e hënë, 14 janar 2013

Orët e mësimit në “Facebook”

Të gjithë e njohim tashmë “Facebook”-un dhe maninë e tmerrshme që ka pushtuar njerëzit kundrejt tij… Por ndoshta jo të gjithë njohin një nga risitë më të fundit… “Facebook”-u nga celulari! Tashmë është përhapur aq shumë, sa në çdo moment ti mund të kuptosh ç’ndodh nga një klasë në tjetrën pa lëvizur nga vendi fare. Statuset janë të shumta, por nuk mungojnë as komentet dhe wall-post-et e bëra në çdo kohë…, ndonjëherë (shumë rrallë :P) edhe në orë të mësimit. Unë vendosa pikërisht të jap një paradite normale të “Facebook”-ut tim në lidhje me postimet e bëra nga celulari.
Dita fillon me urime të thjeshta ose saktësime të vendndodhjes:
-Gjesi ppl!!! ^_^
-Goodmorning starshine! The earth says hello! :D
-x shkoll!
-Hajt marshi naj not t mir XDD?
Shpesh ora e parë e mësimit shoqërohet me dëshirën e pashmangshme për gjumë:
-Du gjum :/
-Mir që s’po na flihet fareee
-Gjum!!
Ndërsa ora e dytë (që në të shumtën e rasteve është orë shkencore), vjen me disa pasoja të çuditshme:
-Mir q spo trashemi q nmgjes :S
-Na u b mendja inteeeggrrallle... jemi t rinj m :S
-Aaaaaaaa kjo matematika........ Më çoi Skiç...
-@nklas :s
Orën e tretë mua shpesh më pëlqen ta quaj “Ora e filozofisë”, kjo për vetë faktin se nxënësit në një mënyrë të magjishme frymëzohen dhe kthehen në filozofë të vërtetë:
-Ti lufton në mënyrë të madhërishme, po unë jam i Madh!
-Asgjë s’më ndalon të buzëqesh, n.q.se pretendon ta bësh më parë bëj diçka tj:ik vdis dhe rilind ;)
-Çdo gjë shaje qysh tani, në sajë të 1 forcë të ashpër që shkund të fshehtën forcë që prish dhe shkatërron çdo dashuri si kurdoherë me krenari të sëmurë...pafund!
-N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, jo në sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi.
-Të pretendosh se je i dashuruar é mendjemadhësia më e madhe! (Nietzsche)
Gjatë pushimit askush nuk e ka mendjen tek FB, prandaj na duhet të kalojmë menjëherë tek ora e katërt. Ora e katërt paraqet larmishmërinë më të madhe nga të gjitha orët e tjera:
-If Homework is work, when do I get Paid??? _ :D :D
-Pse s’duhet ta kemi emrin me xh në disa raste me pffff :p
-Të koklavitesh ndjesitë emocionale me atë që lexon... në botën e tekstit poetik :p
-Aaaa...sa bukur ka fol sot zysha e Sociologjisë... fjalë me vend dhe të vërteta... Respekte në max...për këtë zysh...
Ora e pestë është ora e pesimizmit. Është ajo orë kur t’i mendon se nuk do të dalësh më kurrë nga ato katër muret e klasës dhe do qëndrosh aty përgjithmonë. Kjo reflektohet shumë qartë edhe në statuset e nxënësve tanë të dashur:
-Mir qe spo bëhem derrr..-.-
-Sjenaa x Shkoll nee !!!!!
-Pse nuk duhej të ishte e premte sot :((
-llashje :S
-kjo shkolla po më kushtëzon ekzistencën eee
Ndërsa ora e gjashtë është ora e urisë. Po, po, “Ora e urisë”! Të gjithë stomakët së bashku bëjnë një demonstratë të heshtur që mësueset rrallë e dëgjojnë. Por edhe ora e lutjeve ndaj Maksit që në ato momente është shpëtimi ynë i vetëm:
-Më hahet buuuk !
-Trupi im ka nevojë për ushqim:@
-Buk! Buk! BUk! BUK! BUKKK!!!
-Ah mor Maks!!!
-Bjeri mor të shkretës :@
Tashmë zilja ra dhe ne u liruam nga ‘zinxhirët’… Por fatkeqësisht kjo nuk ndodh për klasat e 11 që duhet të mbajnë mbi supe edhe një orë tjetër, gogolin e quajtur ORA E SHTATË!!!
-Kjo ora 7 nuk shtyhet... Du buk :’(
-Me enxhin po pim pepsi. fiz avaná hahahaha.
-Ora 7 ësht bër e besdishme përfundimish
Të rriturve kjo dëshira jonë për të qëndruar në “Facebook” u duket e pakuptimtë, e megjithatë unë e shpjegoj këtë dëshirë lidhur me dëshirën më të madhe që ka shoqëruar brezat me radhë (sidomos të rinjtë). Dëshira për të shprehur lirisht mendimin. Është ajo liri e shtrenjtë, që ditëve tona gjen zbatim tek rrjetet sociale. Prandaj mua nuk më duket aspak e çuditshme kënaqësia që ndjen një brez në shfaqjen hapur të ideve dhe mendimeve të tyre, në çdo kohë e në çdo vend.
Së fundmi do të doja t’u kërkoja ndjesë mësueseve të letërsisë, të cilat do të skandalizohen nga gabimet tona drejtshkrimore... Sorry zysha... Por shkrimi im nuk do të kishte të njëjtin efekt në qoftë se unë do të kisha ndryshuar mendimet e miqve të mi, sepse ky quhet censurim, dhe neve nuk na pëlqen censurimi... Në fund të fundit ky është “Kodi” ynë. Gjithashtu do të doja t’u kërkoja ndjesë miqve të mi, të cilëve u kam “vjedhur” statuset, por e kam bërë për arsye fisnike. Mendova të vendosja dhe emrat, por privatësia e personit është më e rëndësishme. Për ta mbyllur, do të doja të falenderoja lexuesit e shkrimit tim. Faleminderit për kohën dhe durimin tuaj.
Ora 1
Gjatë orës së parë, në statuset e gjimnazistëve mbizotëron dëshira për të fjetur gjumë
Ora 2
Ora e dytë (që në të shumtën e rasteve është orë shkencore), vjen me disa pasoja të çuditshme si psh: ç’u trashëm, Aaaaaaaa kjo matematika........ Më çoi Skiç...
Ora 3
Orën e tretë, mua shpesh më pëlqen ta quaj “Ora e filozofisë”, kjo për vetë faktin se nxënësit në një mënyrë të magjishme frymëzohen dhe kthehen në filozofë të vërtetë
Ora 4
Ora e katërt paraqet larmishmërinë më të madhe nga të gjitha orët e tjera
Ora 5
Ora e pestë është ora e pesimizmit. Është ajo orë kur ti mendon se nuk do të dalësh më kurrë nga ato katër muret e klasës dhe do qëndrosh aty përgjithmonë. Kjo reflektohet shumë qartë edhe në statuset e nxënësve tanë të dashur
Ora 6
Ora e gjashtë është ora e urisë. Po, po, “Ora e urisë”! Të gjithë stomakët së bashku bëjnë një demonstratë të heshtur që mësueset rrallë e dëgjojnë. Por edhe ora e lutjeve ndaj Maksit, që në ato momente është shpëtimi ynë i vetëm
Ora 7
Fatkeqësisht, me orën e gjashtë nuk marrin fund vuajtjet për klasat e 11-ta që duhet të mbajnë mbi supe edhe një orë tjetër, gogolin e quajtur ORA E SHTATË

