 Reperi nga Prishtina, Capital T, ka konfirmuar me anë të Twitterit se ai do të sjellë shumë shpejt një ‘remix’ të hit këngës “Rrenci”.
Reperi nga Prishtina, Capital T, ka konfirmuar me anë të Twitterit se ai do të sjellë shumë shpejt një ‘remix’ të hit këngës “Rrenci”.
“Rrenci”, këngë e lansuar vitin e kaluar, ishte shndërruar në hit ndër adoleshentët, ndërsa tani Capital T ka konfirmuar remiksin e këngës.
“Do të bëj remix të këngës Rrenci. Shumë shpejt”, ka shkruar Kapo në Twitter.
Capital T së fundmi lansoi albumin “Kapo”, ndërsa anuloi të gjitha koncertet për këtë verë, në mënyrë që të përqëndrohet më shumë te muzika, pasi ai e bën punën për pasion dhe jo për lek. 
