e mërkurë, 8 gusht 2012

Tuna shijon pushimet

Këngëtarja e shumë përfolur jo vetëm për jetën e saj private por sëfundmi edhe për ndërtimin e klipit të fundit Tuna, ka vendosur të  pushojë pas publikimit të fundit, të këngës ‘I asaj’, klip në të cilin ajo shfaqet mjaft provokuese. Tuna, është duke shijuar suksesin e kësaj kënge e cila po komentohet dhe klikohet shumë nga adhuruesit e saj.
Këngëtarja ka publikuar disa foto me bikini në rrjetin social Facebook, ku përveç linjave perfekte të trupit, tregon gjithashtu se është duke u kënaqur me shoqërinë e saj, pas një pune të lodhshme që ka bërë.
Këngëtarja duket se po i kalon këto ditë pushime me shoqërinë e saj, dhe ashtu si shumë kolege të saj, po i mbanë fansat e informuar përmes Facebookut për gjithçka që ka të bëjë me jetën e saj. Tuna ashtu si gjithmonë, edhe me bikini duket shumë seksi.