e shtunë, 29 shtator 2012

Vali Corleone, absolut i pa përmbajtshëm! (Video)

Valentino Corleone. Sigurisht, e njihni këtë emër shumë mirë. Superylli shqiptar nga Gjilani, i cili është bërë i famshëm për mënyrën e jetës dhe lidhjet e shumta, ka goditur përsëri, kësaj radhe në emisionin Zonë e Lirë.
Vali është paraqitur në Klan gjatë mbrëmjes të së premtës, ku arriti kulmin e shikueshmërisë, e cila do të jetë e pa përsëritshme për një kohë të gjatë.
Kjo për arsye se pohimet që Vali bëri në emisionin e Arian Çanit ishin sa skandaloze aq edhe të drejtpërdrejta dhe të fuqishme.
“E kam telefonuar Tunën dhe kam kërkuar të dal me të. Ajo u ankua pse e kam thirrur natën vonë dhe më tha të mos e shqetësoj. Sidoqoftë, unë i thash se nëse dua ngjitem në skenë, e kap për flokë dhe bëj seks me të”, theksoi Vali gjatë bisedës me Çanin, i shoqëruar prapa tij dhe nga dy prej 29 trurprojeve të tij.
Pos tjerash, Vali konfirmoi se edhe ka luftuar në radhët e UÇPMB-së, ndërsa nuk munguan as detajet tjera për të cilat ai foli me sharmin e tij mbi pasurinë, jetën luksoze dhe lidhjet me femrat.
Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:

Tuna infekton Sonin

Jemi mësuar që këngëtaren Tuna ta shohim çdo ditë me çdo lëvizje të saj, falë programeve të shumta që të ofron një telefon modern për të realizuar fotografi.

Tashmë dihet se falë panelit të jurisë në edicionin që po vjen ‘X Factor Albania 2” ato janë bërë shumë mike dhe i shikon shpesh bashkë, Tunën me Soni Malajn. Por, siç e shihni edhe në këtë foto shumë “Crazy”, Soni është infektuar nga Tuna.

E po Soni ka harruar se koleget e saja të muzikës çmenden shumë kur janë para aparatit të ‘Iphone’

e enjte, 27 shtator 2012

Ai momenti kur shikon dikë ti bej like fotos se tij


Ndryshim i pabesueshem: Shiko se si eshte ajo sot!


Aishwarya RAI ishte bukuria indiane ne vitin 1994 mbante kurorën e Miss World, përpara se të bëhet një aktore e Bollywood indian.
Shikoni se sa ka ndryshuar aktorja pas lindjes së fëmijës së saj të parë…(e njohur në media si Betti B.)
Per me shum Shikoni Fotografin e meposhtem.!

e martë, 25 shtator 2012

Gjesti i famshëm i Tunës çmend një fans të saj

Është publikuar një video në të cilën shihet Tuna në një mbrëmje rinore derisa këndon hitin e saj të verës 2012, “I asaj”.

Pjesa më e përfolur e kësaj këngë, gjegjësisht klipit të këngës, është temë edhe për këtë lajm.

Derisa vie momenti tek “Tjetër kush e ka”, të cilin Tuna e përsërit disa herë, ndodhi diçka. Një i pranishëm, që sipas të gjitha gjasave duhet të jetë fans i këngëtares nuk ka arritur të përmbahet dhe të mbajë duar larg këngëtares. Në video shihet qartë se si ai e kap këngëtaren nga këmbët por ajo largohet me shpejtësi.

Noizy kidnapon Nogan për Unikkatilin! (video)

 Tinejxheri i njohur për beat-box, Noga ka rrëfyer ekskluzivisht se si Noizy dhe grupi i tij OTR e kanë marrë peng në Durrës dhe e kanë kërcënuar me armë për shkak të Unikkatilit.

