e diel, 5 gusht 2012

Emigrantët kthehen për pushime, mbetet i lartë fluksi në pikat kufitare


KORCE/GJIROKASTER - Mbetet i lartë fluksi i emigrantëve që kthehen në Atdhe për pushime, nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Sipas të dhënave të policisë, rezulton se në 24 orët e fundit në Kakavijë kanë hyrë 6613 persona me 1907 mjete, ndërkohë që kanë dalë 2937 persona me 702 mjete. Në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër, pala shqiptare punon me 8 sportele, 4 në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Sipas policisë, sot situata paraqitet normale.
Ndërkohë nga pika kufitare e Kapshticës në Korçë, në 24 orët e fundit kanë hyrë 5107 persona me 1364 mjete. Pala shqiptare punon me 8 sportele, ndërsa pala greke me 4 të tilla.