Sulme hacker-ash, kërkohet çaktivizimi i Java-s

SHBA- Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare iu ka bërë thirrje përdoruesve të kompjuterëve, që të çaktivizojnë software Java, për të shmangur sulmet e mundshme të hacker-ave.

Paralajmërimi u lëshua, pasi ekspertët e sigurisë thanë se hacker-at kanë zbuluar mënyrat për të shfrytëzuar gjuhën e programimit Java, për të instaluar virusë, që do t'iu mundësonin atyre e të kryejnë krime të tilla si vjedhje të informacionit nga kompjuterët dhe vjedhje identiteti.

Java përdoret nga qindra miliona kompjuteë në mbarë botë, të cilët kanë qasje në internet. Departamenti i Emergjencave tha se raportet tregojnë se dobësia e Javas “është shfrytëzuar në mënyrë aktive” nga hakerët, dhe rekomandoi që Java të çaktivizohet në faqet e internetit, derisa të zgjidhet problemi. Pronari i Java-s, Oracle Corporation, deri më tani ka refuzuar të komentojë.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Rita Ora lezbike, e dashuruar në një modele? – FOTO

Këngëtarja Rita Ora përveç për suksesin e saj, ka qenë disa herë e përfolur edhe për lidhje të ndryshme me persona të famshëm. Së fundmi ajo doli nga një romancë me përfundim të hidhur me vëllaun e Kim Kardashian, Rob i cili e akuzoi atë për tradhti me shumë meshkuj në të njejtën kohë.
Por Rita ka vendosur që të nxisë të tjera thashetheme. Kësaj here, ajo do të përfolet për seksualitetin e saj. Ajo vazhdimisht në rrjete të ndryshme sociale po publikon foto me një modele britanike, emri i së cilës është Cara Delevigne.
Të dyja vajzat, njëra tjetrën e quajnë “gruaja ime”.
Në foton e fundit të publikuar shihet Rita së bashku me Cara-n të cilat janë gati për një puthje lezbike. Ndërsa në një tjetër të publikuar pak ditë më parë, shihet modelja e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet “Gruaja e Ritës”.
Fansat menjëherë nisën në aludonin për ndonjë lidhje të mundshme mes vajzave, pasi që ato duken shumë të afërta, derisa Rita ka paralajmëruar se të tjera foto të tilla të nxehta do të vinë në vazhdim, transmeton Indeksonline.

e diel, 13 janar 2013

Qysh Me Fotografu Ekranin?

