Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, realizuar në duet.
Pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ole 
Ole”, Genta ka filluar të punojë në realizimin e një kënge të re, bashkë
 me reperin Noizy.
 Këtë gjë e ka konfirmuar Noizy nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke 
shënuar: “Më në fund duke incizuar me Genta Ismajlin këngën e çmendur që
 të gjithë e prisni. Do të publikohet shumë shpejt”.
 
