e enjte, 16 gusht 2012

Ledri Vula tani “kapet” edhe me Adelina Tahirin

Fjala e tij vazhdon te kete peshe ne muzike. Kete gje e ka treguar edhe nje status i tille ne facebook ku ish anetari i grupit “Skillz” ironizon tekstin e kenges se sapopublikuar te Adelina Tahirit “Trilionere”. Ledri mesa duket nuk eshte aspak dakord me vargjet e kenges ku Adelina Tahiri i kendon vetes. “S’jam mesuar te levdrohem, por kam shkak qe ta bej, se keshtu jam rritur qe e vogel me kete luks”. Ledri e mbyll statusin e tij duke u tallur dhe duke ironizuar pikerisht vargjet e mesiperme. Nderkohe, kujtojme qe Adelina Tahiri edhe me pare eshte bere objekt talljesh nga publiku per shkak te nje deklarate te saj ne lidhje me protagonistin kryesor te telenoveles turke “Ezel”.