e shtunë, 25 gusht 2012

Si ta kuptosh kur dikush po gënjen

Në qoftë se po dyshoni se i dashuri juaj po fsheh diçka nga ju, atëherë ndiqni gjuhën e trupit të tij dhe veprimet të cilat ai i bën, sepse ato mund të zbulojnë më shumë se fjalët.
1. Ndiqni këmbët e tij
Kur dikush i kryqëzon këmbët apo i mbështjell ato rreth karriges atëherë kjo mund të jetë një shenjë se ai po gënjen.
2. Pauzon para se të flet
Në qoftë se i parashtroni ndonjë pyetje direkte si “Ku ishe mbrëmë?” ose “A po më tradhton?” dhe nëse pas asaj vijon një pauzë apo nëse ai e përsërit pyetjen tuaja, atëherë ndoshta edhe e ka futur veten në sherr.
3. Duart në xhepa
Në qoftë se qëndron para jush dhe duart i ka të futura në xhepa, kjo shpreh shqetësimin e tij dhe mund të jetë shenjë se ai po fsheh diçka nga ju. Është e juaja që të zbuloni se çfarë është ajo.
4. Ngritje e supeve
Nëse ju thotë “mbrëmë dola me shokët e mi” dhe njëkohësisht ngre supet, është mirë që të hulumtoni pak më thellë se me kë ka qenë mbrëmë në të vërtetë. Ky gjest do të thotë se as ai vetë nuk e beson atë që e thotë.
5. Vazhdimisht përdor fjalët “por” dhe “ama”
Nëse fjalitë e tij nisin me “E di që mendon se kjo që do ta them është e çuditshme, por…” ose, “E di që nuk do t’më besosh, ama…” mundësia që gjëja e ardhshme që do ta thotë është gënjeshtër, është e madhe!
6. Ngul sytë në sytë e juaj
Nganjëherë, gënjeshtarët kanë aq dëshirë për t’ju bindur se nuk po gënjejnë, saqë do t’u shikojnë drejt në sy një kohë shumë të gjatë, duke u munduar t’ju dëshmojnë se nuk kanë asgjë për të fshehur.
7. Prek fytyrën derisa flet me ju
Ata që gënjejnë nuk do t’ju lejojnë që për një kohë më të gjatë të analizoni fytyrën dhe lëvizjet e tij. Prandaj, shpeshherë i afrojnë duart afër fytyrës me qëllim që t’i “bllokojë” fjalët që i dalin nga goja.
8. Nuk mundet ta përshtatë tregimin e tij
Vetëm personat të cilët kanë gënjyer për një ngjarje të caktuar janë të paaftë për ta përshtatur tregimin e tij, në qoftë se një komponentë e tregimit mungon. Pra, në qoftë se mundoheni që ta zbuloni të vërtetën dhe ai vazhdimisht përsërit gjërat të cilat veç më ua ka thënë, jini të sigurta se po ju gënjen

“Festa” e Rita Orës


Këngëtarja britaniko-shqiptare, Rita Ora, ka shumë për të festuar për momentin, duke qenë se kënga e saj e fundit është vendosur menjëherë në krye të klasifikimit muzikor në ishull. 
Për të festuar këtë moment të veçantë, 21-vjeçarja u sigurua që të paraqitej në formën e saj më të mirë në një prej klabeve më të njohur në Londrës, “Mahiki”, ku argetua deri ne oret e para te mengjesit.
Zonjushë Ora, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, u fotografua në hyrje të ambientit me flokë të lëshuara dhe një fustan joshës ngjyrë argjendi, i cili i përputhej mirë pas linjave të saj të trupit, duke nxjerrë në pah hiret e vajzës së lindur në Prishtinë.
Falë famës dhe paraqitjes së saj të mrekullueshme, këngëtarja është duke u shndërruar në Britaninë e Madhe në një idhull për publikun edhe jashtë skenës.

Rita u beson vetëm.... ?

Yjet e shoubiznesit janë vazhdimisht të rrezikuar nga persona apo adhurues të dhunshëm, dhe në çdo kohë mund të sulmohen. Për këtë arsye, ata kanë nevojë për mbrojtje të afërt. Dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as ylli shqiptar me famë botërore Rita Ora, e cila ka të angazhuar një ekip truprojash, të cilët e ndjekin në çdo hap.
Por ajo që është e veçantë, është fakti se Rita duket të ketë më shumë në bashkëkombësit e saj, pasi sipas burimeve, shumica e truprojave të saj janë pikërisht shqiptar, e besohet se janë edhe të afërm të ngushtë të saj. “Natyrisht se edhe ajo ka të angazhuar truproja, pasi rreziku është permanent dhe mund të sulmohet nga fansa të çmendur. Por ajo ka vendosur të angazhoj truproja që janë shqiptarë, apo edhe i përkasin familjes së saj”, ka deklaruar një shoqe e ngushtë e Rita-s.

Në anën tjetër, Rita është në valën e përgatitjes së nxjerrjes së albumit të saj debutues dhe shumë kritikë e vlerësojnë lartë projektin e saj dhe pritet që të korrë suksese në të gjitha tregjet e botës.

“Lyrical Son”, ironizon ..... ?


