e shtunë, 18 gusht 2012

Babai shet djalin e tij per…..

Edhe pse kemi pare tronditese dhe rrenqethese, kjo eshte me te vertete prekse. Babai islamik nxjerr ne ankand jeten e femijes se tij, duke e pagezuar deshmi, ky baba sic thone dhe te dhenat ne video, ka flijuar dhe nje femije tjeter ne te njejten menyre.
Ngjarja zhvillohet ne nje hotel ne Arabine Saudite dhe qellimi i deshmimtarit eshte… te godase objektin, shenjester Siria, si kamikaz vetevrases.
Këto dialogje janë aq të papërpunuara dhe përtej çdo gjurmë të kulturës tronditese per ne. Nese shuma e shitjes arrin deri ne 400.000$ bejne feste. Cili prind do te shiste jeten e femijes se tij dhe madje dyfish? Sigurisht nuk mund te harroje dhe kulturen e ketij kombi./

BABA STARS nxjerrin jashtë loje Dafin, i hapet rruga Tunës

Në faqen zyrtare të Baba Stars, përveç anëtarëve të grupit dhe miqve të djemve një vëmendje e madhe po i tregohet këngëtares Tuna. Madje, vetë lideri i grupit Baba Stars, Getoari në faqen e tij në facebook bën njoftime të ndryshme që tregojnë qartë suportin profesional që i bën Baba Stars këngëtares. Më parë këtë vend të Tunës e mbante Dafina Zeqiri, meqë kjo e fundit kishte lidhje romantike me ish- anëtarin Ledri Vula.
Tani që Vula nuk është më pjesë e grupit, të gjithë anëtarët i kthyen shpinën edhe ish të dashurës së tij Dafina Zeqiri. Duket qartë që djemtë kërkojnë që të bëjnë pjesë të labelit këngëtaren Tuna, e cila është mjaft e njohur dhe nëse do të pranonte me siguri do t’i shtonte një aleate të fuqishme grupit.  Bluetooth

Gjëndet një Ufo e vdekur në Antarctic…(Shikoni Videon)

Gjëndet një Ufo e vdekur në Antarctic…(Shikoni Videon) / publialb

I do djemtë e egër

Është duke ecur me hapa të sigurt drejt arritjes së statusit që e ka bashkëkombësja e saj Gisele Bunchen, por edhe shumë bukuroshe tjera braziliane në botën e modës, ndërsa Shalana Santana përveç që magjeps me bukuri, ajo nuk ka problem që të flasë edhe për lidhjen intime.
Kjo bukuroshe me pamje ekzotike, tashmë ka zbuluar ballinat e shumë revistave të njohura në botë, ndërsa gjatë intervistës së fundit me revistën braziliane “Otto”, ajo më shumë ka folur për seksin dhe tipin e meshkujve që i preferon, duke potencuar se meshkujt problematik janë ata që nuk mund t;ju rezistojë.

“Nuk i dua ata meshkuj që janë të butë dhe mundohen të sillen mirë me mua. Nuk jam një tip i femrës që i pëlqen gjëra të tilla si trëndafila apo parfume. Dua që një mashkull të jetë vërtetë mashkull dhe të tregoj anën e tij burrërore në të gjitha rastet, e sidomos në shtrat. Prandaj unë i preferoj djemtë që kanë stil të egër dhe dinë çfarë të kërkojnë nga një femër dhe atë e arrijnë edhe paksa me forcë”, është shprehur Shalana. Edhe për veten ka deklaruar se është një femër me imagjinatë të shfrenuar dhe për të nuk ka ndonjë kufi kur ka të bëj me seksin. Çfarë të themi tjetër, përveç lum ai që do të jetë i dashuri i saj.

