e mërkurë, 25 korrik 2012

Noizy i bashkohet Ardianit dhe Gentes ne koncertin humanitar

Koncerti humanitar, i cili u mbajt në qendër të Prishtinës në një nga klubet më të njohura, parmbrëmë kishte edhe një tjetër protagonist.

Është fjala për reperin nga Shqipëria Noizy, që i është bashkuar kësaj iniciative të ideuar në fillim nga këngëtari Ardian Bujupi dhe që iu bashkua edhe Genta Ismajli.

Ardian Bujupi ka prezantuar këto ditë nëpër koncertet e tij edhe videon dhe këngën më të re “I'm Feeling Good”. Ndërsa këngëtari “super star” po pritet shumë mirë në Kosovë në koncerte të ndryshme. Ndërsa paratë e grumbulluara nga koncerti i mbrëmshëm kanë shkuar për fëmijët jetimë në Prishtinë.