Ka dalë hapur si një njeri që nuk ka ndonjë farë simpatie për homoseksualët. Këtë gjë e ka bërë të qartë në një status të tij në Facebook ku duken hapur këto mendime. “Njëriu shkon duke u rritur e duke u pjekur, këto shkojnë dhe bëhen gei. Dhe pastaj thonë ç’lidhje ka?”.
Në të vërtetë ky status nuk ka pasur për qëllim të ofendojë homoseksualët por disa kundërshtarë të tij në   muzikë të cilët për ti ulur poshtë ai i krahason me homoseksualët.  /Bluetooth

e premte, 24 gusht 2012

Ja 10 arsyet përse dikush mund të na fshijë nga fb


Shumë nga përdoruesit e Facebook, ndoshta dhe ne vetë, mund të konstatojmë se papritur nuk figurojmë më në listën e miqve të një personi të caktuar. Kur e gjejmë veten jashtë, pyesim: “Përse ka ndodhur..?”
Një shkencëtar nga Kolorado studioi çështjen dhe jep 10 arsyet pse kjo mund të ndodhë. Duke lexuar shpjegimet mund të kuptoni pse dikush, dikur ju fshiu nga lista e tij e miqve.
10 top arsyet pse dikush vendos për të fshirë dikë tjetër nga lista e miqve online në Facebook janë:
1. Postime të mërzitshme
Postime të përsëritura, të kopjuara nga faqe të tjera, që nuk kanë aspak fantazi apo origjinalitet nuk sjellin asnjë interes për miqtë virtualë, madje ato mund të bëhen aq të mërzitshme, saqë ata të vendosin të mos i shohin më.
2. Përditësimet e shumta të statusit
Statuse që përditësohen orë e çast, për çdo veprim apo ndjesi, mund të shqetësojnë miqtë tanë, të cilët kanë dëshirë të ndjekin një panoramë më të gjerë të aktivitetit të gjithë miqve.
3. Komentet e ashpra apo të vrazhda
Rrallëkujt mund t’i pëlqejnë komentet pa takt në profilin e tyre, por edhe nëse i lexojnë ato në profilet e miqve. Askush nuk do donte që një ditë t’i lexonte këto postime në faqen e vet, ndaj merr masa parandaluese duke përdorur obsionin “unfriend”.
4. Perceptimet e ndryshme politikeNë Shqipëri, kjo dukuri është e shpeshtë, përsa kohë politika zë një pjesë të rëndësishme të jetës së njerëzve, ndërkohë që ende mungon toleranca për të pranuar me qetësi dhe pa fyerje pikëpamjet politike të shprehura hapur nga dikush tjetër. Pa harruar faktin që në fb mund të kemi “friend” edhe personazhe të politikës.
5. Besimet fetare
Në Shqipëri kjo pikë nuk përbën problem, përveç rasteve kur dikush bën propogandë të tepërt fetare në profilin e vet.
6. Fund i një miqësie / marrëdhënieNatyrisht që fundi i një miqësie reale, përbën edhe fundin e miqësisë virtuale. Duket mëse e natyrshme dhe e arsyeshme që të mos e mbajmë në listën e miqve virtualë dikë, me të cilin nuk komunikojmë më, për arsye të ndryshme.
7. Komentet raciste
Në fb mund të kemi miq të të gjitha kombësive dhe racave dhe nuk mund të pranojmë që dikush të lëshojë komente fyese në drejtim të tyre. Kjo do të konsiderohej si mungesë përgjegjësie nga ana jonë dhe një lloj “tradhtie” në heshtje për miqtë “e prekur” nga komente të tilla.
8. Mospajtime (offline)
9. Mospajtime (online)
Konfliktet e ndryshme në bashkëbisedimet online apo nëpërmjet komenteve dhe mesazheve, mund të kenë si zgjidhje përfundimtare, fshirjen e bashkëbiseduesit nga lista e miqve.
10. Për të shmangur telashet nga prindërit
Sidomos tek adoleshentët e më të vegjëlit, prindërit kërkojnë të kenë nën kontroll llogarinë e tyre në fb, për të shmangur kontakte të rrezikshme me njerëz të panjohur, apo që ata i konsiderojnë të papërshtatshëm.
Ja pra e kemi në dorë që të jemi të këndshëm, në mënyre që askush të mos detyrohet të na fshijë nga lista e miqve virtualë, në rrjetin social fb.

10 Rita Ora - Been Lying (Deluxe Version) (HD)

09 Rita Ora - Fall in Love (feat. will.i.am) (Deluxe Version) (HD)

08 Rita Ora - Uneasy (Deluxe Version) (HD)

07 Rita Ora - Love and War (feat. J. Cole) (Deluxe Version) (HD)

06 Rita Ora - Shine Ya Light (Deluxe Version) (HD)

05 Rita Ora - Radioactive (Deluxe Version) (HD)

04 Rita Ora - R.I.P. (feat. Tinie Tempah) (Deluxe Version) (HD)

03 Rita Ora - How We Do (Party)(Deluxe Version) (HD)

02 Rita Ora - Roc' the Life (Deluxe Version) (HD)


01 Rita Ora - Facemelt (Deluxe Version) (HD)

Rita Ora publikon kengen e re "Love And War"




Program per largimin e mushkonjave !

Ky program punon ne 16000Hz ne 20000Hz , nje tingull qe njeriu dhe as kafshet e tjera nuk e degjojne !
Nga Ky tingull mushkonjat nuk mund te fluturojne afer kompjuterit per rreth 10 Metra ! Qe te kete efekt mund tju duhet nje sistem audioje qe i suporton keto frekuenca ! Mjafton qe ta hapni programin dhe te shtypni OK ! Per ta shkarkuar programin kliko linkun  blu : download.cnet.com/Anti-Mosquito-Software/

Al Pacino gjak shqiptar, origjinën nga .....