Trimëresha e UÇK-së, në sfilatat e Londrës


Alketa Pireva portretizon traditën shqiptare ku vashat dhe burrneshat shqiptare ishin të pranishme në luftërat çlirimtare. Alketa Pireva ishte një luftëtare e denjë në betejën për çlirimin e Kosovës në kohët më të vështira të saj.
Duke parë vizionin atdhetar patriotik të legjendarit Adem Jashari, 18 vjeçarja Alketa Pireva u nis nga Londra për në Kosovë, me amanetin e tij mbi supe. Me 10 shkurt 1997 Alketa kapi armët dhe u bashkua me forcat e UÇK-së, për një qëllim – Bashkimin Kombëtar. Si luftëtare femër trime ka fituar respektin nga bashkëluftëtarët e komandës. Me trimërinë e saj ka dëshmuar dashurinë dhe krenarinë për kombin dhe një Kosovë të lirë.
“Populli Shqiptar sot duhet t’i le përçarjet ndaj njëri tjetrit. Në vëllazëni dhe të bashkuar mund të bëhemi një komb. Bashkimi bën forcën dhe forca bën fuqinë”, shprehet ish-luftëtarja e UÇK-së.
Në fushën e betejës ndër radhët e UÇK-së, Alketa Pireva ka treguar guxim dhe ishte e gatshme për të sakrifikuar edhe jetën e saj për Kosovën. Ka luftuar me vendosmëri deri në fund të luftës dhe ka marrë pjesë në Operacionin “Shigjeta”, në betejën e Studenqanit, në betejën e Rahovecit, në luftimet në Bec të Gjakovës, etj. Në tragjedinë e Mejës, të Krushës së Madhe, ka dhënë ndihmë për njerëzit në nevojë dhe në transportimin e kufomave.
Pasi përfundoi lufta në Kosovë, Alketa pati rastin të takojë familjen e saj pas dy vitesh. Pa njohurinë e saj, ajo kuptoi se familja e saj kishte veshur uniformën e bukur të UÇK-së në fronte të ndryshme të luftës. Prindërit avokatë, Hamdi dhe Ilmije Pireva, si dhe vëllai binjak, Tomor Pireva u nisën për luftë. Familja patriotike e saj, bashkë me trimat e UÇK-së luftuan me guxim e heroizëm për të mbrojtur trevat shqiptare dhe mbetën besnikë ndaj vendlindjes dhe vatanit.
“Pasi ka përfunduar gjithçka unë kuptova që mami, babi, vëllai, si dhe një mik nga Shqipëria, i cili jeton në Amerikë tani, ishin luftëtarë. Kur erdhën tek banesa në Prishtinë dhe u takuam, aty kuptova që s’kam qenë vetëm unë në luftë po edhe familja, që kishin marrë pjesë në aksionin ‘Shigjeta’. Familja duke ditë që unë jam e vdekur, ndërsa unë për ta duke ditë që janë në Londër. Befasia ime ishte kur pashë mamanë me uniformë të ushtrisë, ishte një ndjenë që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë”, tregon Alketa.
Jeta dhe suksesi në Angli
Alketa Pireva ka lindur në Croydon, Londër, (Angli). Në fushën e artit dhe modës njihet si modele e suksesshme. Modelizmin e ka filluar në moshë të re, që kur ishte 10 vjeçare. Në qershor 2006 ka përfunduar Fakultetin e Arkitekturës në King’s College, Londër. Gjatë studimeve dhe pasi kreu shkollën e lartë ka punuar si modele nëpër kompani të ndryshme.
Në 2011 u shpall si vajza më e bukur në Angli, ku zuri vendin 20 në “100 fytyrat më të bukura në Londër” nga revista prestigjioze angleze “The London Magazine”.
“Në fillim nuk e kam besuar sepse isha në Dubai. Më thirri shoqja e motrës, Roy, dhe më lajmëroi që isha radhitur në vendin e 20 të femrave më të bukura në Londër. Kur vij në Londër kuptoj që motra Teuta kishte marrë një kopje të Revistës ‘The London Magazine’ dhe e shikoj dhe e vërtetoj. Ishte një ndjenjë shumë e mirë, më e bukura që aty thuhet vendi i 20 për vitin 2011, Alketa Pireva –Albania. Kjo më ka bërë të ndihem shumë e lumtur”, thotë modelja Alketa.
Sot emri i Alketa Pireva ka bërë bujë në sfiladat e modës në Londër, por edhe si trajnuese e modeleve të reja që aspirojnë modelizmin. Është përfaqësuese gjenerale e agjencisë me famë “Top Fashion Models”, në Angli, dhe pronare e përgjithshme për Top Fashion Models Agency.
“Më ofruan të jem trajnerja e ardhshme e TOP Fashion Models Agency për në Angli ku tash që një vit jam edhe pronare e përgjithshme për TOP Fashion Models Agency. Kjo agjenci në çdo shtet ka seli, kurse unë kam arrit që kjo të dalë në emër timin. Kam ble aksionet dhe tash punoj edhe për shumë firma të tjera përveç Dolce Gabanna, Armani, etj”, thotë Alketa Pireva.
Bukuroshja Alketa synon që në të ardhme t’i prezantohet publikut shqiptar dhe anglez si stiliste, një pasion që e ka ëndërr dhe dëshiron ta arrijë.
“Moda ka bukurinë e vet së pari të brendshmen, dhe pastaj të jashtmen. Me të brendshmen mund të rrëmbejë çdo person, kurse me të jashtmen, mund ta shfaqësh para çdo personi. Por më e vlefshmja është e brendshmja, se si reflekton zemra. Kur njeriu ka vullnet, ka edhe bukurinë. Në të ardhme mendoj ta kem një markë timen të veshjes, me emrin ‘Albania’, një pasion që e kam në zemër dhe dua ta arrij”, thotë modelja, trainerja Alketa./zeri/

Obama uron popullin e Kosovës për Fitër Bajramin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një urim presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Ramazani është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë.Andaj, në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin”, thuhet në urim.
“Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin. Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në urimin e presidentit amerikan.

e premte, 17 gusht 2012

Rita, feston me Usain Bolt

Pop ylli shqiptar, Rita Ora, ka zgjedhur që të festojë një rekord të veçantë në karierën e saj me asnjë tjetër pos me rekorderin dhe legjendën e vrapimeve në atletikë, Usain Bolt.
Rita ishte pjesë e emisionit të Jonathan Ross në Londër, ku të pranishëm ishin edhe fytyra prominente si Jessica Ennis, Tom Daley, Kelly Brook, Colin Farrell dhe Usain Bolt.

Dhe, bukuroshja shqiptare shfrytëzoi rastin për të bërë një foto me xhamaikanin e jashtëzakonshëm, i cili theu rekorde tjera në olimpiadën Londra 2012, kurse Rita Ora nga ana tjetër arriti një milionë ndjekës në Twitter.
“Një milion ndjekës në Twitter...me kë më mirë se me zotëri Bolt. Legjenda”, ka shkruar Rita në rrjetin socila duke i bashkangjitur dhe foton.


Përveç shoqërimit me Bolt, Rita është komentuar shumë nga mediat britanike edhe për fustanin e gjelbër që kishte zgjedhur të vishte e që vinte në pah figurën e saj joshëse. 

Aktori i "Ezel" aksidentohet ne rruget e Stambollit

Bëhet e ditur se aktori turk i njohur për shqiptarët me rolet e famshme Mehmet Kosova në serialin “Jetë e Hidhur” dhe me rolin e Ezel në serialin po me të njejtin emër, është aksidentuar me makinë gjatë udhëtimit të tij në rrugët e qytetit të Stambollit. Menjëherë pas aksidentit, aktori turk është dërguar në spitalin e Stambollit. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore thuhet se nuk është aq e mirë, Ezel gjendet jashtë rrezikut për jetën, transmetojmë mediat kosovare.

Vampirët ekzistojnë!? (Video)


Ndoshta keni menduar se vampirët ekzistojnë vetëm në imagjinatën dhe legjendat e paraardhësve tanë. Megjithatë, në botë ka njerëz të cilët me shembullin e tyre dëshmojnë për të kundërtën.
A keni dëgjuar për sindromën renfield? fjala është për gjendjen që quhet ndryshe vampirizëm klinik, apo çrregullim që i shtynë njerëzit të pinë gjak.
Nga kjo sindromë vuajnë kryesisht meshkujt dhe ndërlidhet me aspektin seksual. Në fakt, disa njerëz me reinfield ndjejnë kënaqësi seksuale vetëm kur ata pinë gjak dhe besojnë se kjo u jep atyre fuqi mistike – se në atë mënyrë ata mund të marrin forcën e jetës së viktimave.
Mediat kanë regjistruar shumë raste të tilla. Një australian që kishte përdhunuar gruan dhe ia ka kafshuar gjuhën ka thënë në gjyq se duhet të pijë gjak për të mbijetuar.
Gjithashtu, një 19-vjeçar nga Teksasi, vitin e kaluar u arrestua sepse u fut në një shtëpi të një gruaje dhe ia kafshoi qafën. Në stacionin policor ka thënë se ai është vampir 500 vjeçar të cilin duhet ta mbyllin, sepse nuk do askënd ta lëndojë, “por ja që detyrohet”.

Ja kush ka qënë i dashuri me shikim të parë i Rita Orës (FOTO)


Aktualisht ajo po del me Rob Kardashian, por ai nuk është i vetmi person i famshëm me të cilin Rita Ora ka pasur një histori dashurie.
Këngëtarja 21 vjeçare ka zbuluar se ka dalë dikur me Bruno Mars duke thënë se ajo ishte dashuri me shikim të parë.
Këngëtarja ka folur për revistën gjermane Bravo, ku ka rrëfyer historinë e tyre.
“Ishte dashuri me shikim të parë, një eksperiencë e madhe. U takuam në vitin 2009, unë isha 18 vjeçe. Bruno po ashtu nuk ishte i njohur në atë kohë. Ai ishte një autor tekstesh, që ishte punësuar për të shkruar tekste për mua. Mendova se ai ishte djaloshi më i mirë në botë,” tha Rita Ora.
Ajo thotë se kaluan kohë të mrekullueshme bashkë, por në momentin që u bënë të famshëm, rrugët e tyre u ndanë.

“I dhamë fund vitin që shkoi. Por kemi mbetur të afërt,” thotë Rita Ora.

Ngrënia e vezëve syze e rrezikshme sa pirja e duhanit

Doktor David Spence së bashku me disa bashkëpunëtorë shkencorë të Universitetit të Western Ontario në Kanada kanë gjetur një korelacion të drejtpërdrejtë në mes të sasisë së vezëve syze të ngrëna nga njeriu me sëmundjet kardiovaskulare që prekin organizmin e tij.Gjatë studimit, në të cilin u përfshinë 1.200 pacientë, u zbulua se vezët kontribuojnë në grumbullimin e pllakave në muret e brendshme të enëve të gjakut dhe rrisin predispozitën e pacientit për formimin e pllakave të kolesterolit, transmeton ZR njoftimin.

Pra rezulton, se për të mbrojtur veten nga artereoskleroza dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare, njeriu duhet të përmbahet medoemos si nga pirja e duhanit, ashtu dhe nga ngrënia e vezëve syze, në vështrim të parë krejtësisht të parrezikshme, për mëngjes.

Adoleshenti indian: Ndihmë, duan të më martojnë

Një djalosh indian i shpëtoi martesës së detyruar pasi denoncoi familjen e tij tek autoritetet.
Prakash Prajapat, 16 vjeç, do të martohej me një 13 vjeçare nga një qytet fqinj, që ishte përzgjedhur nga prindërit e tij.
Prakash ishte informuar për martesën e tij vetëm një javë përpara ceremonisë.
Djaloshi kontaktoi një organizatë bamirësie për ndihmë.
Çifti i ri nuk ishte takuar kurrë më parë dhe Prakash i ishte lutur familjes së tij që të mos e detyronte të martohej.
Pavarësisht se martesat mes vajzave nën 18 vjeç dhe djemve nën 21 vjeç janë të ndaluara në Indi, sërish ligji nuk zbatohet.
Një përfaqësues i organizatës bamirëse ku shkoi fillimisht Prakash, tha se ai po qante dhe kërkoi ndihmë. Por babai nuk e përfilli kërkesën e organizatës bamirëse për të ndaluar martesën. Atëherë u desh ndërhyrja e policisë për të ndaluar procedurat.

Ramazani dhe nata e Kadrit (zbritja e Kur’anit)

