e enjte, 23 gusht 2012

Dëgjoni mesazhin e Rita Orës në shqip (Video)

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar një video-mesazh të posaçëm kushtuar fansave shqiptarë, ku ajo flet në gjuhën shqipe.

Në xhirimin e shkurtër, Rita përshëndet fansat dhe shprehet e lumtur për publikimin e ardhshëm të albumit të saj.

Si raporton KTV-ja, këngëtarja e lindur në Prishtinë ka shënuar sukses të madh edhe me këngën e saj të tretë, të titulluar “How we do”, e cila zë vendin e parë ne top listat britanike. Kjo është kënga e saj e tretë që është radhitur në pozitën e parë.

Rita ka deklaruar se ky vit për të ka qenë shumë i suksesshëm dhe se është e lumtur për këtë.