e hënë, 20 gusht 2012

FIFA 13, më spektakolare se kurrë më parë (VIDEO)

Vjen në mënyrën më spektakolare të mundshme “FIFA 13″, një prodhim i EA Sports. Videoja më e fundit e prodhuar në Koln të Gjemanisë, duke e vërtetuar edhe një herë se FIFA, aktualisht është lider në video-gamet për futbollin.


Kur t’iu bjerë në dorë verdikti i fundit i FIFA 13 do të keni mundësinë të luani me të gjithë yjet e futbollit por ajo që bie më shumë në sy janë dy yjet e Milan: Alexandre Pato dhe Kevin Prince Boateng, të cilët duken në super formë dhe janë ndër futbollistët më të mirë të këtij versioni.