Ju sigurisht se dini te fotografoni me aparat, mirepo ngecni kur vie puna te beni fotografi ne Ekran. Ky artikull do te ju tregoj se qysh me fotografu pamjen qe ju shfaqet ne ekran ne sisteme te ndryshme operative.

Windows 7
  1. Zgjedhni se cfare deshironi te fotografoni
  2. Gjeni tastin Print Screen ose Prt Scr ne tastieren tuaj dhe shtypeni ate.
  1. Hapeni programin Paint.
  2. Klikoni ne tastin Paste qe gjendet ne skajin e majte te siperm.
  3. Tanime ajo cfare keni fotografuar do te shfaqet program.
  4. Ruajeni fotografine.

Mac
  1. Shtypni tastet Command-Shift-Caps Lock-4 se bashku.
  2. Me ndihmen e mausit hijezoni pjesen qe deshironi te fotografoni.
  3. Dhe fotografija eshte ruajtur ne desktop.

A po detyrohet Facebook të bëhet me pagesë për përdoruesit evropian?

Të gjithë e dinë sloganin e famshëm të Facebook, i cili thotë “Facebook është falas, dhe gjithmonë do të mbetet i tillë”.
Por Eduardo Ustaran, kreu i kompanisë Field Fisher Waterhouse, e cila merret me privatësinë dhe ligjin e informacionit, i cili është i specializuar në teknologji dhe pronën intelektuale, paralajmëron se ndryshimet e propozuara në ligjin për mbrojtjen e të dhënave nga Bashkimi Evropian mund ta detyrojnë rrjetin më të madh social në botë, Facebook.com, si dhe shërbimet tjera falas, të cilat mbështeten nga reklamat, t’i ngarkojnë përdoruesit e tyre me pagesë për qasjen në shërbim.
Ustaran i ka thënë faqes ZDNet se rregulloret që frenojnë mundësinëë e kompanive si Facebook për të mbledhur, analizuar, dhe shitur të dhënat personale të përdoruesve të tyre do të rezultojnë në veprime të cilat do t’i shtyejnë ato kompani të braktisin modelet e biznesit të mbështetura në reklama dhe të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së pagesave nga përdoruesit.
Në deklaratën e tij, Ustaran u shpreh “Në qoftë se ofruesit e këtyre shërbimeve nuk janë në gjendje të përdorin të dhënat tuaja në mënyra të cilat janë të dobishme për qëllime reklamimi, atëherë përdoruesi duhet të zgjedh nëse do të paguajë për shërbimin, ose ta ndërpres përdorimin e tij”.
Drejtuesja e Facebook për Politikat e BE-së në Bruksel, Erika Mann alarmoi për kujdes, duke thënë:
“Ne jemi të shqetësuar lidhur me disa aspekte të raportit të cilat nuk e mbështesin lulëzimin e një tregu të vetëm evropian digjital dhe realitetin e inovacionit në internet, e cila është pashmangshmërisht globale në natyrën e saj, dhe e cila përfshin partnerë të rëndësishëm si SHBA’të. Në javët e ardhshme, ne do t’i shqyrtojmë me kujdes këto propozime”.

Qeveria e sjell Rita Orën në Kosovë?

Tashmë është e sigurt – Rita Ora do të performojë në Prishtinë më 17 shkurt, datë që shënon pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës është përfshirë në tratativat me menaxhmentin e Rita Orës dhe madje mund të ketë arritur marrëvshjen. Aludim të fortë bëri edhe zv. Kryeministri, Hajredin Kuqi, i cili tha në Rubikon se për pesëvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë në Prishtinë do të mbahet një koncert NDËRKOMBËTAR, që në fakt është aludimi më i fortë i mundshëm për një performancë të Ritës në vendlindje edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
Është edhe vet superylli shqiptar që së fundmi ka thënë se mund të mbajë një koncert në vendlindjen e saj, në qendër të shumë angazhimeve të saj me projekte, turne dhe ceremoni të ndryshme ku ajo po nderohet për sukseset e saj.
Rita Ora më 18 janar fillon turneun e saj britanik ndërsa nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën e saj për t'u kthyer në vendlindje.
Rita Ora së fundmi lansoi albumin e saj debutues "ORA", që ka qenë për shumë javë në krye të top listave britanike dhe videoklipin e këngës "Shine Ya Light" është xhiruar në Prishtinë duke u bërë kështu ambasadore e vërtetë e shtetit tonë. /Telegrafi/

Gold AG peson aksident te rende rrugor


Sot ne mbremje ne polici na erdhi nje thirrje anonim .ai thoshte se Gold AG  kishte pesuar aksident    me makine