e mërkurë, 15 gusht 2012

Rita Ora gatuan pite me spinaq ne TV britanik

Ajo e ka treguar dhe vazhdon ta tregojë me krenari se është shqiptare. Kjo është këngëtarja Rita Ora, e cila për britanikët është bërë një shembull për t’u ndjekur.


Dhe, nëse britanikët do të duan të njohin një nga ushqimet e preferuara të shqiptarëve, kjo nga sot mund të ndodhë, pasi Rita ka qenë e ftuar të dielën e kaluar në një emision ku gatuhet me emrin “Sunday Brunch” dhe ajo ka udhëzuar kuzhinierin në program që të përgatisë pite me spinaq, në kanalin britanik “Channel 4”.
Bravo Rita, jo vetëm po tregon talentin e një këngëtareje, por edhe traditën e ushqimeve shqiptare në mes të luksit londinez.