Kristiano Ronaldo mbetet futbollisti më i dashur për tifozët 
madrilenë, të cilët e konsiderojnë prioritet rinovimin e kontratës së 
tij, që skadon në verë të 2015-ës. Në një sondazh të organizuar nga e 
përditshmja spanjolle AS, 80% e lexuesve që kanë marrë pjesë në votim, 
ose më saktë 57 178, ishin pro idesë që drejtuesit e Realit duhet t’ia 
rinovojnë sa më shpejt kontratën Ronaldos, për shmangur cdo interesim të
 mundshëm të ekipeve të mëdha evropiane, si Paris Sent Zhermen, që kanë 
resurset e nevojshme ekonomike për të blerë 27-vjecarin.
Kristiano Ronaldo, i cili shënoi një dygolësh ndaj Real Sociedadit më
 6 janar në javën e 18 të Primera Divizion si dhe një tregolësh në Kupën
 e Mbretit ndaj Selta Vigos, është futbollisti me mesataren më të lartë 
të golave për ndeshje në historinë e klubit madrilen. Në sezonin e tij 
të katërt në Madrid Ronaldo ka shënuar 174 gola në 172 takime, me një 
mesatare 1.01 gola për ndeshje.
 

Nuk ka komente:
Posto një koment