e shtunë, 18 gusht 2012

BABA STARS nxjerrin jashtë loje Dafin, i hapet rruga Tunës

Në faqen zyrtare të Baba Stars, përveç anëtarëve të grupit dhe miqve të djemve një vëmendje e madhe po i tregohet këngëtares Tuna. Madje, vetë lideri i grupit Baba Stars, Getoari në faqen e tij në facebook bën njoftime të ndryshme që tregojnë qartë suportin profesional që i bën Baba Stars këngëtares. Më parë këtë vend të Tunës e mbante Dafina Zeqiri, meqë kjo e fundit kishte lidhje romantike me ish- anëtarin Ledri Vula.
Tani që Vula nuk është më pjesë e grupit, të gjithë anëtarët i kthyen shpinën edhe ish të dashurës së tij Dafina Zeqiri. Duket qartë që djemtë kërkojnë që të bëjnë pjesë të labelit këngëtaren Tuna, e cila është mjaft e njohur dhe nëse do të pranonte me siguri do t’i shtonte një aleate të fuqishme grupit.  Bluetooth