e diel, 13 janar 2013

Qeveria e sjell Rita Orën në Kosovë?

Tashmë është e sigurt – Rita Ora do të performojë në Prishtinë më 17 shkurt, datë që shënon pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës është përfshirë në tratativat me menaxhmentin e Rita Orës dhe madje mund të ketë arritur marrëvshjen. Aludim të fortë bëri edhe zv. Kryeministri, Hajredin Kuqi, i cili tha në Rubikon se për pesëvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë në Prishtinë do të mbahet një koncert NDËRKOMBËTAR, që në fakt është aludimi më i fortë i mundshëm për një performancë të Ritës në vendlindje edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
Është edhe vet superylli shqiptar që së fundmi ka thënë se mund të mbajë një koncert në vendlindjen e saj, në qendër të shumë angazhimeve të saj me projekte, turne dhe ceremoni të ndryshme ku ajo po nderohet për sukseset e saj.
Rita Ora më 18 janar fillon turneun e saj britanik ndërsa nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën e saj për t'u kthyer në vendlindje.
Rita Ora së fundmi lansoi albumin e saj debutues "ORA", që ka qenë për shumë javë në krye të top listave britanike dhe videoklipin e këngës "Shine Ya Light" është xhiruar në Prishtinë duke u bërë kështu ambasadore e vërtetë e shtetit tonë. /Telegrafi/

Nuk ka komente:

Posto një koment