e enjte, 5 prill 2012

R.I.P’ – Kënga e re e Rita Ores (VIDEO)

E famëshmja Rita Ora vjen me këngën e re në bashkëpunim me Tinie Tempah.
Këngëtarja me prejardhje kosovare, ka lansuar këngën dhe klipin më të ri të këngës ‘R.I.P’.

Pas hitit të fundit që pushtoi listat botërore me këngën ‘Hot Right Now’, ajo tani sjellë një tjetër hit

Ketu Poshte Mund Te Shikoni Videon



Seldi lodhet duke kercyer

Djaloshi simpatik i skenës shqiptare, Seldi Qalliu, si duket e ka marrë seriozisht konkurrimin në “Dancing With the Stars 3”. Ai ka treguar se kërcimin e ka dashur dhe është munduar ta tregojë edhe gjatë profesionit që ai e ka, në skenë.Por, si duket, nuk e ka pasur shumë të lehtë në provën e parë, madje në këtë foto, siç shihet, mezi e ka ngritur në një moment balerinën profesioniste, Rovenën, dhe këtë e tregon me lodhje edhe në fytyrën e tij. Megjithatë, këngëtari thuhet se e ka marrë seriozisht këtë konkurrim

Vajza me 2kg kokaine ne bark

Brazil - Policia braziliane ka ndaluar nje femer qe transportonte 2kg kokaine ne nje bark fallco per te dhene idene e nje gruaje shtatzane. Vajza 20 vjecare e ka pranuar qe transportonte droge menjehere kur policia e ndaloi pasi vune re nje lloj irritimi gjate kontrollit rutine ne aeroport. Jashte aeroportit, vajzen po e priste nje 24 vjecar ne nje taksi per te marre vajzen dhe drogen qe ajo kishte fshehur ne barkun e saj.



Ky rast eshte nje nder te shumtit raste sa te cuditshme por edhe qesharake te personave te ndryshme qe kerkojne te transportojne droge ilegalisht per te kaluar doganen ose kontrollin ne aeroport

Pato rrezikon bankinën deri në fund të sezonit


Braziliani u dëmtua gjatë ndeshjes Barça-Milan


Braziliani Alexandre Pato rrezikon të qëndrojë në stolin e rezervave deri në fund të sezonit, për shkak të dëmtimit që pësoi gjatë ndeshjes me Barcelonën.
Pas kryerjes së ekzaminimeve dhe rezonancën magnetike ka rezultuar se Pato, i dashuri i Barba Berluskonit, ka dëmtime në këmbën e majtë. Lajmi bëhet i ditur nga klubi kuq e zi, i cili ka sqaruar se mjekët kanë arritur në përfundimin se Pato ka pësuar: “një dëmtim të femurit të kofshës së majtë, mes gradës së parë dhe të dytë.
Pas 10-15 ditësh, Pato do t’u nënshtrohet kontrolleve të tjera dhe më pas do të vendoset”. Futbollisti i Milanit u dëmtua gjatë ndeshjes me Barcelonën, që u luajt mbrëmjen e së martës në Camp Nou. 5 prill 2012 (gazeta-hqip.blogspot.com)

E lë e dashura, i publikon fletëpalosje nudo

 Një djalë i tronditur nga ndarja e befasishme me të dashurën e tij u bë protagonist i kronikave në SHBA, pasi në shenjë hakmarrje prodhoi fletëpalosje më foto erotike të vajzës, të cilat i ngjiti në shtyllë dhe në pjesë të tjera publike të qytetit.

Nga ndodhi në qytetin e vogël të Lorencvilës, në Xhorxhia. Në fletëpalosje përfshihej adresa, emri i plotë dhe numri i telefonit i së resë.

Që prej ngjarjes, vajza ka marrë disa dhjetëra telefonata, ndërsa dikush u paraqit në shtëpinë e saj për të kërkuar shërbimet që ajo ofronte sipas fletëpalosjes.

E reja, e cila nuk deshi të idenfitikohej në një rrjet kombëtar në të cilin u intervistua, pretendon se jeta e saj është shndërruar në një ferr të vërtetë, ndërsa ka frikë t’i përgjigjet telefonit.

