SHBA- Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare iu ka 
bërë thirrje përdoruesve të kompjuterëve, që të çaktivizojnë software 
Java, për të shmangur sulmet e mundshme të hacker-ave. 
Paralajmërimi
 u lëshua, pasi ekspertët e sigurisë thanë se hacker-at kanë zbuluar 
mënyrat për të shfrytëzuar gjuhën e programimit Java, për të instaluar 
virusë, që do t'iu mundësonin atyre e të kryejnë krime të tilla si 
vjedhje të informacionit nga kompjuterët dhe vjedhje identiteti. 
Java
 përdoret nga qindra miliona kompjuteë në mbarë botë, të cilët kanë 
qasje në internet. Departamenti i Emergjencave tha se raportet tregojnë 
se dobësia e Javas “është shfrytëzuar në mënyrë aktive” nga hakerët, dhe
 rekomandoi që Java të çaktivizohet në faqet e internetit, derisa të 
zgjidhet problemi. Pronari i Java-s, Oracle Corporation, deri më tani ka
 refuzuar të komentojë. 
(e.m/rel/BalkanWeb)
 

Nuk ka komente:
Posto një koment