e mërkurë, 8 gusht 2012

Facebook Arrin nje Rekord te ri…..


Facebook tani ka rreth 955 milionë përdorues aktiv në muaj mesatarisht, një rritje e konsiderueshme prej marsit të vitit të kaluar kur rrjeti social kishte raportuar 901 milionë përdorues aktiv në faqe.
Këto të dhëna, Facebook i ka prezantuar menjëherë pas thirrjes për publikimin e të hyrave për tremujorin ne dytë të vitit.
Të dhënat e Facebook kanë filluar që nga tremujori i dytë i vitit 2010, kur rrjeti social kishte 482 milionë përdorues aktiv në muaj mesatarisht, dhe rritja ndër vite ka vazhduar, për tu bërë 955 milionë tani, në tremujorin e dytë të 2012.
Facebook gjithashtu ka raportuar rritje në përdorimin ditor të faqes, e cila tani kap shifrën e 552 milionë përdoruesve, krahasuar me 526 sa kishte në tremujorin e parë të vitit, ose 417 milionë sa kishte një vit më parë, në periudhë të njëjtë.
Për më shumë, Facebook ka raportuar një rritje edhe në përdorimin mobil të rrjetit social, pasi që tani ka 543 milionë përdorues aktiv, krahasuar me 488 milionë përdorues – sa kishte në tremujorin e parë, ose 325 milionë përdorues aktiv mobil sa ishin në tremujorin e dytë të vitit 2011.