Këngëtarja Rita Ora përveç për suksesin e saj, ka qenë disa herë e 
përfolur edhe për lidhje të ndryshme me persona të famshëm. Së fundmi 
ajo doli nga një romancë me përfundim të hidhur me vëllaun e Kim 
Kardashian, Rob i cili e akuzoi atë për tradhti me shumë meshkuj në të 
njejtën kohë.
Por Rita ka vendosur që të nxisë të tjera thashetheme. Kësaj here, ajo 
do të përfolet për seksualitetin e saj. Ajo vazhdimisht në rrjete të 
ndryshme sociale po publikon foto me një modele britanike, emri i së 
cilës është Cara Delevigne.
Të dyja vajzat, njëra tjetrën e quajnë “gruaja ime”.
Të dyja vajzat, njëra tjetrën e quajnë “gruaja ime”.
Në foton e fundit të publikuar shihet Rita së bashku me Cara-n të cilat 
janë gati për një puthje lezbike. Ndërsa në një tjetër të publikuar pak 
ditë më parë, shihet modelja e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet 
“Gruaja e Ritës”.
Fansat menjëherë nisën në aludonin për ndonjë lidhje të mundshme mes 
vajzave, pasi që ato duken shumë të afërta, derisa Rita ka paralajmëruar
 se të tjera foto të tilla të nxehta do të vinë në vazhdim, transmeton 
Indeksonline.
 

Nuk ka komente:
Posto një koment