e martë, 7 gusht 2012

Dafina, s'merret me media


Prishtinë,  7 gusht – Këngëtarja Dafina Zeqiri, emri i së cilës u lakua shumë në media kohëve të fundit, ka zgjedhur të mos prononcohet rreth asaj që flitet për të.

Fillimisht përfundimi i lidhjes me Ledri Vula, e tani rrëfimi i babait të saj, kanë bërë që ajo të jetë shumë e përfolur.

Por Dafina, sipas portalit indeksonline, ka zgjedhur të vazhdojë me agjendën e saj verore, me shumë koncerte e aktivitete të ndryshme, pa u marrë me media.

Këtë e konfirmon edhe menaxheri i saj Damir Jahiç (Çekiç), i cili për mediat shqiptare ka theksuar se për momentin më shumë po i japin rëndësi karrierës, këngëve dhe koncerteve, se sa të tjerave.

"Për momentin është shumë e kotë të shkruhen gjëra për Dafinën dhe ajo të japë ndonjë koment, kemi vendosur që të mos flasim për asgjë, '' ka thënë Çekiç.

Ai ka shtuar se Dafina ka në plan koncerte dhe këngë të reja dhe është e fokusuar vetëm në këtë gjë. Muzika në vend të parë, ndërsa  gjithçka që flitet për të, në vend të fundit