e diel, 19 gusht 2012

Tuna në BabaStars?

Rap ‘labeli’ kosovar, BabaStars, është duke menduar seriozisht që të kthehet në piedestalin e skenës muzikore, duke kërkuar kështu inkuadrimin edhe të këngëtares seksi Tuna.
Telegrafi ka mësuar nga burimet e sigurta se menaxheri i BabaStars, Drin Zatriqi, së bashku me Tunën, kanë mbajtur një takim sekret në lokalin e quajtur “Konak”, ku kanë biseduar rreth detajeve të përfshirjes në ‘label’.
Kujtojmë se BabaStars ka mbetur pa dy prej ikonave, Dafina Zeqirin dhe Ledrin, pas incidenteve dhe telasheve të fundit në jetën private të të dy artistëve, me këtë të fundit që u largua tërësisht nga muzika.
Burimet tona besojnë se është çështje kohe kur Tuna do të konfirmohet si anëtare e BabaStars, pasi edhe lidhja me Dj Dirty (deejay personal i Tunës) ka ndikim të mjaftueshëm në këtë çështje edhe pse negociatat janë vetëm në fazat fillëstare.
Tuna është shndërruar në sensacion pas hitit të fundit të lansuar “I Asaj”, videoklip që ka tashmë rreth 2 milionë klikime në YouTube pa bërë dy muaj prej lansimit. /telegrafi