajtur kokën dhe për tu bërë tullace duket se nuk i ka shpëtuar as Enxhi Kamenica dhe as ish i dashuri i saj reperi, Stresi.
Si shumë këngëtare shqiptare dhe kosovare edhe Enxhi ka preferuar të bëhet tullace, madje nga fotot vëmë re që edhe i ka lyer ato të kuqe.
Ndërsa Stesi ka postuar në Facebook, një fotografi teksa po qethet live në një sallon parukerie. Nuk e dimë nëse këtë e kanë bërë për ti bërë sfidë njëri-tjetrit, por që janë qethur këtë e dimë me siguri.

Genta Ismajli: Rrihet nga Dj i saj personal

Ka mjaftuar një debat dhe këngëtarja Genta Ismajli, është rrahur dhe goditur nga Dj i saj personal, Dj. Roni. Sherri ka ndodhur në një koncert në Malishevë, një qytezë e vogël në Kosovë, ku këngëtarja ishte e ftuar të këndonte dhe performonte.
Dëshimtarë të shumtë në vendngjarje konfirmojnë për TH&TH se këngëtarja i ka bërtitur Dj-t të saj dhe ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Nuk e dimë se çfarë masash do të marr këngëtarja, por dëshmitarët thonë se skena që ata kanë parë nuk ka qenë fort e këndshme as për ta, as për vet këngëtaren.  


Fjolla publikon fotot që bën në banjë…

Që nuk ka vajzë që të mos bëjë një foto në tualet, është vështirë se gjendet. Krejt normale në fakt, pas trukut dhe veshjes për të dalë, secila do një konfirmim të punës që ka bërë e pse jo, një memorizim të çastit kur çdo gjë duket perfekte.


Por, në rastin kur vajza është një këngëtare, është më selektive në prezantimin e tyre. Pasi kjo foto e Fjolla Morinës, vajzës që do medoemos të jetë pjesë e muzikës shqiptare, mund të jetë shumë mirë për albumin personal të saj, por jo për t’u prezantuar tek publiku. Kështu Fjolla, herë tjetër o zgjidh ambientin e duhur për të pozuar, ose mbaji për vete këto foto…



