e hënë, 13 gusht 2012

Shkupi feston 100 vjetorin e çlirimit

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore dhe shoqatën studentore Dardania sot po shënojnë 100 vjetorin e Çlirimit të Shkupit.
Në Shtëpinë Memoriale të Nënës Terezë u zhvillua meshë në gjuhën shqipe për nder të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, themelues i korit “Zani i Maleve”.
Posta e Maqedonisë tek Libraria e Çarshisë promovoi pullën postare “Zani i Maleve”, ndërsa në mbrëmje në organizim të Shoqatës së Motoristëve “Dardanians MC” nga Shkupi mbahet defile e anëtarëve të familjeve kryengritëse të cilët do u ndalen te sheshi Skënderbeu për të vijuar me një iftar të hapur te Xhamia e Murat Pashës në orën 19 e 45, raporton ina.
“Organizojmë këtë festë për nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit, ku po ashtu do të nderojnë familjet, trashëgimtarët e familjeve që kanë bërë çlirimin e Shkupit, siç është familja e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit dhe shumë familje të tjera dhe duke përfunduar ku do të përfshihen diku 30 familje që janë të veçuara për kontributin e tyre kombëtar në këtë 100 vjetor dhe për të cilët ne u jemi mirënjohës dhe do t’ju ndajmë mirënjohje”, tha ditë më parë kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti.
Manifestimi në nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit do të përmbyllen me një koncert madhështor, ku do të marrin pjesë këngëtar të njohur shqiptar