Madhështia e muajit të Ramazanit është e pa diskutueshme. Ditët dhe netët e këtij muaji të bereqetshëm dallohen nga ditët e netët e tjera të vitit. Por edhe brenda tyre dallohet një natë që quhet “Nata e Kadrit”. Kjo është ndër netët më të bukura, më të bekuara dhe më të bereqetshme që na ka falur Allahu. Këtë e shpjegon edhe Kur’ani kur thotë:
حم و الكتاب المبين إنا أنزلناه في ليلة مباركة إنا كنا منذرين، فيها يفرق كل أمر حكيم. أمرا من عندنا إنا كنا مرسلين. رحمة من ربك إنه هو السميع العليم” (سورة الدخان: 1-6)
“Ha, Mimë. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota!) Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë natë zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Urdhër i përcaktuar nga vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar. (E zbritëm) Nga mëshira e Zotit tënd. Ai është Ai dëgjuesi, i dijshmi.”[77]
Pra, Kur’ani Kerim zbriti në këtë natë, të cilën Allahu xh.sh. e quajti: مباركة “të bekuar” dhe tha për të: فيها يفرق كل أمر حكيم “Në të zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”. Kjo do të thotë se këtë natë përcaktohet kaderi i të gjitha krijesave për vitin që vjen, siç janë: kush do të lindë dhe kush do të vdesë, kush do të fitojë e kush do të humbasë, kush do të jetë i kënaqur dhe kush i hidhëruar. Pra, gjithçka dëshiron Zoti për atë vit. Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, këto vepra, pra, Natën e Kadrit kalojnë nga “Levhi Mahfudhi” në qiejt e tokës.
قال ابن عباس: “إن الرجل يرى يفرش الفراش، و يزرع الزرع، و إنه لفي الأموات (أي أنه كتب في ليلة القدر أنه من الأموات)
Ibni Abasi ka thënë:
“Vërejmë që njeriu përgatit shtrojen për të fjetur, mbjellë farën dhe vërtet ai është prej të vdekurve (ka për qëllim, është caktuar që do të vdesë këtë vit në Natën e Kadrit)”
Dhe thuhet se Natën e Kadrit iu njoftohet meleqëve ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm.
Kurse në suren e Kadrit për këtë natë Allahu thotë:
“إنا أنزلناه في ليلة القدر، و ما أدراك ما ليلة القدر، ليلة القدر خير من ألف شهر، تنزل الملائكة والروح فيها بإذن ربهم من كل أمر، سلام هي حتى مطلع الفجر” (سورة القدر:1-5)
“Ne e zbriëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre (në atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.”[78]
U quajt Kadr sepse kjo është një natë e lartë tek i Madhi Zot dhe se në të falen gjynahet më së shumti dhe mbulohen të këqijat, pra kjo është natë e Magfiretit-mëshirës. Sikurse transmetohet nga Ebi Hurejreja r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفرله ما تقدم من ذنبه”
(البخاري 1910 و مسلم 760)
“Atij që bën ibadet (lutje) Natën e Kadrit, me besim e duke shpresuar për shperblimin (që do t’i japë Allahu xh.sh.), do t’i falen ato që i kanë parapri prej mëkateve”[79].
Për këtë dijetarët islamë e quajtën “festë ndër më të respektuarat, natë e paqes, e mirësisë së përgjithshme, e shpërblimit të pashembullt”.
Njëra prej madhështive të kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre
që i drejtohen Zotit të tyre që t’u zgjidhur hallet, për t’u larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzim.
Është kjo natë për të cilën Allahu xh.sh. ka thënë se është: خير من الف شهر”Më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë.” Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerëzve në këtë botë nuk i kalon të 74 vjetët, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se tërë jeta e njeriut. Për këtë Katadeja rahimehull-llah ka thënë: “Allahu ka vlerësuar dhe zgjedhur disa nga krijesat e Tij, ka zgjedhur nga meleqtë të dërguar dhe nga njerëzit Pejgamberë, ka zgjedhur nga fjalët lutjet dhe prej vendeve xhamitë, ka zgjedhur nga muajt Ramazanin, nga ditët të xhumanë (të premten), kurse nga netët Natën e Kadrit. Prandaj, o muslimanë, madhëroni ato që ka madhëruar Allahu.”
Vëlla musliman, e motër muslimane!
Vërtet Nata e Kadrit ka rëndësi shumë të madhe, Allahu e ka cilësuar atë natë të bereqetshme, natë kur bëhet caktimi i ardhmërisë për vitin që vjen, natë në të cilën ka zbritur Libri i bereqetshëm. Ajo natë është më e hajrit se një mijë muaj; në atë natë zbresin meleqtë, ndër ta, veçanërisht, Xhibrili; ajo është paqë që zgjat deri në agim. Të tëra këto nënkuptohen nga hadithet e shumta të Pejgamberit a.s. dhe nga porositë e dijetarëve që kuptuan më së miri dhe besuan atë që porositi i Madhi Zot dhe Pejgamberi i Tij. Kështu njëri prej tyre shprehet:
“لا يقدر الله في تلك الليلة إلا السلامة و في سائر الليالي يقضي بالبلايا و السلامة) “تفسير القرطبي ص:7224(
“Allahu në këtë natë cakton veçse mirësi, ndërsa në netët tjera gjykon për të këqijat dhe të mirat”[80].
Ndërsa Ikrimeja, Zoti bëftë rahmet mbi të, thotë:
“يكتب حاج بيت الله تعالى في ليلة القدر بأسمائهم و أسماء آبائهم، ما يغادر منهم أحد و لا يزاد فيهم” (يحتاج لسند)
“Haxhinjtë që do të vizitojnë Qaben caktohen Natën e Kadrit me emrat e tyre dhe emrat e baballarëve të tyre, (kur të vijë koha e Haxhit) nuk ndodh të shtohet ndonjë ndër ta (prej atyre që janë caktuar)” (Ka nevojë për Sened).
حكمة إخفاء ليلة القدر*
Mençuria e fshehjes së Natës së Kadrit, u bë që njerëzit të fitojnë më shumë sevape duke e kërkuar atë.
Imam Rraziu thotë për këtë në tefsirin e tij:
“Allahu xh.sh. e ka fshehur atë si shumë gjëra të tjera; kështu Ai e ka fshehur kënaqësinë (razin) e Tij në respektin që i bëjmë, ka fshehur hidhërimin e Tij për mëkatet që bëjmë, ka fshehur përgjigjen në Dua që t’i bëhen lutje sa më shumë; e ka fshehur edhe këtë natë që t’i madhërojmë të gjitha netët e Ramazanit e, sidomos, dhjetë netët e fundit të tij.
عمل المسلم في ليلة القدر* ا
Cfarë duhet të bëjë muslimani e muslimania Natën e Kadrit?
-Të bëjë sa më shumë dua (lutje).
-Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.
-Të shtojë tespihët (të permendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.
-Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.
-Të japë sadaka sa të ketë mundësi.
-Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).
-Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).
-Të falë namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natës) më tepër se zakonisht.
Vëllezër dhe motra të nderuara!
Është bërë traditë qysh prej kohësh të hershme të flitet për Natën e Kadrit. Në shtëpitë tona ajo,tashmë,nuk është e panjohur. Respekti që ka çdo muslimanë e muslimane për këtë natë dëshmohet me mbushjen e xhamive në netët kur vjen ajo,si dhe me lutjet e ibadetet që i bëhen Allahut çdo Natë Kadri.
Lusim Allahun s.v.t. te na mundesoj qe ketyre diteve te ju japin nje perkushtueshmeri me te veqcant ndaj diteve te tjera .Amin
Në rrugën e jetës, mund të ecin mirë vetëm ata që dinë ku shkojnë.

e enjte, 16 gusht 2012

Video-premierë: Lyrical Son & ErgeNR, “Pintamilja”

Reperi Lyrical Son sapo ka publikuar klipin e tij të ri “La Pintamilja”, video e cila vjen për të parën herë vjen ekskluzivisht në Telegrafi.
Kënga është bashkëpunim i reperit Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, me anëtarin e NR, Ergenin, që të dy pjesë e klanit të artistëve të repit “PINT”.
Videoja është realizuar nga kompania PINT Production, ndërsa kontribut të veçantë në këngë ka dhënë edhe K-Master, që është kujdesur për “beat-at”./ Telegrafi.com

Oops, “e dashura e Ezel”, lakuriq ne vaske (foto)


Lajme Vip-Edhe pse e quajne Cansu Dere, publiku i gjere ne Shqiperi e njeh si “te dashuren e Ezel”.
Ishte seriali televiziv turk mjaft i suksesshem, qe detyroi miliona teleshikues ne te gjithe boten te mos ia shqisnin syte ekranit televiziv.
Aktorja turke, me perpara ka punuar si modele. Keshtu shpjegohet edhe silueta e saj e rregullt.
Fotografia e meposhtme eshte shkeputur nga nje prej albumeve te saj si modele./ikub/


Cila do te jete surpriza e re e Dafina Zeqirit?


Ajo eshte mbushur me mjaft energji per te zbavitur publikun e saj me kenget e njepasnjeshme te lansuara gjate ketij viti. Ndonese tani ne kete periudhe thote se ka nisur realizimin e nje projekti tjeter te ri te cilen do ta lansoje se shpejti.
“Kam nisur punen per nje kenge dhe klip te ri dhe kur çdo gje te jete gati per lansim, atehere mund te flas me shume. Tani deshiroj qe gjithçka te mbetet surprize per adhuruesit e mi”, ka thene ajo per “Zerin”.
Edhe pse nuk preferon te flase per jeten e saj private, Dafina duket te jete e kenaqur me ditet qe po i jeton tani si singel. Ajo thote se eshte me e perkushtuar se kurre ndaj karrieres dhe primare per te tani per tani eshte karriera. Ajo planifikon qe ne çdo kohe te sjelle hite te reja per adhuruesit e saj dhe mbase ne te ardhmen do te realizoje edhe nje album. Stili dhe interpretimi i saj kane ndikuar mjaft shume te publiku, andaj edhe cilesohet si njera nga kengetaret me te kerkuara gjate kesaj periudhe.

Ledri Vula tani “kapet” edhe me Adelina Tahirin

Fjala e tij vazhdon te kete peshe ne muzike. Kete gje e ka treguar edhe nje status i tille ne facebook ku ish anetari i grupit “Skillz” ironizon tekstin e kenges se sapopublikuar te Adelina Tahirit “Trilionere”. Ledri mesa duket nuk eshte aspak dakord me vargjet e kenges ku Adelina Tahiri i kendon vetes. “S’jam mesuar te levdrohem, por kam shkak qe ta bej, se keshtu jam rritur qe e vogel me kete luks”. Ledri e mbyll statusin e tij duke u tallur dhe duke ironizuar pikerisht vargjet e mesiperme. Nderkohe, kujtojme qe Adelina Tahiri edhe me pare eshte bere objekt talljesh nga publiku per shkak te nje deklarate te saj ne lidhje me protagonistin kryesor te telenoveles turke “Ezel”.

Linda Halimi nxjerr gjoksin në shesh

Me mendje apo pa mendje, ajo ka nxjerrë gjoksin jashtë gjatë prezantimit të pamjes më të re, ku ka filluar të bëhet një bionde seksi. Kështu siç e prezantojmë, duket pamja më e re e këngëtares së njohur kosovare, Linda Halimi, e cila dita-ditës përpiqet të promovojë veten përmes Facebook-ut, si mënyra më e mirë e marketingut, për të shprehur atë që dëshiron. Foto me të dashurin pa fund, nëpër evente e mbrëmje muzikore, por pa munguar edhe fotot ku këngëtarja shihet vetëm. Ditën e martë, Linda ka prezantuar pamjen e saj të re, si dhe ndryshimin e look-ut, duke treguar se do të rikthehet tashmë si bionde e duke abandonuar ngjyrat tjera, me të cilat ka eksperimentuar disa herë. Por, ne gjetkë e kemi pasur mendjen, jo tek leshrat e saj të verdhë. Gjoksi i saj ka nxjerrë kokën nga këmisha e këngëtares dhe dashamirës të saj e kanë këshilluar që ta largojë nga profili atë foto./Panorama

Rita Ora me stil të ri të flokëve

Rita Ora është fotografuar si një bjonde e lezetëshme dhe një stil tejet interesant të veshjes në qendër të Londrës.
Por stili interesant i veshjes, më nuk është temë diskutimesh në media për Rita Orën. Fotografitë e reja, tregojnë se Rita ka ndryshuar stilin e flokëve. Ajo ka prerë bjondet që i kishte pak më të gjata.
“Sidoqoftë, këngëtarja e Hot Right Noë, dukej më mirë ndoshta me stilin e vjetër, por nuk e lë keq as me stilin e ri”, vlerësojnë magazinat.

Nora Mucaj ne krahet e Gold Ag

Ata të dy kanë realizuar një videoklip dhe një këngë me titull “Me ty” e ndoshta ia kanë dedikuar njëri-tjetrit, pasi sipas disa burimeve reperi Gold Ag dhe këngëtarja dhe aktorja Nora Mucaj janë në lidhje me njëri-tjetrin.
Madje mësojmë se po i ecën shumë mirë dashuria e tyre dhe shpesh herë i shohim bashkë si në këtë foto që jeni duke parë./

e mërkurë, 15 gusht 2012

Rita Ora gatuan pite me spinaq ne TV britanik

Ajo e ka treguar dhe vazhdon ta tregojë me krenari se është shqiptare. Kjo është këngëtarja Rita Ora, e cila për britanikët është bërë një shembull për t’u ndjekur.


Dhe, nëse britanikët do të duan të njohin një nga ushqimet e preferuara të shqiptarëve, kjo nga sot mund të ndodhë, pasi Rita ka qenë e ftuar të dielën e kaluar në një emision ku gatuhet me emrin “Sunday Brunch” dhe ajo ka udhëzuar kuzhinierin në program që të përgatisë pite me spinaq, në kanalin britanik “Channel 4”.
Bravo Rita, jo vetëm po tregon talentin e një këngëtareje, por edhe traditën e ushqimeve shqiptare në mes të luksit londinez.

Albatrit Muqiqi prezanton motren bukuroshe


Kengtari Albatrit Muqiqi, ka vendosur ta prezantoj motren e tij, Albionen nje bukuroshe super seksi me te cilen edhe ne mbremjen e Video festit muzikor kane qene bashke dhe kane marre komplimente nga me te ndryshmet.

Rapper-i nga Koreja parakalon edhe Justin Bieber (VIDEO)

Një rapper me lëvizje të çuditshme nga Koreja e Jugut është kthyer në një hit në internet. 


 Gangnam Style është klikuar në YouTube mbi 30 milion herë që kur video e tij është publikuar më 15 korrik, duke eklipsuar edhe superstarin e adoleshenteve Justin Bieber në publikimin e tij të fundit.

 Krijuesi i videos së tij, PSY, thotë se ka mbetur i befasuar, pasi video kishte si target audiencën vendase.

