e martë, 7 gusht 2012

Voto, ndihmo Rita Orën kundër Rihannës

Me rastin e Lojërave Olimpike ku po shpërndahen medalje për më të mirët, është edhe VEVO që ka organizuar një kampionat botëror për top këngëtarët, ndërsa tani është radha e shqiptarëve që të dëshmojnë se janë zë i fuqishëm në botë.
Rita Ora është në konkurrencë të drejtpërdrejtë ndaj Chris Brown dhe Rihannës në kategorinë për këngën më të mirë R&B.
Momentalisht ylli jonë është duke pësuar humbje të thellë, pasi ka vetëm 120 vota në vendin e tretë, Chris Broën është në vendin e dytë me 319 vota, kurse Rihanna kryeson me 802 vota.
E plotësuar - Rita Ora ka mbi 1200 vota tani. Pasi tejkaloi lehtësisht Chris Brown, ajo arriti të krijojë një epërsi prej 400 votash ndaj Rihannës, përkundër faktit se ishte në disavantazh.
Kjo diferencë mund të ngushtohet ndjeshëm në rast se merrni pjesë në votim, duke vijuar hapat si më poshtë:
Kliko këtu: VEVO – Kampionati Botëror i muzikës
Më pas prek butonin “Vote” te video e Rita Orës, lejo kyçjen e aplikacionit duke klikuar më pas në dritaren e re “Log in with Facebook” dhe vota juaj tashmë është llogaritur.