e shtunë, 8 shtator 2012

Dafina, Super Dj (VIDEO)

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka në krahë një karrier të suksesshme muzikore, të cilën e ka ndërtuar me kujdes prej vitesh.

Vajza simpatike të cilën e pëlqyem të gjithë në festivalin “Polifest” me “Po të shoh rrallë e përmallë” tash e disa kohë e komentojmë për femrën “seksi” të estradës.
Verën që po e lëmë pas ajo ishte shumë prezente ngado që shkonim me hitin e saj, “Tonight” në bashkëpunin me ish të dashurin dhe ish këngëtarin, Ledri Vula.
Por të paktë janë ata artistë që mjaftohen vetëm me një sferë pune. Të paktën Dafina nuk bënë pjesë aty. Por ajo duket se nuk ka dashur të largohet nga dashuria e parë e saj, muzika.
Tashmë ajo ka nisur edhe rolin e DJ. Dhe madje, një DJ shumë seksi. Ajo mbrëmë ka performuar në njërin nga lokalet e natës në Kryeqytet, dhe nga ajo që u mësua nga të pranishmit, atmosfera ka qenë e shkëlqyer.

Edhe ajo është kënaqur me performancën e saj, dhe këtë gjë më së miri e demostrojnë fotot e saja të publikuara në “Facebook”.

Nuk ka komente:

Posto një koment