TIRANE-Aktori i famshëm Al Pacino ka origjinë shqiptare. Duke ju referuar faqes “online”, wiki.answers, që përgjigjet saktë në çdo pyetje që i bëhet, nëse bën pyetjen, ‘Al Pacino a ka origjinë shqiptare?’, përgjigja që merr është:
Alfonso Pacino është shqiptar. Famija e tij është me origjinë nga Kruja, qytet në qendër të Shqipërisë. Qindra e mijëra shqiptarë lanë Shqipërinë mes viteve 1571 – 1912, për t’i shpëtuar ofensivave të perandorisë Osmane të asaj kohe. Ishin kryesisht katolikët shqiptarë. Një shifër e përafërt e shqiptarëve që lëshuan Shqipërinë është 1.2 milionë. Mbiemri Pacino në shqip është Pacini. Emri i plotë në shqip i aktorit me famë botërore është Alfons Pacini.
Qeveria italiane e asaj kohe detyroi shqiptarët e ardhur në Itali që të jetojnë në Jugun e Italisë, në rajonet e Kalabrisë, Puljas, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit, në periudhën e viteve 1621 – 1913 të përshtasin emrat dhe mbiemrat. Prandaj, emrat e komunitetit shqiptar që jetuan në Jugun e Italisë u ndryshuan në mënyrë që Italia të jetë e bashkuar në një, pa dallime etnike.
Shumë familje ndryshuan mbiemrat e tyre duke shtuar “O” në fund ose duke ndryshuar rrënjësisht mbiemrat e tyre, nga shqiptarë në italianë. Të dhënat në Shqipëri tregojnë se më 23 Tetor 1801, 203 shqiptarë nga rajoni i Pac, Krujë, lëshuan Shqipërinë nga porti i Durrësit për të marrë rrugë drejt Jugut të Italisë.

Ledri miqësohet me TBA


Ikona e Babastars, Ledri Vula, i cili u largua kohë më parë nga muzika, është parë duke bërë foto me një prej anëtarëve më të shquar të ‘labelit’ TBA, Klepton.
BabaStars dhe TBA njihen për rivalitetin e tyre të madh në skenën e hip-hop muzikës, sidomos pasi këta të fundit mbajtën koncertin e tyre të madh në Stadiumin e Prishtinës.
Fotografitë që ju sjellim më poshtë janë postuar nga Klepto në profilin e tij personal në Facebook, ndërsa në të shihet edhe Ledri, i cili kështu i jep edhe një goditje tjetër relacioneve të tij me anëtarët e BabaStars, nga të cilët u largua pas problemeve në jetën private dhe incidenteve me Noizyn, duke iu përkushtuar karrierës si regjisor. 

Barça pak më e mirë se Reali (video)

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Camp Nou.
Pjesa e parë filloi me një lojë tejet të baraspeshuar nga të dyja palët. Ishte Barcelona ajo që dominoi në posedim, kurse Real Madridi mbrohej me të gjithë lojtarët, duke parë që në lojë mungonte Pepe dhe ishte një talent si Callejon.
Sidoqoftë, Barcelonës i takuan sulmet e para. Lionel Messi u shfaq rrezikshëm në dy mundësi, në të cilat dështoi t’i japë epërsinë ekipit të tij.
Real Madridi kishte mundësi për dy kundërsulme, të cilat dështuan për shkak se Sami Khedira dhe Karim Benzema ishin tejet të pa disponuar për lojë.
Mourinho dhe Tito Vilanova paqësisht shtrënguan duart para takimit, duke i dhënë fund spekulimeve për rivalitetin mes tyre. Kujtojmë se vitin e kaluar Mourinho e sulmoi Vilanovan duke futur gishtin në syrin e tij pikërisht në ndeshjen e Superkupës të zhvilluar në Camp Nou.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan shumë. Real Madridi e hap lojën më shumë dhe fillon të kërkojë golin.
Si rezultat, pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Mesut Ozil, ishte futbollisti më i kompletuar në botë, Cristiano Ronaldo, ai që me kokë më së miri u gjend për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Real Madridit (54’).
Gëzimi i madrilenëve zgjati vetëm dy minuta. Një pasim mjeshtëror të Javier Mascheranos e shfrytëzoi Pedro, i cili shënoi bukur për 1-1 dhe barazimin e rezultatit (56’). Nga syri jonë, Pedro ishte në pozitë jashtë loje, edhe pse gjyqtari mendoi ndryshe.
Në vazhdim të takimit Barcelona e merr lojën në dorë, edhe pse në lojë inkuadrohen edhe Higuain dhe Di Maria. Ndeshja hapet deri në maksimum.
Pas një aksioni nga Andres Iniesta, ishte mbrojtësi Sergio Ramos ai që ndërhyri ashpër në mesfushorin spanjoll, duke detyruar gjyqtarin tejet kontravers të akordojë penalti. Penaltinë me sukses e ekzekutoi futbollisti më i mirë në planetin Tokë, Lionel Messi, për 2-1 (69’).
Real Madridi pa ndonjë opsion shtesë e hap lojën për të kërkuar golin e barazimit.
Këtë më së miri e shfrytëzuan Iniesta dhe Xavi, të cilët organizuan një aksion të mrekullueshëm nga cili realizoi ky i fundit për 3-1 dhe tashmë fitoren e Barcelonës të sigurt në këtë takim (77’).
Megjithatë, i inkuadruari në lojë, Angel Di Maria, i komplikoi gjërat për katalanasit, pasi me golin e tij për rezultatin 3-2 realizuar në minutën e 85-të, gjithçka për Superkupën është e hapur.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2 dhe tashmë gjithçka është e hapur për sfidën kthyese që zhvillohet në Santiago Bernabeu pas një jave. Real Madridit i mjafton një fitore minimale për të fituar trofeun, kurse Barcelona me një barazim do të ishte triumfuese. /Telegrafi/

