e hënë, 13 gusht 2012

Plani i Getoarit, kundër Noizyt me 500 fansa për ta rrahur

A do të marrë ndonjëherë fund saga e sherreve mes OTR dhe Baba Stars? Duket se po. Të paktën këtë gjë e konfirmojnë lajmet më të fundit mes dy palëve kundërshtare. Mesa duket menaxheri i labelit “Baba Stars” është afruar pranë Noizyt për të bërë paqe. 

Por, në fakt, kjo paqe mesa duket është thjesht një plan i dështuar lufte nga ana e Baba Stars. Sepse, sipas burimeve pranë djemve të grupit Baba Stars, me sa duket Getoari dështoi në planin e tij për të ardhur në Shqipëri me një ushtri prej 500 fansash për të sulmuar Noizyn në shtëpinë e tij në Durrës, shkruan BalkanWeb. 
Meqenëse Getoari nuk arriti të mblidhte pas vetes ushtrinë e menduar, atëherë zgjidhja më e mirë u konsiderua paqja. Ka shumë thashetheme brenda dy grupeve rivale sipas të cilave kjo është edhe arsyeja përse menaxheri i Baba Stars u afrua me Noizyn për të vendosur paqen.