e shtunë, 25 gusht 2012

Rita u beson vetëm.... ?

Yjet e shoubiznesit janë vazhdimisht të rrezikuar nga persona apo adhurues të dhunshëm, dhe në çdo kohë mund të sulmohen. Për këtë arsye, ata kanë nevojë për mbrojtje të afërt. Dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as ylli shqiptar me famë botërore Rita Ora, e cila ka të angazhuar një ekip truprojash, të cilët e ndjekin në çdo hap.
Por ajo që është e veçantë, është fakti se Rita duket të ketë më shumë në bashkëkombësit e saj, pasi sipas burimeve, shumica e truprojave të saj janë pikërisht shqiptar, e besohet se janë edhe të afërm të ngushtë të saj. “Natyrisht se edhe ajo ka të angazhuar truproja, pasi rreziku është permanent dhe mund të sulmohet nga fansa të çmendur. Por ajo ka vendosur të angazhoj truproja që janë shqiptarë, apo edhe i përkasin familjes së saj”, ka deklaruar një shoqe e ngushtë e Rita-s.

Në anën tjetër, Rita është në valën e përgatitjes së nxjerrjes së albumit të saj debutues dhe shumë kritikë e vlerësojnë lartë projektin e saj dhe pritet që të korrë suksese në të gjitha tregjet e botës.