Policia e qytetit ka shpallur një hetim rreth ngjarjes, ndërsa ka shpallur edhe një ndalim-afrimi të ishit të saj pranë shtëpisë./gazetashqip.blogspot.com

Mariza Ikonomi shkëlqen në Paris

Mariza Ikonomi duke performuar ne koncert
Këngëtarja shqiptare Mariza Ikonomi e cila jeton dhe vepron për momentin në Francë, ka shfaqur koncertin e saj të dytë me sukses për publikun francez në Paris.Kompania ‘Rezart Jasa Events’ e cila promovon artistët shqiptarë në Francë, në projektin e fundit kishte koncertin recital të violinistit të mirënjohur shqiptarë Olen Cezari dhe këngëtares Mariza Ikonomi.
Për Marizën kjo ishte hera e dytë që përformoi në një koncert të tillë për publikun parisien. Me zërin e saj të veçantë Mariza ka arritur të tërheq vëmendjen e publikut francez. /Telegrafi/

Reali do të ketë punë me Bayernin

Real Madridi i ka zhvilluar edhe 90 minutat e mbetura të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër APOEL Nicosias, për t’u kualifikuar edhe zyrtarisht në gjysmëfinale.
Mbretërit e kryen punën që në takimin e parë në stadiumin Neo GSP ku fituan me rezultat 3-0, ndërkaq të mërkurën mbrëma triumfuan edhe në Santiago Bernabeu me rezultat 5-2.
Cristiano Ronaldo (26’) dhe Kaka (37’) shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dyja rastet asistoi Marcelo.
Në gjysmën e dytë, qipriotit arritën ta ngushtojnë epërsinë, ndërsa realizues ishte Gustavo Manduca (67’).
Ronaldo shënoi golin e dytë personal me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë (75’).
Callejon realizoi golin e katërt të Los Blancos (80’), ndërsa Esteban Solari nga penaltia shënoi golin e dytë për mysafirët (82’). Menjëherë pas, Angel Di Maria e thelloi epërsinë e vendasve (84’).
Në gjysmëfinale, Real Madridi do të luajë përballë Bayern Munichut që në çerekfinale eliminoi Marseillen. /Telegrafi/

e mërkurë, 4 prill 2012

Berisha: Ta shndërrojmë Shqipërinë në superfuqi dixhitale

Tiranë -Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, gjatë konferencës “Integrimi i teknologjise së informacionit dhe komunikimit”, organizuar në Hotel Sheraton, se arsimi dixhital mbetet një nga përparësitë kryesore për qeverinë. Berisha theksoi se vetëm duke e vendosur ekonominë e këtij vendi mbi bazat e dijes do të mund të kapim kohën e humbur, dhe do të mund të qëndrojmë në horizontet e zhvillimit.
“Qeveria zgjodhi Shqipërinë dixhitale si një nga dy objektivat më madhore për t’u realizuar dhe për ta vendosur edukimin dixhital në hallkën më të rëndësishme të kësaj platforme. Ne vijmë më të vendosur se kurrë për shndërrimin e këtij vendi në një vend dixhital”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Ai u shpreh se qëllimi i këtij viti, mbetet pajisja e çdo klase me internet. “Këtë vit do të fillojmë internetin në çdo klasë, me qëllim që Shqipëria të shndërrohet dora-dorës në një superfuqi rajonale të softeve dhe produkteve të kësaj fushe”, deklaroi ai. Duke folur për arsimin universitar, Kreu i Qeverisë u shpreh se duhet bërë gjithçka që të aplikohen provimet dixhitale.
“Të bëjmë gjithçka për të shtrirë provimet dixhitale në shkollat tona të larta. Cilësia mbetet qëllimi ynë kryesor në arsim”, tha Berisha. Ai bëri të ditur se synimi i ardhshëm i qeverisë është të shndërrojë Shqipërinë në një superfuqi të vogël rajonale të softeve dhe produkteve të kësaj fushe.
“Këtë vit ne do të bëjmë një hap të madh, internet në çdo klasë. Qëllimi është të ndezim një garë në të gjithë sistemin arsimor në këtë fushë që Shqipëria të shndërrohet në një superfuqi të vogël rajonale edhe të softeve dhe produkteve të kësaj fushe. Zoti ministër, kërkoj të shtrihet lënda e programimit në afatet më të hershme që kërkon në ndonjë vend. Të përcaktojmë një seri stimujsh konkretë për të shpërblyer programet dhe softet e nxënësve dhe studentëve”, theksoi Kryeministri Berisha, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të kalojë tek ajo që ai e quajti si “i Qytetari”.
Kreu i qeverisë tha se duhet të bëjmë gjithçka për të krijuar stimuj konkretë për sipërmarrjen e inovacionit, e cila është në tërësinë e saj atribut i moshës së shkollarëve dhe passhkollarëve, ndërsa shtoi se duhet të ridimensionojmë aftësitë programuese të nxënës.

