e hënë, 27 gusht 2012

Tifozat Kuq e Zi lëshojnë deklaratë për media


Grupimi mbarëkombëtar i tifozëve të Kombëtares dënon aktin e Policisë së Tiranës për bllokimin e Koreografisë tonë në ndeshjen e Kombetarës Shqiptare ndaj asaj Franceze.

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, i themeluar në dhjetor të 2003, ka qenë gjithmonë pararojë e tifozerisë Shqiptare, me koreografi, himn dhe përkrahje në mënyre masive të Kombëtares tonë. Parrullat: O sa mirë me qenë Shqiptar!; 1 Komb 1 Kombëtare; Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjetër; Proud to be Albanian; kanë bërë që të zënë vend në zemrat e çdo Shqiptari.

Në stadiumet e botës kemi marrë vleresimet me pozitive për organizimet e ndeshjeve, në Holandë, në Zvicër, dhe Luksemburg, si dhe në ndeshjen me greqine më 4 shtator 2004. Si rezultat i ketyre vlerësimeve, bashkëpunimi me policinë ka qenë në nivele maksimale.

Për shkak të një videoklipi për këngen e Kombëtares, kemi bërë koreografine me foton e Shqipërisë. Ditën e ndeshjes do të rregjistrohet videoklipi i këngës së Tifozave dhe pamjet filmike janë shumë të rëndesishme për ne, për shkak te numrit të madh të anëtareve tanë (1000 persona) dhe koreografise. Pa asnjë shpjegim nga ana e Policisë së Shtetit, kjo koreografi po bllokohet që të hapet ne stadium. I kujtojmë Policisë së Shtetit se në stadiumet Shqiptare po hapen koreografi dhe flamuj të të ashtuquajturit vorio-epir dhe ajo nuk reagon me bllokime, po ashtu ndodhi në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj malit te zi ku u hap parrulla: “Shkodra është mal i zi”, në sheshet tona po ngrihet flamuri dhe buste grek dhe serb, dhe prapë asnjë reagim nga policia e shtetit. Rasti më i fundit, është vizita e delegacionit grek në takim me policine shqiptare, ku nuk pati asnjë lloj reagimi ndaj shqiptarëve të kthyer në kufi. Policia tregon “forcen” e vet ndaj një cope, ndaj një koreografie, ndaj një grupi djemsh që përkrahin veçse Kombëtaren dhe ngjyrat Kuq e Zi. Muskujt e shtetit dolen në pah.

Kërkojmë nga Policia Shqiptare që të mos e bllokojë koreografine dhe të na hedhi në plehra mundin, djersën dhe paratë tona.
Mbetemi me shprese qe ky problem i shkaktuar nga Policia e Shtetit te zgjidhet sa me pare.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar