e martë, 21 gusht 2012

Njeriu-merimangë ndalohet nga policia

Nuk dihet nëse po nxitonte për të shpëtuar dikë, por policia nuk e ka pasur këtë kompleks, madje mund të ketë ndjerë pak krenari kur ka vënë duart mbi njeriun-merimangë. 

Andrew Garfield, aktori që interpreton superheroin në filmin e fundit të sagës “The Amazing Spider-Man”, është ndaluar nga një agjent për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas faqes së internetit TMZ, aktori ishte në bordin e makinës së tij në Malibu bashkë me të fejuarën dhe protagonisten e të njëjtit film, Emma Stone.

Ndoshta për të shmangur armiqësinë me një superhero, agjenti ka vendosur të mos e shoqërojë çiftin në stacionin e policisë, duke bërë vetëm denoncimin.