e diel, 22 korrik 2012

Rita Ora Hirushja e 2012-es

Ndryshe nga shumë pop-artistë, të cilët bëjnë mjaft marifete, individualiteti i saj është i padiskutueshëm. Duke iu falënderuar vokalit të saj tmerrësisht të freskët, këngëtarja e cila jeton që e vogël në Britani të Madhe, është unike.

Këngëtarja 19 vjeçare nga Kosova, Rita Ora – e cila ka nënshkruar kontratë me Rock Nation, kompaninë e të famshmit Jay Z – nuk lodhet së shfaquri talentin e saj.

“Të jesh ndryshe duhet të tingëllosh ndryshe”, thotë Rita. “ Stili im muzikor është mjaft i lirë. E dua muzikën pop dhe e bëj me mprehtësi. Dua ta sjell këtë stil britanik në Amerikë, ngase kemi shanse të ndryshme në muzikë”.

E lindur në kryeqytetin kosovar – Prishtinë, Rita bashkë me prindërit ishin shpërngulur në Londër për të ikur nga lufta kur ajo ishte vetëm dy muajsh. Si 14 vjeçare , Ritës iu ofrua një producent teksa ajo po interpretonte në një ngjarje.

“Derisa unë po këndoja, një producent më kishte vënë re. Ai më pa dhe më ftoi në studion e tij”, thotë Rita rreth takimit me producentin e njohur Martin Terefe. “Nuk e mora seriozisht këtë gjë, por pastaj ai më dha një vizitkartë. ‘Oh, ai më dha vizitkartën!” Kështu Rita shkoi në studio të tij pasi kishte kryer mësimin në shkollë. Aty ajo këndoi për të dhe ai nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare”.

Terefe, i cili ka bashkëpunuar me Jason Mraz, Cat Stevens etj., shërbeu si mentori i parë muzikor për Ritën. “Ishte një mundësi e madhe dhe unë jam me të vërtetë mirënjohëse, sepse më kanë ndihmuar kaq shumë njerëz që emri im të bëhet i njohur”.

Jo shumë kohë pas, ajo ishte kontaktuar nga një A&R në një koncert në Londër, i cili e njihte Ritën nga studio e Terefe. “Ajo po më pyeste çfarë po bën?” – “Jam duke e marrë diplomën e shkollës”, i thashë. ‘ Eja takohemi nesër”, kujton Rita takimin me të. “Shkova në drekë me të dhe po i tregoja disa gjëra të vogla nga laptopi im. E di kush do ishte i mirë për ty? Jay Brown, president i Rock Nation. “Nuk e dija se ai kishte lidhje me Jay-Z në atë kohë. Ajo e thirri atë në telefon dhe më tha t’ia çoja ato gjërat e vogla”, rrëfen Rita për takimin që do i mundësonte të lidhej me Rock Nation.

Në dhjetor të vitit 2008, pesë ditë pas dërgimit të muzikës së saj te Brown, Rita mbërriti në New York për t’u takuar me drejtuesit e ROCK Nation. Tri ditë më vonë, ajo siguroi një kontratë në labelin e tyre. “Ishte përtej mundësive të një 19 vjeçareje”, tregon James Brown.

Tani që ka një ekip të pabesueshme pas saj, Rita ka pasur mundësi të fillojë krijimin e albumit të saj debutues, i cili është cilësuar stilistikisht ndryshe dhe emocionalisht i angazhuar. Këtë e bën përzierja e gjerë e artistëve, të cilët kanë pasur ndikim tek ajo, duke u nisur nga Sade, Amy Winehouse, MGMT dhe Beyonce. Zëri i saj ka një ton të pasur dhe të zjarrtë, që evokon një cilësi të përjetshme.

“Unë mendoj se albumi im nuk duhet të jetë mbi të gjitha një zhanër”, thotë Rita. “Çdo udhë duhet të jetë çdo gjë që kam dëgjuar. Kjo është ajo çfarë jam. Unë e shoh atë si pop i lirë. Muzika është e gjitha një gjë, është vetëm rreth shprehjeve të ndryshme”, shprehet Rita rreth karakteristikave të saj si këngëtare.

Debutimi i Ritës

Debutimi i Ritës sigurisht kishte ndikimin e vet dhe krijoi një shije të mirë. “Unë e dua çdo këngë, sepse çdo këngë ka një anë të ndryshme për mua ose një kuptim të ndryshëm,” thotë ajo. “Nuk mendoj se kam nevojë për të shkuar më tej për të bërë veten time të ndryshme. Në qoftë se ju jeni vetja juaj, atëherë jeni të ndryshëm pa marrë parasysh çfarë. Unë jam me të vërtetë për pavarësi dhe individualitet. “Jam vetëm një shpirt i lirë”, shprehet Rita teksa paralajmëron: Tërë këtë do ta kuptoni se për çka e kisha fjalën kur të më shihni në skenë”.

Hirushja e 2012-ës

Ndërkohë, Rita ka tërhequr edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare. “The Independent” e ka cilësuar në një reportazh si vajza që po përjeton historinë e Hirushes. E cilësuar nga revista si ‘Gwen Stefani’ e Kosovës, Rita megjithatë thotë së është e thjeshtë në paraqitje. “Unë bëj kombinime me bizhuteri shumë të lira, duke i përshtatur ato me trendët e veshjes, si p.sh. me ndonjë çantë “Channel”. Jetoj në Portobello Road (Londrën Perëndimore), kështu që gjithmonë jam në treg”, pohon Ora. Biondina kaçurrele me sy të thellë është rritur duke dëgjuar The Beatles, Duran Duran dhe Eric Clapton, por edhe muzika soul nuk mbetet pas. Nga kontrata me Rock Nation parashikohet që një këngë të dalë këtë vit, përpara daljes së albumit të saj të parë në vitin 2012. Pjesë e këtij projekti ka qenë edhe bashkëpunimi me Jay-Z, Kanye West dhe Beyoncé.

Beyonce është idhull i saj

“Beyoncé është një nga idhujt e mi dhe përfshirja e saj në projektin tim më ka bërë të pickoja veten, për të kuptuar nëse është ëndërr apo realitet. Por, në këto raste duhet të mbash qetësinë pasi edhe ata janë njerëz normalë. Dhe, për më tepër, kjo është pjesë e procesit, këto miqësi i fiton gjatë rrugës”, thotë Ora me modesti për “The Independent”. “Do të më pëlqente të fitoja Grammy, ndoshta për aktrim. Por, aktualisht vetëm dëshiroj që albumi im të jetë i përkryer. Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë aq sa edhe unë.