Giovinco i hapur për rikthim te Juve

Mesfushori i Parmës, Sebastian Giovinco, është i hapur për mundësinë e rikthimit te Juventusi.
Giovinco thotë se atij i pëlqen ideja e të qenit pasardhësi i Alessandro del Pieros.
“Një rikthim te Juventusi? Ende është herët, bashkëpronësia duhet të zgjidhet, kjo po ashtu varet nga projekti të cilin ata e kanë në mendje për ose kundër meje, por unë tash nuk mendoj për asgjë tjetër”.
“Juve po kalon një sezon të tmerrshëm dhe shpresoj që ky të dalë edhe më mirë në fund”.
“Vitin e ardhshëm numri 10 do të jetë i lirë? Sigurisht që është një numër i cili më pëlqen, por sërish, është shumë herët”, ka thënë Giovinco për Mediaset. /Telegrafi/

Ibrahimovic: Tash e kuptoj Mourinhon

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka përfunduar duke e sharë ish-klubin e tij, Barcelonën, pas disfatës kontroverse në takimin e mbrëmshëm të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.
“Nuk e kuptoj se pse ata u dha penaltia e dytë, por tash e di se pse Mourinho zemërohet aq shumë kur ai luan këtu. Nuk dua të flas pasi u eliminuam nga gara në këtë mënyrë. Çdokush e pa atë që ndodhi”.
“Barcelona është skuadra më e fuqishme në botë, por neve na lejohet të luajmë dhe të bëjmë betejën. Ne ia dolëm mirë deri te goli i tyre i dytë. Nëse ajo ishte penalti, atëherë e tillë ishte edhe ndërhyrja në mua”, ka thënë suedezi. /Telegrafi/

iPhone 5 ndoshta gjatë qershorit?

Shumë kritika janë bërë në drejtim të kompanisë Foxconn për shkak të kushteve të vështira të punës, por lajmet e dëgjuara kohë më parë se punëtorët në të vërtetë janë të kënaqur me dhe se nuk dëshirojnë zvogëlimin e orëve të punës, tregon se Foxconn prapëseprapë është një vend i pëlqyer për punë.
Sa është kjo e saktë, do ta tregoj përgjigja ndaj hapjes së mbi 18,000 vendeve të reja të punës për iPhonein e ri. Sipas fjalëve të rekrutuare të rinj një Foxconn, iPhone 5 në treg do të paraqitet qysh gjatë muajit qershore.
Gjatë intervistës me të interesuarit në hyrje të fabrikës, në mesin e të cilëve ishte edhe një gazetar, një punëdhënës nga radhët e Foxconnit ftonte të punësuarit e rinj duke u treguar atyre se do të punojnë në prodhimin e iPhoneit të ri, i cili në treg pritet të paraqitet gjatë verës. Duke pasur parasysh se qershori tradicionalisht është koha kur më herët paraqitej iPhone i ri (përveç modelit iPhone 4S) mund të ndodhë që kanë të drejtë. Natyrisht, fotografia (renderi) është i natyrës ilustrative, duke pasur se nuk dihet se si do të duket pajisja. /Telegrafi/

Janë vjedhur 1.5 milion numra të kartave të kreditit



Global Payments publikoi se nga sistemi i tij janë vjedhur deri në 1.5 milion karta të kreditit.
Kompania e specializuar për përpunimin e transaksioneve me kartela beson se nuk janë vjedhur edhe të dhënat tjera në lidhje me shfrytëzuesit e tyre, siç janë emrat, adresat ose numrat e sigurimit. Krejtësisht me këtë incident të sigurisë janë prekur deri në 1.5 milion numra të kartave të kreditit Visa dhe MasterCard. Gjithashtu theksohet se besohet se incidenti është i kufizuar vetëm në Amerikën Veriore.
Natyra e incidentit, për të cilin fillimisht thuhej se prek vetëm 50,000 numra të kartave të kreditit, nuk është publikuar. Vetëm theksohet se besohet se është parandaluar shpërndarja e mëtejme e incidentit, dhe se kompania është duke bashkëpunuar me palët e treta për të hetuar incidentin dhe për të minimizuar pasojat për shfrytëzuesit. /Telegrafi/

Ciljeta në "Top Fest

Edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga do t’i bashkohet garës në festivalin “Top Fest 9”.
Këngëtarja nga Shqipëria tashmë ka përfunduar këngën me të cilën do të jetë pjesëmarrëse në edicion e nëntë të festivalit “Top Fest”.

Çiljeta ka zgjedhur të bashkëpunojë me Flori Mumajesi për realizimin e kësaj kënge.
Për Çiljetën nuk është hera e parë që konkurron në këtë festival. Ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në edicionin e shtatë të këtij festivali. /Telegrafi/