Ja 9 gjerat qe nuk dini per Facebook


Dihet se facebook është media sociale më e famshme sot në botë. Është media e cila ka thithur numrin më të madh të klikuesve dhe ka numrin më të madh të përdoruesve që janë regjistruar në të, por njëkohësisht është media që ndryshon dita ditës rregulloren dhe parametrat e saj.
Pra, siç citon alb-observer.com, duhet gjithnjë të jemi në gatishmëri për t’u kujdesur për parametrat e llogarisë tonë e të kujdesemi për sigurinë e saj. Por, nuk është vetëm kjo që përdoruesit e facebook-ut nuk vënë re, janë shumë gjëra të tjera të cilat ne i injorojmë…
Cilat janë ato?
1. Një përdorues mesatar në facebook ka rreth 130 miq.
Por, ju mos u shqetësoni për publicitetin tuaj në median sociale, pasi mesatarja e numrit të miqve arrin në 130, ndërsa femrat e kalojnë disi lehtë këtë shifër. Madje, ajo që duhet theksuar është fakti se, çdo përdorues i facebook-ut, nuk komunikon apo shkëmben fotografi dhe informacione të tjera me më shumë se 7 persona.
2. Më shumë se 25% e përdoruesve janë ndarë për shkak të facebook-ut.
Në një studim të kryer posaçërisht në vitin 2010, u zbulua se në 1000 përdorues që morën pjesë, 25% e tyre mësuan se ishin ndarë nga statusi i Bashkëshortëve të tyre në Facebook. Mbi 75% prej tyre që mësuan lajmet e këqija, ishin meshkuj!
3. Facebook nuk lejon të publikohen fotografi me nëna që i japin gjoks fëmijës.
Sigurisht që keni parë shumë fotografi me femra të zhveshura, deri dhe faqe me dhunë, por facebook është shumë i ashpër me disa tema të cilat i konsideron delikate dhe nuk lejon publikimin e tyre, ku veçojnë nënat që u japin gjoks fëmijëve. Në studimin e bërë, 1000 femra të cilat “publikuan” fotografi të tilla, morën një mesazh ku u njoftohej se ndalohet publikimi i fotografive të tilla.
4. Facebook është fajtor për 1 në 5 divorce
Sipas studimit amerikan të kryer nga Akademia e Avokatëve të së Drejtës Familjare, 1 në 5 divorce fajëson facebook-un, pasi njëri në çift gjeti mesazhe… tek profili apo në kutinë postare të bashkëshortit/es së tij!
5. Al Pacino ishte “personaliteti” i parë i facebook.
Duhet ta mbani mend që në 2007-ën, para se të hynit në facebook shfaqej e krijuar me numra dhe germa një fytyrë. Pra, ajo fytyrë ishte e Al Pacinos, të cilën e kishte krijuar miku i Zouckerberg, Andrew McCollum.
6. 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi ata kanë bërë seks!
Siç duket, pas cigares dhe gjumit, facebook-u tashmë është pjesë e pandarë e jetës së të rinjve, pasi sipas një studimi të bërë, 35% e përdoruesve nën moshën 36-vjeçare, hyjnë në profilin e tyre për të parë mesazhet pasi kanë bërë seks!
7. Më shumë se 350 milionë njerëz janë të pasionuar marrëzisht me facebook-un dhe kanë varësi prej tij.
Një ekip psikologësh amerikanë, pohoi se më shumë se 350 milionë njerëz kanë varësi nga facebook dhe se paraqesin simptoma mungese në përqendrim, si dhe simptoma nervozizmi nëse ata nuk kontrollojnë shpeshherë profilin e tyre.
8. Përdoruesit e facebook-ut, kanë nivel më të ulët shkollor sesa ata që nuk e përdorin atë.
Studimi u krye nga Universiteti i Ohajos dhe tregoi se përqindja më madhe e njerëzve me nivel të lartë shkollor dhe që kanë kryer studime pasuniversitare, nuk disponojnë profile në facebook.
9. Një restorant ofronte hamburger për të gjithë ata të cilët fshinin 10 miq nga profili i tyre në facebook.
Është e vërtetë se në 2009-ën, një restorant dhuronte një hamburger special për atë që  kishte fshirë 10 miq nga profili i tij.
Më pas, administratorët e restorantit, u dërgonin mesazhe miqve të fshirë ku u shkruanin: “Miku juaj ju fshiu për një hamburger!”.

“Get it started”, ky është videoklipi i ri i Shakirës


“Get it started” titullohet kënga e re e Shakirës, videoklipi i të cilës sapo ka kalë.
Ashtu siç ishim informuar, në këtë video klip të ri, këngëtarja kolumbiane shfaqet bashkë me Pitbull.
Vlen të theksojmë se Shakira është më seksi se kurrë dhe fustani në ngjyrë floriri e bën akoma më hot!
Shijoni në videon e mëposhtme, këngën e re të Shakirës

Shtyp me traktor makinat e policisë

Një fermer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërroi shtatë makina policie, pasi u kaloi përsipër me traktorin e tij. 

Ngjarja ndodhi ditën e enjte në shtetin e Vermontit, kur 34-vjeçari Roger Pion, i dyshuar për zotërim droge, vendosi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë me traktor.

Ai drejtoi mjetin drejt komisariatit të policisë, me vetëdije të plotë, duke shkatërruar makinat, në mënyrë që të shmangte ndjekjen e tij.

Më pas, fermeri u largua në drejtim të paditur, ndërsa policia lokale, për arsye të kuptueshme e kishte të pamundur ta gjurmonte.

Një dëshmitare, Rene Morris, përshkroi ngjarjen në një gazetë rajonale. “Nuk po u besoja dot syve, kur pashë se si traktori po shtypte një nga një makinat e rajonit të policisë. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte. Fatmirësisht, nuk kishte njerëz në makinë, sepse do të kishin përfunduar shumë keq”. 

e premte, 3 gusht 2012

Ja kush është Vali Corleone në të vërtetë !


