e mërkurë, 12 shtator 2012

Rita Ora, si duket pa paruke?


 Rita Ora, e cila gjatë fundjavës ka qëndruar në Prishtinë, për xhirimet e videoklipit të saj të ri, vazhdon të komentohet nga mediat britanike për veprimet e saj derisa ishte në Kosovë.
Mediat britanike janë fokusuar në një paraqitje të së dielës mbrëma, kur Rita është shfaqur me flokët e saj natyrale, që janë më të shkurtra nga ato që zakonisht i shohim në paraqitjet e saj publike.
Duket se 21 vjeçarja kishte nevojë për një mbrëmje pa shumë glamur dhe ka vendosur që t’i lë flokët e saj bionde në hotel, për tu shfaqur me flokë të errëta, të vena pas veshëve.
Nuk ka munguar buzëqeshja e saj dhe buzëkuqi i ndezur.
Në këtë mbrëmje, ajo ka takuar një zonjë, që besohet të jetë gjyshja e saj, e cila i ka dhuruar disa rruaza, që femrat në Kosovë tradicionalisht i bartin.
Pas largimit nga Kosova, Rita ka fluturuar për në Los Angeles, ku do të vazhdojë me obligimet që e presin atje.

1 koment: