e diel, 2 shtator 2012

Kryendeshja i takon Romës (Video)


Roma e ka fituar ndeshjen kryesore të javës së dytë në Serie A. Giallorossët kanë triumfuar si mysafirë të Interit me rezultat 3-1.
Ishin mysafirët ata që e shënuan golin e parë në ndeshje. Një harkim mjeshtëror i Francesco Tottit, e gjeti Alessandro Florenzin, i cili me kokë e mposhti portierin Castelazzi (15’).


Mirëpo, pa u mbyllur pjesa e parë (45’+1), zikaltrit i barazuan shifrat. Një top i gjatë i Wesley Sneijderit e gjeti Antonio Cassanon dhe ish-sulmuesi i Milanit bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë.
Në gjysmën e dytë, Giallorossët u shfaqën edhe më të fuqishëm, ata arritën të shënojnë dy herë.
Një pasim mbresëlënës të Tottit e shndërroi edhe më bukur në gol Pablo Osvaldo (67’), për ta rikthyer epërsinë e mysafirëve.
Në vazhdim, Marquinho pranoi një top nga Osvaldo për ta vulosur fitoren e ekipit nga kryeqyteti (81’).
Pas javës së dytë, Roma ka katër pikë, ndërsa Interi mbetet në kuotën e tri pikëve. /Telegrafi/