Barcelona 3-2 Real Madrid footyroom.com by Futbol2101

e enjte, 23 gusht 2012

Ja se si të kontrolloni dritat e shtëpisë suaj nga celulari


Nëse kaloni një kohë të konsiderueshme në shtëpi, e dini mirë se sa e bezdisshme është të ngrihesh herë pas herë të fikësh, ndezësh apo edhe të modifikosh ndriçimin e dhomave.
Megjithatë, falë smartfonëve dhe Bluetooth-it, gjithçka mund të evitohet.
Bluetooth Bulb mund të ngjajë si një pajisje tepër e çuditshme për t’u instaluar në shtëpi, por ka një funksion tepër të rëndësishëm. Në pamjen e jashtme është njësoj si një llambë e thjeshtë por në brendësi bën shumë më tepër se kaq.
Ashtu siç e shpjegon edhe emri, është një llambë më Bluetooth. Ajo lidhet, përmes kësaj të fundit, më smartfonin tuaj dhe mund të kontrollohet prej tij.
Kjo llambë, jo vetëm që mund të kontrollohet për dendësinë e ndriçimit që rrezaton, por është e disponueshme edhe si një llambë RGB, pra ju mund të zgjidhni ngjyrat me të cilat dëshironi të ndriçoni dhomën. Përveç kësaj, llamba mund të komandohet për t’u fikur në orare të caktuara.
I vetmi disavatanzh është fakti se ajo përdor teknologjinë Bluetooth 4.0, që e suportojnë shumë pak pajisje (smartfonë apo kompjutera) për momentin. Aktualisht, ju duhet një iPhone 4S, iPad 3, Samsung Galaxy S III, Droid RAZR, Mac Mini, apo MacBook Air për ta përdorur llambën.
Maksimumi i largësisë prej nga mund të kontrollohet ajo është 50 metra (afërsisht sa gjatësia e një pishine Olimpike).
Llamba do të jetë e disponueshme online në faqen zyrtare të saj, brenda dy muajve të ardhshëm

Viti i ri shkollor në Kosovë më ....


Prishtinë, 23 gusht - Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë suksesshëm nga kjo datë. Mbi një mijë objekte shkollore në mbarë vendin janë të gatshme për procesin mësimor. 

Të gjitha shkollat e vendit do të hapin dyert më 3 shtator për të pritur nxënësit, të cilët do të vijojnë mësimin fillor dhe të mesëm. Këshilltari në Ministrinë e Arsimit, Ragip Gjoshi, tha për Radio Kosovën, se janë bërë të gjitha përgatitjet, për të filluar mbarë ky vit i ri shkollor. 

Ai tha se gjatë muajit shtator do të përurohen objekte të reja shkollore, të cilat do të jenë të gatshme për të pritur nxënësit për vitin shkollor 2012-2013. 

“Për 1 mijë e 7 shkolla zilja do të cingëroj dhe do t’i gjejë të përgatitura. Shpresojmë që 5 deri 6 shkolla do të jenë gjatë shtatorit të gatshme për t’u përuruar për vogëlushët tanë. Megjithatë janë në vijim edhe 36 objekte të tjera, të cilat pritet që për vitet e ardhshme të jenë të gatshme”, tha ai.

Gjoshi tha se Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 7 milion euro për shpërndarjen e librave falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Ai tha se tashmë librat janë shpërndarë me kohë në të gjitha shkollat e vendit. 

“Tekstet shkollore mbi 95 për qind janë shpërndarë nga Libri Shkollor dhe nga kompania Dukagjini. Tekstet tani shpërndahen shkollë më shkollë dhe jo si më parë vetëm në drejtoritë komunale”, theksoi Gjoshi.

Ndërkohë, për vitin shkollor 2012-2013 janë regjistruar në klasë të parë mbi 29 mijë nxënës, të cilët do ta fillojnë mësimin me Abetaren e unifikuar. 

Dëgjoni mesazhin e Rita Orës në shqip (Video)

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar një video-mesazh të posaçëm kushtuar fansave shqiptarë, ku ajo flet në gjuhën shqipe.

Në xhirimin e shkurtër, Rita përshëndet fansat dhe shprehet e lumtur për publikimin e ardhshëm të albumit të saj.

Si raporton KTV-ja, këngëtarja e lindur në Prishtinë ka shënuar sukses të madh edhe me këngën e saj të tretë, të titulluar “How we do”, e cila zë vendin e parë ne top listat britanike. Kjo është kënga e saj e tretë që është radhitur në pozitën e parë.

Rita ka deklaruar se ky vit për të ka qenë shumë i suksesshëm dhe se është e lumtur për këtë.

