Lucas Moura u shpreh i kënaqur me debutim e tij të parë me Paris 
Saint German në ndeshjen kundër Ajaccio. Braziliani tha se forma e tij 
do të përmirësohet edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme, duke u 
përshtatur më shumë me stilin e lojës.
20-vjeçari shtoi se i vetmi problem për të, është gjuha, por që është
 i gatshëm ta mësoj. Nga ana tjetër Jeremy Menez ka “nxehur” situatën në
 klub, pasi 25-vjeçari refuzoi të hynte në fushën e lojës për të 
zëvendësuar Lucas në minutat e fundit në sfidën me Ajaccio, nga ku më 
pas Carlo Ancelotti aktivizoi Kevin Gameiron.
 

Nuk ka komente:
Posto një koment