e enjte, 9 gusht 2012

Opss…Kengetarja Xhensila Myrtezaj me bracaleta…nuk di not..(Foto)

Vajza që u bë e njohur nga “Ethet” shfaqet në këto foto të orëve të fundit në plazh në Sarandë, ku siç shihni është duke u hedhur nga trampolina, ndërsa mban në krahë, bracaleta (krahë të mbushur me ajër për të shmangur mbytjen kur nuk di not). Foton tjetër ajo shihet me të fejuarin e saj Besart Kallakun, i njohur si Gjini i Portokallisë.U kujdesën ta mbanin të fshehtë lidhjen për një kohë të gjatë, edhe pse ishin çift shumë i dashuruar. Aktori i “Portokalli”, Besart Kallaku, i njohur si Gjini, vendosi të dalë hapur në publik në janar me këngëtaren e re Xhensila Myrtezaj, pas publikimit të klipit “Katunari gangsta”, ku protagoniste në klip ishte dhe Xhensila. Edhe pse shumë të rinj, kanë marrë vendimin të fejohen me një ceremoni familjare që kanë organizuar më datë 9 prill.Nuk dihet ekzaktësisht se kur e krijoi Besi lidhjen me këngëtaren e zbuluar tek“Ethet”, Xhensila Myrtezaj. Aktori 25-vjeçar nga Fushë-Kruja dhe Xhensila tashmë e kalojnë kohën bashkë. Gjini ka arritur një sukses të madh si aktor me rolet e tij të shumta, duke marrë një popullaritet të shpejtë në publik. Nuk dihet se ku janë njohur dy artistët me njëri-tjetrin, ndërkohë që vajza simpatike nga Tirana ka qenë konkurrente e edicionit të katërt të “Etheve”, ku binte në sy jo vetëm për zërin, por edhe për sharmin e saj. Tashmë, ata do i bashkojë dhe muzika, pasi Besi sapo ka provuar eksperiencën e tij të parë, me një bashkëpunim plot humor me kantautorin Stine, i cili ka shkruar këngën e tij. Ndërsa Xhensila, pasi mori pjesë në “Top Fest”, u bë më e njohur me klipin e këngës së saj “A më do”.