Te gjithe kemi degjuar ditet e fundit per djalin 29 vjecar nga Gjilani i cili ben jete te shthurur me makina dhe femra te bukura qe e shoqerojne. Ndoshta keni menduar se eshte nje mafioz qe i ka krijuar parate ne menyre jo te ndershme, por e verteta eshte ndryshe. Emri i tij i vertete eshte Valdrin. Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashtice nga komuna e Gjilanit, dhe kane rreth 50 vjet qe jetojne ne Gjilan. Familja e tij eshte e njohur per biznesin e metrazheve dhe sixhadeve. Firma mban
emrin “Nota Center” dhe eshte e njohur ne te gjithe Kosoven.  Vali eshte djali i vogel ne familje dhe njihet ne qytet si nje djal capken dhe qe ben cfare i do qejfi. Megjithate jeten luksose e ben e gjithe familja e cila gjithashtu eshte e mbrojtur nga roje private.

Zbulohet Sekreti i Mona Lises


Arkologet thone qe ata kane gjetur nje skelet te plote te varrosur nen dyshemene e nje manastiri te braktisur ne Firence ne Itali.
Skeleti mund t’i perkase Lisa Gherardinit, gruas e cila mendohet qe e ka frymezuar Leonardo Da Vinci-n per Mona Lisa-n e tij.
Kockat jane gjetur nen mbetjet e nje altari.
D’Aquino dhe koleget e saj germuan neper me shume se 1 meter beton perpara se te mund te arrinin deri tek skeleti.
Gjuetia e kockave e cila nisi qe vitin e kaluar, ka si qellim qe te mund te rindertoje fytyren e Lises per te pare nese tiparet e fytyres se saj perputhen me ato te piktures ikonike qe varet ne Muzeun e Luvrit ne Paris.
Ne fakt shume studioze mendojne qe Mona Lisa, e njohur si Gioconda ne Itali apo si La Joconde ne France, eshte portreti i Lisa Gherardinit, nje pjesetareje te nje familje te vogel fisnikesh me origjine rurale e cila u martua me tragtarin e pasur Francesco del Giocondo.
Ky projekt ambicioz eshte i drejtuar nga Silvano Vinceti, president i nje organizate private te njohur si National Committee for the Promotion of Historic and Cultural Heritage.
Vinceti i ka bazuar kerkimet e tij ne dokumentat e gjetura nga historiani Giuseppe Pallanti disa vjet me pare.
“Lisa Gherardini ka ekzistuar vertet dhe jetonte nje jete te zakonshme.” – tha Pallati i cili nuk eshte i perfshire ne projekt.
Historiani gjurmoi historine e Lises qe nga lindja e saj ne daten 15 qershor te vitit 1479, dhe deri ne vdekjen e saj ne moshen 63 vjecare.
Ne kerkimet e tij Pallanti gjeti disa dokumenta interesante, si per shembull gjeti testamentin e Francesco del Giocondo.
Ne testament ai i kerkonte vajzes se tij me te vogel, Marietta te kujdesej per gruan e tij te dashur Lisa.
Ne ate kohe, Marietta, nje prej pese femijeve te Lisa dhe Francesco, ishte bere nje murgeshe dhe e solli mamane e saj ne konventen e afert te Sant’Orsola.
Lisa qendroi aty deri ne vdekjen e saj, sipas nje dokumenti te njohur si “Libri i Vdekjeve”, i cili eshte gjetur nga Pallanti ne arkiven e kishes.
“Lisa di Francesco del Giocondo vdiq ne daten 15 korrik te vitit 1542 dhe eshte varrosur ne Sant’Orsola.” – thuhej ne dokument.
Sipas dokumentave ne funeralin e saj u paraqiten shume njerez, gje qe tregon qe ajo ishte e njohur ne shoqerine ne Firence.
Vicenti tha qe kockat e zbuluara do t’i nenshtrohen shume analizave.
“Nese kockat jane te nje skeleti femer, atehere do te kete dy mundesi: Ato i perkasin ose Maria del Riccio ose Lisa Gherardinit. Sipas te dhenave historike, vetem keto dy gra te cilat nuk ishin murgesha, u eshte bere varrim i vecante ne konvente.”
Do te behen krahasime me ADN-ne e Bartolomeo dhe Pierino, femijet e Lises qe jane te varrosur ne kishen e Santissima Annunziata ne Firence.

Nëse nuk ke Facebook je psikopat



Çdonjëri i cili nuk ka një akount të tij personal në Facebook është psikopat. Sipas psikologut gjerman Christoph Mueller i cili supozon se niveli i veprimtarisë njerëzore në rrjetet sociale në internet mund të rezultojë me një progres mjaft pozitiv të zhvillimit të tij mendor.
Sipas teorisë së Miller, njerëzit të cilët pretendojnë se nuk janë të interesuar për Twitter ose Facebook kanë zhvillim mendor të çrregulluar dhe jo të drejtë, transmeton Shqipmedia.
Shkencëtari shpjegon se as vrasësi norvegjez Anders Brejvik dhe as kasapi i Kolorados James Holmes nuk kishin profilet e tyre në Facebook që sipas shkencëtarit shpreh qartë se të dy nuk ishin shumë të lidhur me rrethin dhe shoqërinë ku jetonin.
Ai beson se shqyrtimi i veprimtarive në rrjet nga persona ta ndryshëm mund të bëhet mjet i fort për zbulimin e personaliteteve antishoqërore.
Në mbështetje të kësaj teorie, Mueller tha se reth 80 përqind e kompanive gjermane kontrollojnë se nëse një kandidat pune ka një profil në rrjetin shoqëror, cili nuk posedon merr refuzim të kërkesës për punë.

e enjte, 2 gusht 2012

Njerëzit mund të zhduken në vitin 2100



Shkencëtarët kanë njoftuar se ekosistemi tokësor do të përjetojë një kolaps të plotë në vitin 2100. Kjo profeci apokaliptike nuk doli nga goja e ndonjë lideri të ndonjë sekti fanatik, e as nga mediat sensacionale apo filmat fantastiko-shkencorë. Kjo vjen nga revista serioze “Nature”, dhe nga një studim serioz. Teza është kjo: mjedisi, si pasojë e dëmeve që shkakton njeriu, deri në fund të shekullit do të arrijë në pikën pa kthim. Biosfera e Tokës i afrohet periudhës së tranzicionit nga një sezon në tjetrin. 22 studiues nga 15 organizata të ndryshme shkencore ndërkombëtare, paralajmërojnë ndryshimet e shpejta klimaterike dhe në humbjen e biodiversitetit.
Sipas studimit, së shpejti do të zhduket pothuajse gjysma e ndryshimeve klimaterike që kemi sot. Ajo do të zëvendësohet me ndryshime të reja të cilat asnjë organizëm i gjallë kurrë nuk i ka përjetuar ose shijuar. Ky ndryshim do të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë të pamundur përshtatjen e specieve dhe të ekosistemeve.
Kjo nuk është ngjarja e parë kataklizmike e Tokës. Tashmë, në fakt, dihet se kanë ndodhur shtatë prej këtyre ndryshimeve: me Shpërthimim e Kambrianit 540 milionë vjet më parë, me pesë zhdukjet masive që shkatërruan rreth 90 për qind të jetës në Tokë dhe me kalimin në Epokën e Akullnajave para 12 mijë viteve.
Pra, ndryshimet që e presin Tokën janë të ngjashme me ato çfarë kanë ndodhur më herët. Reduktimi i sharrënajave korale si dhe fakti se Sahara para 5500 vitesh ishte fushë pjellore, janë dëshmi për këtë.
Shpëtimi i vetëm që mbetet është që të ndryshojmë zakonet dhe mënyrën e jetesës. 22 shkencëtarët që e kanë bërë këtë studim paralajmërojnë qeveritë që të marrin hapat e nevojshëm si masa parandaluese për shfaqjen e fatkeqësive.