e mërkurë, 22 gusht 2012

Këngëtarët që ‘çmendin’ femrat shqiptare

I gjatë, i bukur, me një buzëqeshje rrezëllitëse, por njëherazi misterioz, i zgjuar, i famshëm dhe i pasur. Për shumicën e femrave ky është profili i mashkullit ideal. Janë të paktë ata që i plotësojnë të gjitha këto kritere, ndonëse shijet janë shumë relative.
Gazeta Standard ka përpiluar një listë me meshkujt më të muzikës, duke qenë se kemi pafund këngëtarë jo vetëm simpatikë por edhe shumë më tepër…
Dren Abazi
Që kur realizoi hitin “Ti dhe unë” me Anjeza Shahinin, Dren Abazi u shndërrua në një zemërthyes që ka luajtur me imazhin e tij prej ‘playboy’ edhe në media. “Tërhiq e mos këput” ka qenë strategjia e djaloshit prishtinas, i cili ka një jetë që merret me muzikë, por që nuk preferon të flasë për femra, të dashur a të fejuar, a thua se është i ndërgjegjshëm se ky status do t’ia largojë disi publikun femëror.
Flori Mumajesi
Ai nuk është ndoshta modeli tipik i mashkullit seksi, ama është nga ata që nuk kanë lënë femër pa bërë për vete. Çdo vit e më shumë në krye të çdo klasifikimi, Flori ka treguar se edhe një mashkull që nuk ka abdominale muskulore (bark fibër), mund të jetë edhe më i pëlqyer sesa dikush që është më i pashëm, por jo aq i suksesshëm sa ai. Mendoni, për çdo hit të ri që krijon – si ky më i freskëti “Me zemër”, Flori vetëm shton numrin e fansave.
Alban Skënderaj
Këngëtari që shquhet për balada pop-rok, është bërë pjesë e mendimeve romantike të femrave, sa e sa herë, kur tekstet e këngëve të tij kanë lënë gjurmë te to. Me dedikimin që tregon ndaj të fejuarës simpatike, këngëtares Miriam Cani, Albani ia ka shtuar më tepër pikët vetes, duke u bërë shumë më intrigues dhe i paarritshëm për femrat!
Shpat Kasapi
Jo rastësisht edhe Shpat Kasapi, i fejuari i këngëtares/modele që do bënte cilëndo femër xheloze, gëzon të njëjtat atribute si Afërdita, pasi shumë meshkuj e xhelozojnë në heshtje dhe nuk duan ta pranojnë që Shpati është i admirueshëm nga gjinia e kundërt, sa i takon fizikut, dukjes, tipit etj. Na vjen keq vajza, e ka “rrëmbyer” Afërdita.
Noizy
Edhe me reputacionin e tij të një “djali të keq”, Noizy, të paktën gjykuar nga rrjetet sociale, është më i pëlqyer nga femrat. Për këtë ish-sportist muskuloz femrat “vdesin” nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, madje edhe jashtë trojeve shqiptare. Nëse doni ta vërtetoni këtë, hidhuni një sy fotove të tij, ku femrat vazhdimisht tentojnë ta puthin.
Seldi
Me “Adrenalinën” dhe “Biondinën”, të kënduara në bashkëpunim me Sinan Hoxhën, Seldi Qalliu la pas imazhin e djaloshit të mbarë që kishte krijuar në “Big Brother”, për t’u shndërruar shpejt në një mashkull me veshje serioze, kostume shik e këmisha të hapura, gjë që bëri që femrat ta shihnin “me tjetër sy”. Me “Çika e zemrës time”, ai e ka konsoliduar edhe më tej statusin e një mashkulli seksi.
Capital T
Është i ri në moshë, por kënga e tij “U bo vonë” u bë hit, ndërsa fytyra e tij simpatike po shumë mashkullore, joshi femra nga Shqipëria dhe Kosova. Cilësimi që i ka bërë Eliza Dushku, si një reper shumë i talentuar që “ngjan me Jay Z”, e ka kuotuar më lart reperin zeshkan me buzë mishtore, pas të cilit lënë kokën adoleshentet, aq më tepër që ai vetë duket tip mjaft i rezervuar.
Ledri Vula, MC Kresha, Visari, Getoari 
Këta reperat seç kanë diçka “cool” që i tërheqin shumë femrat. Me pantallona të gjera, pjesën e sipërme të trupit zbuluar, me muskuj të formuar mirë, ata kanë diçka prej “rrugaçi”, por bashkuar me talentin dhe sensin e humorit që shfaqin nëpër intervista, shndërrohen në meshkujt të denjë për këtë listë… Të mos u referohemi pastaj videove seksi, të rrethuar nga vajza me bikini dhe që ata bëjnë sikur nuk ua varin… Na vjen keq për Ledrin, i cili jo vetëm dëgjohej, por edhe shikohej me shumë endje nga femrat, pasi prej pak kohësh ka deklaruar largimin nga muzika- shpresojmë të përkohshëm!
Adrijan Gaxha
Këngëtari nga Shkupi, që dikur shfaqej nëpër video me makijazh, këto vite, edhe pse ka nisur të përdorë përherë e më tepër kapele – për të mbuluar rënien e flokëve (nuk e kuptojmë përse? Ka shumë meshkuj seksi edhe pa flokë), është shumë i preferuar sidomos nga seksi i bukur, kështu që ajo që e ka tashmë në krah (Luana apo dikush tjetër qoftë) duhet të bëjë kujdes. Apo nuk kërcen bukur…

e martë, 21 gusht 2012

Njeriu-merimangë ndalohet nga policia

Nuk dihet nëse po nxitonte për të shpëtuar dikë, por policia nuk e ka pasur këtë kompleks, madje mund të ketë ndjerë pak krenari kur ka vënë duart mbi njeriun-merimangë. 

Andrew Garfield, aktori që interpreton superheroin në filmin e fundit të sagës “The Amazing Spider-Man”, është ndaluar nga një agjent për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas faqes së internetit TMZ, aktori ishte në bordin e makinës së tij në Malibu bashkë me të fejuarën dhe protagonisten e të njëjtit film, Emma Stone.

Ndoshta për të shmangur armiqësinë me një superhero, agjenti ka vendosur të mos e shoqërojë çiftin në stacionin e policisë, duke bërë vetëm denoncimin. 

Jeta dhe biografia e UniKKatil !


