e enjte, 30 gusht 2012

Etnon, Presioni dhe Dj Blunt bashkojne repin shqiptar...

Hip hop grupi, Etno Engjujt, qe sot quhet Etnon, se bashku me reperin e TBA, Presionin dhe DJ Blunt, kane lansuar videoklipin e kenges “Chronicle” (Etnon - Chronicles).

“Chronicle” eshte kenge e albumit “7 Chapters” te lansuar kete vere nga Etnon. Sic verehet nga titulli, kenga eshte kronike mbi fillimet e repit shqiptar.

Pa asnje dyshim mund te themi se Etnon ne kete kenge bashke me Presionin kane arritur te bashkojne repin shqiptar, pas shume konflikteve. Etnon nuk hezitojne te permendin ne fillim te kenges te gjithe reperet veterane ‘Old School’, duke permendur krahas Unikkatilit edhe Tingullin e 3nt, dy rivale qe me sa duket jane bashkuar ne kete hit per te cilin duhet te pergezohet Etnon. /Telegrafi/