E pabesueshme , Messi bëhet “tapë” (FOTO)

Dhe yjet ndonjëherë bien në tokë , por për fatin e mirë të tyre ka kush ti mbaj. Është pikerisht ajo që i ka ndodhur Lionel Messit , ku në një foto që po bën xhiron e botës , Messi del i dehur. Për fatin e mirë pranë tij ndodhet shoku i tij i skuadres , Xavi , që e mban nga krahu  jo vetëm në fushen e lojës por edhe në jetën reale.

iPhone 5, para-porositë fillojnë më 12 shtator?


Derisa pritet zyrtarizimi i iPhone 5 nga Apple, njoftimi i fundit thotë se kompania amerikane do ta prezantojë atë më 12 sthtator, ndërsa paraqitja e telefonit të shumë-pritur në treg do të bëhet në javën e tretë ose të fundit të muajit shtator.
Sipas iMore, Apple do të fillojë të pranojë para-porositë për iPhone 5 në ditën e njëjtë kur i njëjti të prezantohet në publik, përkatësisht më 12 shtator.
Nëse ndodh kështu, atëherë Apple do të ketë në dispozicion disa ditë për para-porosi të iPhone 5, dhe ngjashëm kompania ka vepruar edhe në të kaluarën.
Raportet jo-zyrtare thonë se iPhone 5 do të vijë me një dizajn më të hollë dhe sim-kartelën nano, si dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, i cili është më i madh se versioni aktual i iPhone.

e martë, 14 gusht 2012

Seldi duke…. (FOTO)


Një konflikt mes tyre që zgjati pothuaj një vit, dhe që tashmë duket se mosmarrëveshjet janë sheshuar. Sinan Hoxha dheSeldi Qalliu janë rikthyer sërish në bashkëpunimet e tyre, dhe natyrisht që këtë verë po marrin më shumë oferta për të kënduar të dy në koncertet që organizohen në Shqipëri dhe jashtë sajm shkruan Panorama.
Ashtu si një vit më parë, kur xhiruan duetin e tyre me veshje të bardha, ata rikthehen bashkë në koncerte të shumta, që kanë të planifikuara në axhendat e këtij viti, jo vetëm në plazhet e shqiptare, po kudo në Evropë.
Seldi e ka konsideruar këtë periudhë një moment të artë në karrierën e tyre, pasi me rikthimin së bashku me Sinanin kanë çdo ditë të kalendarit të prenotuar.
Kohët e fundit ata janë rishfaqur së bashku, duke rikthyer imazhin e një dysheje skenike që patën sukses bashkë.
Konfirmimin e rikthimit e dha Seldi me hyrjen në “Dancing With the Stars”, ku u fol për plane të reja bashkëpunimi në muzikë me Sinan Hoxhën. Ai pohoi se në fakt mes tyre nuk kishte ndodhur ndonjë konflikt i madh, madje ata me këtë rast i bënë një testim publikut nëse ai i kërkon në skenë më shumë bashkë apo të ndarë. Dhe gjatë periudhës që kanë qenë të veçuar, kanë kuptuar se pavarësisht ftesave të ndryshme për koncerte, publiku preferon t’i shohë bashkë.
“Në duet me Sinanin natyrisht që kemi më shumë ftesa për koncerte, që tani në verë janë çdo natë, dhe po ashtu më shumë para”, thotë Seldi.

Jam nje vajze 20 vjec dua lidhje me nje djale simpatik dhe te bukur

Emri:Anisa
Mbiemri:Kalemi
Mosha:20 vjec
Hobi:Fotografia dhe arti
Kerkoj : Nje lidhje me nje djale te bukur dhe me familje te mire.
Pershkrimi:Jam nje goc e thjesht ,Syt i kam ngjyre kafe ,floket ngjyre geshtenj
Adresa : dina.1999@live.com
Facebook:- www.facebook.com/gocaofficiale

Tuna, gishtin e mesëm në publik

Këngëtarja Altuna Sejdiu, mes koncerteve të shumta verore, të dielën performoi në koncertin festiv në nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit.
Në koncertin e mbajtur në kalanë e qytetit ishin ftuar shumë këngëtarë shqiptar, mes tyre edhe Tuna, paraqitja e së cilës u komentua mjaft, jo vetëm për këngët e interpretuara.

Përveç koreografisë së përgatitur, Tuna bëri një lëvizje jo aq të këndshme, duke ngritur gishtin e mesëm gjatë performancës së saj.
Fotografinë e realizuar nga ky çast, ajo e publikoi në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Gishtin e mesëm për të gjithë ata që më urrejnë”. (Middle finger to the haters #Salute)

Dafina Rexhepi ‘vjedh’ wirelessin

Ka hyrë furishëm në skenën muzikore dhe tashmë ambiciet i janë shtuar. Dafina Rexhepi, tashmë pas shumë sukseseve të shënuara me këngë hite, ka plane më të mëdha. 
Në një bisedë me “Reporteri.net”, Dafina thotë se tani për tani nuk e ka ndarë mendjen për pushime, pasi mendon se është koha të punojë shumë.

“Njëherë s’ka pushime vetëm punë”, ka thënë ajo, gjersa ka zbuluar se deri në fund të vitit do të dalë më tri këngë. “Deri në Vitin e Ri do të jenë edhe tri këngë, një do të jetë anglisht dhe dy të tjera në shqip”, ka treguar ajo.
Por planet e saja nuk janë vetëm kaq. Meqë jeton në Suedi, ajo synon t’i hyjë tregut ndërkombëtar.
“Kam kontakte me këngëtarë të huaj dhe jam duke planifikuar të nxjerr një album për tregun jashtë Kosovës”, ka rrëfyer Dafina, e cila shprehet se këtë verë i ka shkuar mirë me koncerte të shumta. Ajo shpreh një falënderim për familjen dhe këngëtarin e producentin Genc Prelvukaj për mbështetjen që ia kanë dhënë deri tash. Dafina duket se gjënë kohë edhe për argëtim dhe klubi i saj i preferuar në Prishtinë është Duplex. E kur ka punë në internet edhe ajo ia bën shpesh si shumëkush: E vjedh wirelessin

Edhe nje tjeter VIP rrihet, kesaj radhe ne Ulqin

Dihet se eshte nje kengetar qe vertete ben atmosfere ku ai kendon, pasi ia thote bukur kenges sidomos ku ka ambjente verore per te kercyer.
Ky eshte kengetari Meda, i cili mesohet nga disa deshmitare okulare qe ne Ulqin e kane rrahur, nuk dihet ende arsyeja. Kengetari nga Decani kete periudhe ka qene i ftuar shpesh here per te kenduar ne Ulqin.

Busta Rhymes anulon koncertin në Prishtinë

Rep këngëtari amerikan Busta Rhymes ka zhgënjyer edhe njëherë fansat e tij në Kosovë. Ai ka vazhduar “avazin e vjetër”, duke anuluar edhe një herë performancën në kryeqytet. Në kuadër të turneut evropian, Rhymes kishte paralajmëruar koncertin e dytë në Kosovë, më 19 të këtij muaji. Por, reperi amerikan është bërë pishman, duke anuluar koncertet. “Lojë” të ngjashme Rhymes kishte bërë edhe vitin e kaluar, megjithëse pas disa njoftimeve për anulim më në fund kishte mbajtur koncertin. Koncerti i tij i parë në Kosovë ishte mbajtur më 26 prill të vitit të kaluar në sallën “1 Tetori”. Lajmin për anulimin e koncertit të së dielës në Kosovë e ka konfirmuar agjencia zvicerane “MOS Music Entertainment”, përmes një komunikate.
“Si promoter i turneut ne me shumë keqardhje njoftojmë se Busta Rhymes ka anuluar turneun evropian me koncertet në Zvicër, Finlandë dhe Gjermani. Për shkak të një rasti familjar, artisti nuk ka qenë në gjendje që t’i përmbushë marrëveshjet me promotorët”, thuhet në këtë komunikatë. “Koncertet e planifikuara të mbahen janë përtej kontrollit tonë dhe kemi qenë mjaft të interesuar që t’i realizojmë ato koncerte me shkallën më të lartë të profesionalizmit. Artisti me keqardhje ka anuluar turneun dhe shpreson që të kthehet në Europë në fund të vitit, ose vitin e ardhshëm”, vazhdon më tej komunikata.

e hënë, 13 gusht 2012

Plani i Getoarit, kundër Noizyt me 500 fansa për ta rrahur

A do të marrë ndonjëherë fund saga e sherreve mes OTR dhe Baba Stars? Duket se po. Të paktën këtë gjë e konfirmojnë lajmet më të fundit mes dy palëve kundërshtare. Mesa duket menaxheri i labelit “Baba Stars” është afruar pranë Noizyt për të bërë paqe. 

Por, në fakt, kjo paqe mesa duket është thjesht një plan i dështuar lufte nga ana e Baba Stars. Sepse, sipas burimeve pranë djemve të grupit Baba Stars, me sa duket Getoari dështoi në planin e tij për të ardhur në Shqipëri me një ushtri prej 500 fansash për të sulmuar Noizyn në shtëpinë e tij në Durrës, shkruan BalkanWeb. 
Meqenëse Getoari nuk arriti të mblidhte pas vetes ushtrinë e menduar, atëherë zgjidhja më e mirë u konsiderua paqja. Ka shumë thashetheme brenda dy grupeve rivale sipas të cilave kjo është edhe arsyeja përse menaxheri i Baba Stars u afrua me Noizyn për të vendosur paqen.

Rita Ora së shpejti koncert në Prishtinë

- Pop ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, shumë shpejt pritet të performojë në Kosovë, ndërsa dëshira e shumë fansave pritet të plotësohet pikërisht pas lansimit të albumit të saj të parë.

Telegrafi ka mësuar nga burime të afërta me Rita Orën se janë të afërmit e asaj në Kosovë ata që janë duke i bërë përgatitjet e koncertit të madh të saj, që pritet të mbahet në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.

Performanca e Ritës në Prishtinë nuk është e lehtë të realizohet, pasi ajo pritet të fillojë një turne pas lansimit të albumit të parë, një turne ky që do të përqëndrohet në Britani dhe vende tjera të cilat kanë mundësi të paguajnë shuma të mëdha të hollash për të.

Kjo vërtetohet edhe nga një videoxhirim i bërë nga Zone Club, ku Rita përshëndet një prej klubeve më të mëdha të natës në Kosovë, duke aluduar kështu për një koncert të mundshëm në Prishtinë.

Rita Ora është në lansim të albumit të saj debutues “O.R.A”, i cili pritet të shënojë shpërthimin e saj zyrtar drejt majes së top listave botërore, me konkurrenten kryesore, yllin nga Barbados, Rihanna./Telegrafi/

Dafina dhe Ledri vazhdojnë lidhjen? Lajmin e ndarjes e përhapi e ëma e Ledrit

Çifti i njohur i skenës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula, vazhdojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Në fakt ata nuk ishin ndarë asnjëherë, vetëm se kishin pasur disa krisje dhe zënka gjatë lidhjes së tyre.
 Lajmi për ndarjen e çiftit erdhi si një bombë për fansat e këngëtarëve të dashur, por ky lajm u përhap vetëm një ditë pas festimit të ditëlindjes së Ledrit në një pub të Prishtinës ku këndonte edhe Dafina, e cila ndryshoi tekstin e këngës ‘’Ti po m’pëlqen’’ duke kënduar ‘’E di që Ledri ju pëlqen, se është frajeri jem’’, fjalë këto të cilat tregonin arsye se mes tyre nuk ka krizë, edhe pse më herët ishte lajmëruar një ndarje e tyre.

Por e vërteta është që lidhja mes tyre vazhdon, ndërsa burime pranë çiftit tregojnë se pas konfliktit me Krenarin, ku Ledri ishte rrahur keq nga ish-i dashuri i Dafinës (njëherazi edhe shok i dikurshëm i tij), e ëma e Ledrit gjithmonë kishte pasur frikë për djalin e vetëm që ka se mos i ndodh diçka. Ajo përmes miqve të saj gazetarë ka filluar të përhapë thashethemet se Ledri dhe Dafina nuk janë më bashkë dhe se janë ndarë. Askujt nuk i dukej e vërtetë, pasi vetëm një ditë më parë kishin parë videon e performancës së Dafinës. E gjitha dukej e vërtetë pasi po të njëjtat thashetheme që u përhapën, thoshin se Ledri është larguar nga muzika dhe do t’u përkushtohet studimeve, ndërsa është Dafina shumë e angazhuar me koncerte, pra nuk do t’u dalë koha të takohen. Ata të dy janë parë bashkë në Ulqin në një mbrëmje humanitare, më pas kanë udhëtuar bashkë drejt Shqipërisë për pushime dhe për disa punë. Ndërsa Prishtina është aq e vogël, saqë nuk mund të bëhet jetë private larg syve të publikut, kështu që gjatë javës së kaluar dy këngëtarët e njohur janë parë bashkë rrugëve të Prishtinës dorë për dore. Ndërsa kur kanë vënë re disa gazetarë, ata janë larguar nga rruga nga po kalonin. Kjo do të thotë se nuk ishin ndarë asnjëherë, por se fjalët për ndarjen e tyre kanë qenë vetëm thashetheme për të larguar vëmendjen e ish-të dashurit të këngëtares që të mos bëjë ndonjë incident.