Vendlindja: Prishtinë
Mosha: 31 Vjeç
Ditelindja: 18 Mars 1981
Shenja e Horoskopit: Peshqit
Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil është nje rapper nga Prishtina qe jeton në Bronx, New York. Shkollën fillore e mbaroi ne prishtinë. Më pas u rregjistrua në gjimnazin “Sami Frasheri”. Ne fillim ishte një nxënës i shkëlqyer por më von u bë problematik dhe u përjashtua tre herë nga shkolla. Ne vitin 1992, Unikkatili inqizoi kenget e tij te para “Demokraci” dhe “Ta Zhdukim Policin” dhe në vitin 1993, ai inqizoi këngen e parë profesionale me titull “Zingjirt Që S’kputen”. Në të njejtën kohë Viktori ishte pjes e ekipit të Karates Studenti, Ku tranjer i tij ishte Sulejman Jetullahu. Pas disa vitesh, saktësisht në vitin 1995, Viktori përjetoi një tragjedi, ku shoku i tij i ngushtë, Dren Thaqi humbi jeten pasi u godit nga treni. Per këtë që ndodhi, Unikkatili inqizoi këngën “Shpirt N’Paqe” si kujtim për Drenin. Në kohën kur për një fjalë kundër Serbisë paguaje shtrenjtë, Unikkatili bëri këngë në të cilat përmendeshin emra te policve serb si ajo “Vdekje Serbis” e megjithatë Radio sklleravia ne Prishtinë nuk i trasmetonte, kështu që nga të gjitha këngët e Unikkatilit të asaj kohe u transmetua vetëm kënga “Shpirt N’Paqe”. Ne vitin 1996 Unikkatili me gjith familjen e tij shkuan ne Amerik sakteshisht ne Bronx, New York. Unikkatili atje ndertoi studion e tij te quajtur Conqueror Records. Nga viti 1998 deri ne vitin 2000 ai bëri vetem këngë anglisht. Nga kënga Bloody Alboz që Unikkatili e bëri bashkë me shokun e tij Milotin lindi ideja që të krijojn edhe grupin The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakshme). Pra ne vitin 2000 u krijua grupi i mirnjohur TBA antarët e parë që ju bashkuan grupit ishin Unikkatili, Miloti, Presioni, ZEF, Klepto, Cyanide, Jetoni B52, NAG, Tani Grupi ka me shum se 100 antarë. Ne vitin 2003 Unikkatili pubikoj albumin e par të quajtur Shihemi N’Përkujtime dhe më pas vijoj me albumet Prezanton The Bloody Alboz në vitin 2004, Armiqt Suprem në vitin 2006, Kanuni Katilit në fund te vitit 2007. Përpos albumeve Unikkatili gjat ketyre vitëve realizoj shum këng dhe shum bashkpunime. Ne vitin 2009 Unikkatili mbajti koncert në Zvicër. Në koncert moren pjes më shumë se 6000 njerëz dhe ishte koncerti më i madh i realizuar ne Europ nga një këngëtar Shqiptar. Në vitin 2011 Unikkatil u rikthye me dy këngë njëra kënge ishte në bashkpunim me reperin e mirnjohur 2po2 dhe kënga tjtër në bashkpunim me shkokun e grupit Klepto të dyja këngët thyen rekord në YouTube dhe në iTunes. Ai mbajti Koncertin e tij të parë ne Kosovë me 15 korrik 2012 ku ka shfaqur një performancë epike në stadiumin e qytetit të Prishtinës, duke ndezur rreth 20 mijë të pranishëm. Ai performoi për më shumë se dy orë dhe shfaqi një prej performancave më të mira ndonjëherë, duke kënduar madje edhe dissat.15 korriku mbeti në histori si koncerti më madhështor i mbajtur ndonjëher ne Kosovë. Unikkatili është në përgaditje të albumit tij të pestë që do të dalë në treg në verë 2012. Kenga “Kuq e zi” ka qen per nje dite kenga me komentuar ne YouTube.
English
Viktor Palokaj (Rebel also know as Unikkatil) was born into a family with tradition. He is the grandson of John Palokes namely of the National Front. The man who didn`t gave the lands to slaves. The enemy wanted to kill him, but failed.
Victor finished the primary school in Pristina, then he got registred to middle school “Sami Frasheri”. In the beginning was a polite student, but later he became problematic and was expelled from school 3 times, but again he didn’t change because his heart assumed street and hip-hop. Victor began rap when he was only 12 years old but he didn’t continue beacuse rap was very simple because he sang really rap.
In 1992 Victor wrote songs “Democracy” and “To Gulf Police” and in 1993, he record first professional song called “Zingjirët Që S’kputen.” After some years, precisely in 1995, Viktor had a tragedy, where his close friend Dren Thaqi was hit by a train and died. He wrote a song ” Heart in Peace” as a reminder for Dren.
In time when for a word against Serbia pay expensive, Victor wrote a song in which Serbian policve cited names like “Death Serbia”, but Radio Selavia didn’t broadcast, so from all songs of Victor were broadcast only “Heart in Peace”.
Music that make Hip-Hop Victor was explicit, without fear texts that present reality as it was and these were key reasons for affirming its not at that time. Although the will can choose the easy way to fame by not using the explicit expressions or words against the government of that time, as they had done most or all other reper that time, but he didn’t changed his style and was explicit and realistic, but unknown.
Victor was included in 1996 in clashes with an Albanian family and entered the blood with them. This was why his family decided to move to the USA. They were placed in the Bronx (New York), this highly populated country from the Albanian community where he continued his dream. In 1998, Victor make a song with some members of the ABI, which called “Albanian Rules”, which song was more freestyle and jokes. In that year, he worte the song “if i die u die”, this song which is seen by many people as the best song rap in western style.
When Victor arrived at USA, he immediately created his clan called TBA (The Bloddy Alboz), in which a part of the members involved in rap music. Victor has a studio record called “Conqueror RECORDS” where he works all his songs. New album called “Supreme Enemies” has sold 8000 copies within 3 days. This album broke sales recordin, the paper says in Kosovo. No other album of any reper singer or group didn’t sold 8000 copies for such a short a time. In 2008, Victor with TBA create new album called “The Canon of the Katil”.

