e shtunë, 1 shtator 2012

Videoklipi i ri i Ritës xhirohet në Kosovë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që videoklipin e radhës ta xhirojë në vendin nga i ka rrënjët.
Në profilin e saj në Facebook shkruan se krijuesja e hitit “Hot Right Now” gjatë muajit shtator do të qëndrojë në Kosovë për xhirimin e klipit të ri.
“Me datë 8 shtator në Kosovë për të xhiruar videoklipin më të ri, në mënyrë që t’i shfaqë botës imazhe nga vendlindja!”, shkruan në rrjetin social.
Më herët është njoftuar se pop-ylli shqiptar me famë botërore shumë shpejt pritet të mbajë edhe një koncert në vendin tonë. /Telegrafi/