Genta dhe Noizy gati duetin

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, realizuar në duet.
Pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ole Ole”, Genta ka filluar të punojë në realizimin e një kënge të re, bashkë me reperin Noizy.
 Këtë gjë e ka konfirmuar Noizy nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shënuar: “Më në fund duke incizuar me Genta Ismajlin këngën e çmendur që të gjithë e prisni. Do të publikohet shumë shpejt”.

e mërkurë, 1 gusht 2012

Facebook shton opsionin "Ruaj per më vonë"

Edhe pse ky opsion nuk eshte shfaqur tek te gjithe Facebook njofton se do jet shume shpejt i disponueshem per te gjithe ! Me ane te ketij opsioni ju mund ti ruani postimet qe bejne miqte tuaj dhe ti lexoni me vone


Pasi ju klikoni "Ruaj" postimi qe ju doni do te hyje ne kategorine "Saved" ku keni te gjithe postimet qe keni ruajtur  !
Me kete opsion Facebook Synon te sfidoje sherbimet si Flipboard si Instapaper te cilat kane nje opsion te ngjashem ku perdoruesit mund ti ruajne historite per ti lexuar me vone ! Ky opsion eshte i dukshem vetem tek nje pjese e perdoruesve momentalisht /ShtypiDites

Çfarë ndodh nëse vdes interneti?

Po sikur i gjithë rrjeti global i komunikimit virtual të përmbyset një ditë? A është e mundur një gjë e tillë?

Një diskutim i tillë është ngritur gjatë një konference të posaçme që po zhvillohet këto ditë në Las Vegas, me pjesëmarrjen e ekspertëve të hakerave dhe atyre të qeverisë së SHBA-ve.

Momentin e krijimit të mundshëm të një black-out të internetit, ata e kanë cilësuar në fakt si “Dita e Gjykimit të Rrjetit”, raporton noa.al.

Duke shtuar se për t’i paraprirë asaj, patjetër që duhet parapërgatitur mbrojtja e rrjetit global.

Vetë eksperti i sigurisë kompjuterike, Paul F. Renda, ka deklaruar pasojat e mundshme të këtij skenari mund të dallohen përmes një softuari të dëmshëm, i cili do të përmbyste të gjithë rrjetin global.

Një virus i ngjashëm me "Fundin e Botës", e ka cilësuar ai.

I cili mund të ketë në fakt, karakteristikat biologjike të atyre viruseve që kanë të ngecur në trupin tonë dhe përhapen për një kohë të gjatë brenda tij, pa u vënë re. Njësoj mund të ndodhë edhe me kompjuterat në fakt.

Gjithsesi, ekspertët dhe vetë Paul F. Ben, konkluduan se megjithatë, një kolaps i plotë i rrjetit, aktualisht është e vështirë të arrihet.

E kjo, pasi fuqia e nevojshme për të realizuar një sulm të tillë është më e madhe se ajo që kanë momentalisht viruset kompjuterike.

Gjithsesi, eksperti amerikan beson se konceptimi i mundshëm i softuari të dëmshëm, do të çojë në një ngadalësim të konsiderueshëm të rrjetit.

Sipas tij, rreziku i vërtetë nuk do të jetë në fakt një ndërprerje e plotë e komunikimit përmes internetit, por një reduktim i ndjeshëm në shpejtësinë e tij, gjë e cila mund të çojë në vonesa serioze në fushën e komunikimit, dhe që mund të ndikojë në fshirjen e të dhënave

Nuk keni për ta besuar atë që ka bërë kjo vajzë në kurriz!

Kemi parë tatuazhe të llojeve nga më të ndryshme, si p.sh; tatuazhe bardhë e zi, me ngjyra, tatuazh që mbulon të gjithë trupin, tatuazhe tre dimensional etj.
Kemi parë piercing në buzë, në gjuhë, në veshë, në qerpikë dhe në shumë vende të tjera delikate…
Por, një gjë të tillë nuk e kemi parë kurrë më parë!





e martë, 31 korrik 2012

Noizy me futbollistët e Chelseat në pushime (video)

Rigels Rajku, i njohur në botën e muzikë si Noizy, më herët ka rrëfyer për disa ditë që ka kaluar në Spanjë me shoqërinë e vjetër, në Marbella të Spanjës.
Ai kishte përmendur edhe faktin se pushimet ishin të filmuara dhe një xhirim i realizuar në ato ditë, tashmë është shpërndarë në internet, ku Noizy shihet i shoqëruar nga futbollistë të ekipit Chelsea.
Në videon e publikuar shihen ata afër një pishine, me shumë femra dhe alkool.
‘Isha me disa shokë të vjetër të mitë, që i kam njohur që në shkollë. Ata sot janë bërë futbollistë të njohur të Chelsea-it. Gjithashtu isha dhe me ca shokë të tjerë artistë, shumë të talentuar dhe të famshëm në Angli. Morëm një shtëpi që kushtoi 13 mijë euro dhe vetëm për një javë janë shpenzuar rreth 100 mijë euro,’  kishte rrëfyer Noizy pushimin e tij

Dafina Zeqiri me paruke të "lodhur", por ne krah të...


Gjilan, 31 korrik – Ka qenë duke kënduar në Gjilan këngëtarja më e lakuar e momentit Dafina Zeqiri, por si duket i ka zhgënjyer pak fansat për arsye të dukjes së saj.

Flokët false nuk i kishte vendosur aq mirë dhe siç e shihni duket katastrofë. Por në bazë të dëshmitarëve okulare, vipnews ka siguruar edhe këtë foto ku këngëtarja e hitit “Tonight” është me menaxherin e saj Çekiç te pandarë, madje ai është edhe krahu i saj i djathtë kur meshkujt duan të dalin në foto.

Reperi Noizy, foto me Kallashnikov në faqet e britanikes The Sun

Reperi, i njohur Noizy dhe grupi i tij OTR, kanë qenë pjesë e një artikulli në gazetën e njohur britanike “The Sun” të botuar dy vite më pare ku disa të rinj shqiptarë tregoheshin me armë në duar.
Noizy, sipas gazetës britanike me shtatë janar të vitit 2010, ka postuar në rrjetin social Bebo foto duke mbajtur armë në duar.
Gazeta i përshkruan anëtarët e grupit OTR, anëtar i së cilit është edhe Noizy, si shumë të rrezikshëm dhe të ligë.

e hënë, 30 korrik 2012

Rita Ora, tashmë dhe një ikonë mode. (FOTO)

Këngëtarja me orgjinë shqiptare Rita Ora nuk është vetëm një zë i njohur i muzikës moderne në Londër dhe SHBA, por tashmë edhe një ikonë mode. Imazhi i saj është zgjedhur për kopertinën e revistës “Complex Magazine”. Fotot që po publikojmë do të jenë në numrin e revistës për periudhën gusht-shtator.



“Complex Magazine” është një prje revistave më të njohura në Londër dhe numrin rreth 500 mijë lexues. Cilësohet si një revistë meshkujsh, por shesh herë kopertinat e saj u lë vendin femrave më të suksesshme në fusha të ndryshme të artit.
Përzgjedhja që ajo u bënë personazheve nuk është e rastësishme. Në të kanë dalë artistët; Kanye West, Seth Rogen, Pharrell, Kobe Bryant, James Franc, Jessica Alba, M.I.A., Cassie, Rosario Dawson, Olivia Munn, Gwen Stefani, Mila Kunis dhe së fundmi në kopertinën e saj do të jetë dhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Tuna do të sjellë befasi të tjera

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna është mjaft e kënaqur me suksesin e këngës “I Asaj”, e cila është përfolur mjaft për shkak të klipit provokativ.
Edhe pse ndoshta është kritikuar ose lavdëruar për guximin që ka pasur Tuna në realizimin e kësaj videoje, klikimet vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë në YouTube.