Rita Ora: Nuk jam vajzë e ndejave

Rita Ora nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se ajo është person vetëm i ndejave, për shkak të muzikës që bën.
Këngëtarja e hitit “How We Do (Party)”, do ta lëshojë albumin e saj të parë “Ora” të hënën e ardhshme në Britani dhe mendon se albumi i saj në të vërtetë reflekton personalitetin e saj.
“Më pëlqen të bëj gjëra të cilat njerëzit nuk i presin nga unë. Nuk jam e një-anshme, edhe unë jam njerëzore. Më pëlqejnë ndejat, por po ashtu preferoj muzikë të mirë”.
“Mezi pres njerëzit ta kenë në dorë albumin. Do të ketë shumë kuptim. Doja të sigurohesh se bëj një incizim që është gjithçka ndryshe, pasi kurrë nuk jam rritur duke dëgjuar vetëm një lloj muzike”, ka thënë Rita për Daily Star.

e hënë, 20 gusht 2012

Noga largohet nga muzika

Tinejxheri nga Prishtina, Agon Abdullahu, i njohur si Noga ‘beatbox’, ka vendosur që të largohet nga muzika, për t’iu përkushtuar shkollimit.
Pas Ledrit, është Noga ai që lë muzikën për shkaqe familjare dhe për shkaqe të shkollimit, pas një karriere mjaft kontraverse, e cila u shoqëruar me hite dhe me polemika të shumta mbi talentin e tij në ‘beatbox.
“Kam vendosur të heq dorë nga muzika. Këtë po e bëj për hir të familjes time dhe më së shumti për hirë të vetvetes. Dua të vazhdoj shkollimin, pasi e kam ëndërr të bëhem një farmacist dhe biznesmen i suksesshëm, ashtu sikurse babai im. Është ai i cili më ka inspirur që të largohem nga muzika, për t’u larguar kështu dhe nga syri i mediave dhe nga syri i publikut”.
“Falënderoj të gjithë bashkpunëtorët e mi të cilët më kanë përkrahur në karrierën time të deritanishme, e cila ishte mjaft e vështirë. Unë po largohem dhe nuk e kam ndërmend të kthehem, pasi më presin angazhime tjera jetësore dhe familjare tani e tutje”, ka deklaruar Noga.
Largimi i Nogës vjen pas një karriere trivjeçare relativisht të suksesshme, me disa hite dhe shumë videoklipe. Ai njihet për këngët “Souljah”, “Tequila Vava” dhe “Këtë Natë”. /Telegrafi/

FIFA 13, më spektakolare se kurrë më parë (VIDEO)

Vjen në mënyrën më spektakolare të mundshme “FIFA 13″, një prodhim i EA Sports. Videoja më e fundit e prodhuar në Koln të Gjemanisë, duke e vërtetuar edhe një herë se FIFA, aktualisht është lider në video-gamet për futbollin.


Kur t’iu bjerë në dorë verdikti i fundit i FIFA 13 do të keni mundësinë të luani me të gjithë yjet e futbollit por ajo që bie më shumë në sy janë dy yjet e Milan: Alexandre Pato dhe Kevin Prince Boateng, të cilët duken në super formë dhe janë ndër futbollistët më të mirë të këtij versioni.

Shqipëria, në një film me Stalone, Shvarceneger e Chuck Norris

Shqipëria bëhet pjesë e një superprodhimi të gjigantit të filmit Hollywood. Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme të gjithë në Shqipëri në kërkim të një ‘thesari’, gjurmët e të cilit gjenden në Shqipëri.
“The Expendables 2″ (Mecenarët 2) është një film aksion amerikan me regji të Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Silvester Stalone, bazuar në një histori të Ken Kaufman, David Agosto dhe Wenk. Ai është vazhdimi i filmit aksion “The Expendables” (Mercenarët 2010), me yjet Silvester Stalone, Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren, Chuck Norris, Randy Couture, Terry Crews, Liam Hemsworth, Jean-Claude Van Damme, Bruce Willis dhe Arnold Shvarceneger.
Filmi flet për një grup mercenarësh që kërkojnë hakmarrje kundër Jean Vilain (që interpretohet nga Van Damme), një mercenar rival që ka vrarë njërin prej tyre dhe kërcënon botën me një armë vdekjeprurëse. Media dhe uebsajte të ndryshme botërore shkruajnë se xhirimet kryesore të filmit janë realizuar në 14 javë, duke filluar që prej shtatorit të vitit 2011 me një buxhet që vlerësohet të ketë shkuar rreth 100 milion $. Xhirimet janë bërë në Bullgari, Hong Kong dhe New Orleans. Po Shqipëria ku përmendet? Personazhi Barney Roos që interpretohet nga Silvester Stalone, i udhëzuar nga z.CHURCH që interpretohet nga Bruce Willis, vjen në Shqipëri për të tërhequr dhe për të çuar në një vend të sigurt, një objekt të mbetur në një aeroplan që u rrëzua në Shqipëri. Ekipi i mercenarëve i shoqëruar nga Maggie, gjeniu i teknologjisë interpretuar nga Yu Nan, arrin ta marrë objektin e mbetur në Shqipëri, por fitorja e tyre është jetëshkurtër, sepse menjëherë më pas zbulon se Billy është kapur nga Jean Vilain, interpretuar nga Zhan Klod Vandam, që synon të marrë pikërisht objektin e mbetur në Shqipëri.
“Mercenarët zbulojnë se objekti i rëndësishëm në aeroplan, ishte modeli apo një lloj harte për një minierë plutoniumi, sigurimi i vendndodhjes të së cilës dhe shitja e plutoniumit sjell të ardhura të mëdha”, vëren “The globe and mail”. Sipas filmit, edhe pse xhirimet nuk janë bërë në asnjë episod në vendin tonë, të gjithë emrat e njohur që përmendëm më sipër, vijnë në Shqipëri për të takuar njeriun e ‘poshtër’, të ‘ndyrë’ që mban syze të errëta… Ky personazh negativ interpretohet nga Zhan Klod Vandam.
Nga skenariHistoria me pak fjalë është se Stalone i ka borxh një shumë të madhe të hollash Bruce Willis, dhe në mënyrë që të paguajë agjentin e qeverisë, atij dhe ekipit të tij i duhet të marrë “diçka” nga një avion i shpërthyer në Shqipëri. Gjëja me aq shumë vlerë rezulton të jetë një hartë dixhitale e një bunkeri nëntokësor, ku sovjetikët kanë ruajtur disa ton plutoniumi. Zhan Klod Vandam arrin të ketë në dorë hartën, dhe vendos ta përdorë atë për qëllime të këqija. Në uebsajte të ndryshme thuhet se pjesa më e bukur e filmit, është momenti kur mercenarët varrosin njërin prej miqve të rënë në majën e një kodre në Shqipëri, duke i vënë sipër vetëm disa gurë. “Por kjo është Shqipëria. Ata nuk kanë asnjë ligj apo sistem për regjistrimin e vdekjeve”, thotë në uebsajtin “Little white lies” (ëndrra të vogla të bardha) Paul Fairclough. Nga biseda e bërë mes kritikësh filmi, shtohet edhe se tema e filmit lidhet me arkaiken dhe si gjërat e vjetra janë më të ashpra dhe më të fuqishme se të rejat. “Pra, ai ka Harley e tij antik dhe aeroplanin e tij të vjetër me një helikë”, shton David Jenkins.

