e martë, 7 gusht 2012

Gati të gjithë spiunojnë ish-partnerët në Facebook

Një e treta njerëzve publikon këngë dhe mesazhe të fshehura për ish-të dashurit, ndërsa pjesa më e madhe 
shpinon përmes profileve të miqve të përbashkët.Statuset në Facebook qysh shumë kohë janë bërë tregues të jetës së dashurisë, ndërsa kur statusi ndryshohet në single, në shumicën e rasteve fillon spiunimi i ish-ëve, ka treguar hulumtimi i Universitetit West Ontario. 

Facebook AlbaniaMadje edhe 88 për qind e njerëzve shikojnë profilet e ish partnerëve pas ndarjes, ndërsa në rastin e “fshirjes” nga lista e shokëve, spiunimi vazhdon përmes profileve të miqve të përbashkët. Dikur për këtë gjë u është dashur ndjekja live, ndërsa epoka e re mundëson përcjelljen në detaje përmes rrjeteve shoqërore.

Çka më shumë, studimi ka treguar që ndarjet tani janë edhe më traumatike, sepse jeni në mundësi të dini në detaje se çka bën ish partneri i juaj, dhe kështu e keni më të vështirë ta harroni dhe të vazhdoni më tej. Goditja më e rëndë është pikërisht fshirja nga listat e miqve në Facebook.

Hulumtimi ka zbuluar edhe disa shprehi shqetësuese dhe kështu 86 për qind e njerëzve pranojnë që çdo ditë i përcjellin disa njerëz në Facebook. Tek ndarjet, gati 70 për qind e njerëzve përcjellin ish-at përmes profileve të miqve të përbashkët, ndërsa 64 për qind të tyre analizojnë mesazhet dhe statuset e vjetër për të përfunduar se si ka ardhur deri te vendimi i ndarjes.

Që ndarja është traumë tregon edhe fakti që gjysma e njerëzve i fshin fotografitë e përbashkëta nga profilet, ndërsa më shumë se një e treta ndryshon konfiguracionet e privatësisë, për të reduktuar numrin e njerëzve të cilët mund të shohin profilet e tyre.

Ata të cilët nuk mund të pajtohen me ndarjen dhe të cilët postojnë mesazhe, këngë dhe statuse që u dedikohen ish të dashurve janë një e treta, ndërsa numri i njëjtë tenton t’i bëjë ish-ët xheloz me postimin e fotografive.