“Jam shumë e lumtur që kënga dhe videoklipi ‘I Asaj’ vazhdon të pëlqehet shumë në opinion. Për këtë falënderoj ata që më ndihmuan në realizmin e këtij projekti dhe në veçanti falënderoj të gjithë adhuruesit e mi të cilët bënë që kjo këngë të vlerësohet dhe të jetë një hit”, ka thënë ajo për Zëri.
Këngëtarja nga Maqedonia ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të lansojë edhe disa këngë dhe klipe të reja dhe se do të mundohet që edhe më tej të sjellë befasi për adhuruesit e saj.

Genta Ismajli dhe Nora Istrefi ngrenë temperaturat


Që skena do atraktivitet, këtë gjë e kanë dëshmuar edhe këngëtaret tona të reja, të cilat gjithmonë mundohen të sjellin diçka më speciale për fansat e tyre, veçanërisht nëpër koncerte. Muaji i Ramazanit si duket nuk i ka penguar aspak koncertet e këngëtarëve, përkundrazi po ua shton punën atyre. Këtë radhë vendosëm të komentojmë daljet e fundit të dy këngëtareve seksi kosovare, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi.

Në një nga koncertet e saj në Gjilan, Genta si gjithmonë me performancat e saj seksi është ngjitur te disa shkallë të diskotekës, duke bërë që publiku të çmendet pas saj. E veshur me një palë pantollona të shkurta dhe një look krejt ndryshe me flokë kaçurrel, Genta këtë vit do të kujtohet për sjelljet e reja që ka bërë për fansat e saj. E ndërsa ajo mundohet të bëjë ”striptiz” nëpër koncerte, këngëtarja tjetër Nora Istrefi si duket ka preferuar të nxjerrë pjesët intime në publik.

E veshur me një triko si forma e të brendshmeve por nga mbrapa e gjatë si dhe me një palë këpucë ”alla” Lady Gaga, Nora Istrefi ka dhënë spektakël në një koncert në qytetin e Pejës duke lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në atë pub, të cilët me shumë vëmendje kanë ndjekur performancën e këngëtares seksi. ”Zogu” i saj për pak sa nuk ka dhënë spektakël në atë mbrëmje, por pasi u postuan të gjitha fotot nga koncerti, këngëtarja kishte kërkuar që ajo foto të largohet nga facebook, por kjo gjë nuk i shpëtoi gazetës sonë.

e diel, 29 korrik 2012

Noizy rikthehet me ish-të dashurën, Sabrijen

Sabrije Idrizaj, është emri i vajzës i cili u bë i njohur falë lidhjes që ka pasur me reperin e famshëm Noizy. Pas ndarjes së tyre, Sabrija nuk i kurseu fjalët e këqija për Noizin, duke pohuar se sa herë ai shkonte në Zvicër, ajo e mbante me para. Por ajo lidhje që dukej se nuk do të kishte një shans të dytë, me sa duket shansin e paska pasur, pasi thuhet se Noizy i është rikthyer lidhjes me të dhe kanë publikuar madje edhe disa foto bashkë.




Ndërkohë karriera e reperit po shkon shumë mirë. E megjithatë nëpër koncerte me performanca live ndodhin probleme. Për shkak të kohës së nxehtë, në një nga koncertet e radhës që rep-këngëtari i njohur Noizy ka mbajtur, i kanë dalë disa probleme me të mbathurat. Pasi në pjesën e sipërme në shumicën e koncerteve nuk mban veshur asgjë, të paktën në pjesën e poshtme reperi mban veshur diçka më të lehtë përfshirë këtu xhinse të shkurta por edhe boksera, të cilat i japin më shumë komoditet këngëtarit gjatë performancave. Trupi i tij i djersitur si duket ka dashur të çlirohet, por duke e vënë në siklet edhe vetë Noizin, i cili është munduar të parandalojë këtë spektakël para publikut duke u larguar për disa çaste nga skena e për t’iu rikthyer këngëve në vazhdim…