Shkupi feston 100 vjetorin e çlirimit

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore dhe shoqatën studentore Dardania sot po shënojnë 100 vjetorin e Çlirimit të Shkupit.
Në Shtëpinë Memoriale të Nënës Terezë u zhvillua meshë në gjuhën shqipe për nder të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, themelues i korit “Zani i Maleve”.
Posta e Maqedonisë tek Libraria e Çarshisë promovoi pullën postare “Zani i Maleve”, ndërsa në mbrëmje në organizim të Shoqatës së Motoristëve “Dardanians MC” nga Shkupi mbahet defile e anëtarëve të familjeve kryengritëse të cilët do u ndalen te sheshi Skënderbeu për të vijuar me një iftar të hapur te Xhamia e Murat Pashës në orën 19 e 45, raporton ina.
“Organizojmë këtë festë për nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit, ku po ashtu do të nderojnë familjet, trashëgimtarët e familjeve që kanë bërë çlirimin e Shkupit, siç është familja e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit dhe shumë familje të tjera dhe duke përfunduar ku do të përfshihen diku 30 familje që janë të veçuara për kontributin e tyre kombëtar në këtë 100 vjetor dhe për të cilët ne u jemi mirënjohës dhe do t’ju ndajmë mirënjohje”, tha ditë më parë kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti.
Manifestimi në nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit do të përmbyllen me një koncert madhështor, ku do të marrin pjesë këngëtar të njohur shqiptar

Mashkulli me veshjen e një femre që shkrin së qeshuri vizitorët e chatroulette (VIDEO)



Ish Dj i Genta Ismajli: Genten e tmerron suksesi i Dafina Zeqirit

“Genta Ismajli dhe motra e saj më kanë sulmuar dhe më pas më kanë paditur”, kështu është shprehur ish- Dj personal i këngëtares kosovare, në një intervistë për suplementin THASH&THEM. Liridon Bajramaj i njohur si Djwron Don, ka punuar prej 2 vjetësh si dj personal i këngëtares dhe është larguar nga puna për shkak të një zënke me këngëtaren dhe motrën e saj. 25 vjeçari nga Gjilani, student në fakultetin Juridik tregon shkaqet e zënkës mes tyre, por edhe punën e vështirë që ka patur më këngëtaren. Ai thotë se ajo është shumë e paaftë dhe e tmerron suksesi i këngëtareve të tjera, ku njëra prej tyre është edhe Dafina Zeqiri. Ai shton gjithashtu se duke filluar nga sot ai do të jetë zyrtarisht Dj personal i reperit shqiptar, Big Basta.


Djwron Don prej sa kohësh njiheni me këngëtaren Genta Ismajli dhe kur keni filluar të punoni për të?
Gentën e njoh prej shumë vitesh po shoqëria e madhe ka lindur në vitin 2008 dhe në 2010 unë u bëra DJ personal i saj.
Javën e kaluar ne botuam një zënke mes jush, si është e vërteta e kësaj ngjarje, pasi këngëtarja pretendon që nuk është rrahur nga ju?
Genta thotë në intervista se ka qenë një zenkë dhe jo rrahje. Ne ishim në restorant Rozafa dhe ajo ishte shumë e shqetësuar dhe nervoze atë natë, pasi nuk i pëlqeu aspak vendi. Ndaj dhe më kërkoi të merrnim makinën dhe të largoheshim pasi nuk donte të fotografohej nga fansat. Shkuam në Malishevë aty ndalova makinë dhe ajo filoi të ofendonte me fjalë të pista që pse ndaluam, duke më kërkuar çelsat e makinës. Së bashku me motrën e saj më qëlluan me grusht në fytyrë, por unë nuk e sulmova Gentën sepse nuk di të gjuaj femra. Më pas janë qetësuar u’a kam dhënë çelsat e makinës dhe motra e saj ka shkuar deri tek restoranti të mar dhe menaxherin, dhe aty më ka thënë dil prej makine se ti nuk vjen me ne. Unë iu kërkova të më afronin deri në qendër të qytetit për të mar një taksi dhe jam kthyer në shtëpi. Kjo ka qenë e gjithë historia…
Ka ngritur edhe një padi kundër jush?
Genta është paraqitur në polici dhe ka thënë se më ka sulmuar dj im personal, më pas ka bërë public lajmin që më ka larguar nga puna, dhe kjo nuk është aspak e vërtet. Si mund të përputhen këto, njëherë nuk më ka sulmuar por ka qenë fjalosje, në polici ka thënë se më ka sulmuar, e në anën tjetër pa e prek me dorë, unë si mund të spjegoj kur ka angazhuar edhe avokat dhe ka marrë raport mjeku. Kam dhënë dhe unë deklaratën time në stacionin policorë të Malishevës, deklaratat nuk bën të publikohen sepse tani lënda ka kaluar në Gjykatë dhe presim nga Gjykata që të kryhet kjo punë.
Si sillet Genta Ismajli me stafin?
Stafi ka qenë i mirë dikur, por edhe atë e ka prishur Genta. Unë kam kaluar shumë mirë me një njeri të vetëm dhe ky ka qene menaxheri i e saj Nexhmi Mehmeti.
Keni kontaktuar më të?
Absolutisht dhe nuk do flas kurrë me të.
Si është ajo si këngëtare?
Është një këngëtare shumë e dobët, por mbi të gjitha edhe shumë llafazane. E tmerron suksesi i Dafina Zeqirit dhe e shan shumë atë.
Prej sa kohësh merreni me këtë profesion dhe çfarë po merreni aktualisht?
Unë merrem muzikë dhe jam Dj që prej vitit 2006. Nga sot e tutje do të jem Dj. personal i Big Bastës dhe do të vij më shpesh në Tiranë (qesh).
Gazeta Shqiptarja