Vali Corleone provon të bëhet edhe këngëtar (Video)

Ai që këngëtaret i njeh të gjitha dhe ka edhe raporte private me to e që këngëtarët e kanë idoll ka provuar karrierën në rep. Një video që ka dalë tash në YouTube del të jetë një këngë e Vali Corleone nga Gjilani, personi i famshëm që bën jetë filmash, duke imituar familjen Corleone nga Sicilia, me të cilën edhe ka muhabete, “apsollut”.

Ai e ka postuar në profilin e tij në Facebook, e si zakonisht mos ia beni “like ose comment”, transmeton “Reporteri.net”.

Ja cka shkruan ai në profil, origjinal: “SURPRIZ HHMMM ME KAN VJEDH SEKRETIN KENGEN TIME QE EKAM KENDU NE VITIN 2000 DHE E KAN PUBLIKU POSA ME LAJMRUAN NUK DI SI ESHTE VJEDH POR KJO KENG KA VIDEO KLIP NE ATE VIT 2000 POR MBASE ERDH PUNA KETU DO E PUBLIKOJ EDHE KLIPIN ESHTE SHUM I NERESANT A KENGA MUNDET MET PREK PAK NZEMEERR POR KAN EDHE KENGE TE TJERA POR DO I LE QE MBASE TE VDES TE PUBLIKOHEN KUR ESHTE KENDU KJO KENGE SDI A KA PAS GRUPE TE REPERAV NE SHQIPTARI E DUDA NE KENGEN ITALIA VOGEL VALI CORLEONE NDEGJOJE QKA THOT PREJ MINUTES 2:22 DERI NE 2:35 E KA FJALEN PER KUR VALI COERLEONE KA BE KONCERT HHMMM… OK KJO ESHTE HIT A PARAMENDO NE VITIN 2000 ESHTE BEE KJO MUZIK MOS U BEFASONI ASPOLUT. ME ZE TE TRASH JAM UN ME ZE TE HOLL ESHTE SHOKI IM GRAZIE GJITHVE DHE RRESPEKT KAM SHUM HISTORI UN PREJ A E DERI NE ZH NUK KAM LEN GJE PA BEE EEJJJ KUPTOVEE MAT MIRAT NBOT EDHE MAT KQIJAT NBOT NUK ESHTE INERESANT ASGJE ASPOLUT.JU LUTEM SHUM MOS ME BENI LIKE AS KOMENT OK — PLEASE NO LIKE NO COMENT”/Publialb.com

e diel, 19 gusht 2012

Tuna në BabaStars?

Rap ‘labeli’ kosovar, BabaStars, është duke menduar seriozisht që të kthehet në piedestalin e skenës muzikore, duke kërkuar kështu inkuadrimin edhe të këngëtares seksi Tuna.
Telegrafi ka mësuar nga burimet e sigurta se menaxheri i BabaStars, Drin Zatriqi, së bashku me Tunën, kanë mbajtur një takim sekret në lokalin e quajtur “Konak”, ku kanë biseduar rreth detajeve të përfshirjes në ‘label’.
Kujtojmë se BabaStars ka mbetur pa dy prej ikonave, Dafina Zeqirin dhe Ledrin, pas incidenteve dhe telasheve të fundit në jetën private të të dy artistëve, me këtë të fundit që u largua tërësisht nga muzika.
Burimet tona besojnë se është çështje kohe kur Tuna do të konfirmohet si anëtare e BabaStars, pasi edhe lidhja me Dj Dirty (deejay personal i Tunës) ka ndikim të mjaftueshëm në këtë çështje edhe pse negociatat janë vetëm në fazat fillëstare.
Tuna është shndërruar në sensacion pas hitit të fundit të lansuar “I Asaj”, videoklip që ka tashmë rreth 2 milionë klikime në YouTube pa bërë dy muaj prej lansimit. /telegrafi

Rita Ora e kap me dorë(foto)

Prej disa muajsh është shndërruar në objektivin kryesor të shtypit britanik që çdo ditë e më tepër po i kushton vëmendje maksimale. Është Rita Ora shqiptarja me origjinë nga Kosova e cila edhe këtë vjen me një performancë të nxehtë. Ajo është shfaqur në skenën e V festival në Weston Park ndërsa duket se veprimet kane qene provokative drejtuar fansave.

Rita Ora në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë!?

Tiranë, 19 gusht - Është një prej artisteve të reja më të suksesshme në të gjithë botën për momentin. Rita Ora, shqiptarja nga Kosova e cila ka qëndruar në krye të klasifikimeve muzikore në Britaninë e Madhe dhe Amerikë  ka folur disa herë për koncerte të saj të mundshme në Kosovë apo Shqipëri.

Dëshira duket të jetë e madhe, por mundësitë dhe agjenda e saj duke se po e pengojnë.

Megjithatë, gjatë një bashkëbisedimi me fansat e saj në internet, pyetjes se a ka ndërmend ajo të vizitojë Shqipërinë, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Ora i është përgjigjur kështu: Kjo është shumë e rëndësishme për mua, por do të mbetet një surprizë!