Gjatë një mbrëmje në Durrës mbasi ka performuar në një koncert për gjimnazin e të rinjve të një shkolle të mesme të Gjakovës që po qëndronin në ekskursion në Shqipëri, reperi i njohur Noizy me grupin e tij OTR e kanë “kidnapuar”  Noga-n dhe e kanë dërguar në studion e tyre në Durrës që ndodhet tek vendi i quajtur “Rrota e Kuqe:.

“Anëtarët e OTR me Noizyn më kanë kërcënuar me mjete të ndryshme. Ata kanë kërkuar që unë mos të këndoj kurrë më në Shqipëri”, ka treguar Noga për KosovaTimes.net.

Siç tregon ai, krejt ngjarja ka ndodhur pasi që Noga bënë pjesë në grupin e reperëve TBA që jetojnë në Amerikë.

“Kjo më ka ndodhur edhe për shkak të një DESS-i që ua kam bërë atyre dhe shumë këngëtarëve tjerë. Bëhet fjalë për këngën ‘kick this beat’”, ka treguar Noga.

Tinejgjeri nga Prishtina i njohur me shumë beat-box është vetëm 18 vjeç dhe para disa javëve ka paralajmëruar se do ta lë muzikën.

Por, në rrëfimin e tij për KosovaTimes.net Noga ka thënë se do të kthehet shumë shpejt me një befasi të mirë për publikun duke sjellur edhe një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Andin Randobrava.

Më poshtë mund të shihni DISS-in e Noga-s i cili siç thotë ai është bërë shkak për sherrin me Noizyn dhe OTR-në.

Rita lanson ‘trailerin’ e klipit “Shine Ya Light”

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar trailerin e videoklipit që e ka xhiruar në Kosovë, “Shine Ya Light”.

Rita, e cila qëndroi gjatë shtatorit në Prishtinë, ka xhiruar gjithë videoklipin e këngës “Shine Ya Light” në disa vende në kryeqytet, ashtu siç mund të shihet dhe në videon më poshtë.

Ende nuk dihet se kur do të lansohet videoklipi i plotë, por sigurisht se do të jetë promovimi më i mirë për vendin tonë që është bërë ndonjëherë si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga artistët e fytyrat tjera prominente.

“Shine Ya Light” është këngë që i takon albumit të ri të Rita Orës të titulluar “O.R.A” e që pritet të dominojë skenën e muzikës botërore gjatë vitit të ardhshëm.


Shenim : Video nuk eshte nga Youtube por e uploaduar ne Facebook !

Edhe Dafina i fryn Buzt

Këngëtarja Dafina Zeqiri, edhe pse është shumë e talentuar, duket se nuk ka një mendim të mirë për pamjen e saj. Këtë gjë e tregojnë ndryshimet e shpeshta që ajo bën në look, por edhe ndërhyrjet estetike që ka bërë për t’u përmirësuar, si ajo në gjoks.


Në këtë foto Dafina shihet me buzë shumë më të fryra se zakonisht, gjë që të bën të besosh se ajo ka fryrë sërish buzët.

e hënë, 24 shtator 2012

Rita Ora merr propozim live nga një moderator shqiptar (video)

 Këngëtarja, Rita Ora pak kohë më parë ka deklaruar se nuk është në lidhje me askënd dhe për të dashur ajo do të donte të gjente një shqiptar.

Në një intervistë të realizuar për një emisionin, “Rundown”, siç raporton Express, Rita merr një propozim nga vet prezantuesi i këtij emisioni, i cili thotë se është shqiptar nga Korça.

Prezantuesi, madje i prezanton Ritës edhe tatuazhin Shqiponjë në gjoksin e tij. Reagimin saj mund ta shihni në këtë video. 

e diel, 23 shtator 2012

Capital T sjell një ‘Loqkë të madhe’ (Video)

Capital T pasi lansoi albumin e tij “Kapo”, është rikthyer përsëri.Pas një bashkëpunimi, tani ai vjen me videoklipin e tij të radhës, “Loqk e Madhe”. një videoklip ky me pak skena, por me nje modele seksi .Kënga pritet të jetë edhe një e pëlqyer nga Capital T./